Pro ‘Ballkanit të Hapur’

Pro ‘Ballkanit të Hapur’

Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama

sepse kundra nacionalizmit në të gjithë format e tij, në të gjithë kohën e në cilëndo mënyrë tëtë shprehurit. Pro Ballkanit të Hapur një perspektivë emancipuese për punëtorët dhe profesionistët, studentët e sipërmarrësit. Një projekt, që lind si nevojë për të zhvilluar shoqërinë dhe jo veçse si një iniciativë qeveritaro-administrative. Që ideja e Ballkanit të Hapur të ketë sukses në të ardhmen siç dhe e uroj do duhej, që të niste tranzicionin e tij nga mbledhjet e qeverive në drejtim të grupimeve të ndryshme shoqërore dhe profesionale, jo vetëm pse ata janë të interesuarit kryesor, por edhe sepse në këtë mënyrë kjo IDE çlirohet nga ankthi i politikës së ditës dhe i egove individuale, që e shoqërojnë atë.Pro Ballkanit të Hapur një perspektivë emancipuese për punëtorët dhe profesionistët, studentët e sipërmarrësit. Një projekt, që lind si nevojë për të zhvilluar shoqërinë dhe jo veçse si një iniciativë qeveritaro-administrative.

Ballkan i Hapur për Profesionistët! Shumica dërmuese e atyre, që kanë emigruar në vitet e fundit përbëhet nga punëtorë të kualifikuar apo profesionistë të rinj të fushave të shëndetësisë, të projektimit apo ndërtimtarisë si infermierë, inxhinierë, arkitektë. Këto profesione janë të deterritorializuara, sepse nuk kushtëzohen nga gjuha. Hapja e një tregu më të madh për këtë kategori profesionesh ështëjo vetëm e rëndësishme për rritjen e tyre profesionale, por dhe për të shmangur atë, që quhet ikja e trurit. Ballkani i sotëm është i përshkueshëm me makinë shumë kollaj dhe kudo, që një individ i tillë do punoj nuk ka pse ndërron rezidencë dhe të detyrohet të transformojë jetën totalisht si për shembull nëse emigron në Paris apo Berlin. E ku suksesi më i madh është kur dorëzojnë nënshtetësinë e vendit të origjinës, për ti hyrë kalvarit të pafundmë të letrave të rezidencës. Hapja e Ballkanit për këta njerëz, që do mund të punonin në projekte të ndryshme në vende të ndryshme rrit konkurrencën e ndershme nëpërmjet profesionistëve duke krijuar një treg më të madh, pasi në tregjet e vogla nepotizmi është i pashmangshëm siç dhe është e vërtetuar nga gjendja aktuale sot në vendet e Ballkanit. Për të vazhduar dhe më tej shkëmbimi dhe mundësia, për të punuar pa kufizime kudo në Ballkan i jep një mundësi njohjes me njëri-tjetrin dhe profesionistët janë agjentët më të mirë të përfaqësimit të shoqërive nga vijnë dhe ata, që e thyejnë të parët mentalitetin izolacionist, që ekziston në vendet e Ballkanit.

Ballkan i Hapur për Punëtorët (sidomos ata në zonat ndërkufitare) Ka një argument të ngritur nga ata, që quhen ‘nacionalistë shqiptarë’ që shkon kështu: – “..kjo hapje do e dëmtonte Shqipërinë dhe Kosovën, se këto vende nuk kanë nevojë të hapen me Ballkanin sepse mjafton të hapen me BE.” Përveç se një argument i dobët në kuptimin matematikor (pse hapja me një treg qindramilionësh për punëtorin tonë të pa-kualifikuar është më mirë se zhvillimi i tregut afër tij) është dhe një argument jashtë realitetit ekzistues. Për ata, që përveç matematikës kanë probleme dhe me gjeografinëja një përshkrim i realitetit të sotëm. Shkodër-Tuz, Përrenjas-Strugë, Kukës-Prizren, Tropojë-Gjakovë, por dhe Kosova kudo ku kufizohet me Maqedoninë e Veriut, apo Kosova kudo ku kufizohet me Serbinë apo Maqedonia e Veriut mes Kumanovës dhe Preshevës, kudo në këto vende janë Shqiptarë ata që jetojnë në kufi. Çfarë do bëjmë me ta? Do ti recitojmë në vjersha? Do ti këndojmë me kitarë e çifteli? Pra dhe në aspektin e argumentit nacionalist, për shqiptarët një marrëveshje ballkanike për të lehtësuar lëvizjen e punëtorëve do ishte në favor tonin më shumë se të kujtdo tjetër. Përveç faktit, që do i kthente dinjitetin punëtorit, që sot fshihet në kufi ashtu si fshihet dhe në vendin e punës si të ishte fiktiv. Ky është realiteti, ikni e pyesni në zonat kufitare dhe do e shihni çdo pasdite numrin e punëtorëve, që marshojnë kokulur këndej apo andej kufijve pa sigurime shoqërore e të paregjistruar. Lëvizja e lirë e punëtorëve duhet të ushtrohet si pjesë e të drejtave të njeriut në vendet e Ballkanit.

Ballkan i Hapur për Investimet Rajonale Për tu kthyer tek argumenti mësipër i shqiptarëve, që kufizohen me shqiptarë. Sot investimi i qeverisë shqiptare për aeroportin e Kukësit i shërben më shumë jugut të Kosovës se veriut të Shqipërisë, ashtu sikundër aeroporti i Korfuzit ka kontribuar më shumë se çdo gjëtjetër në rritjen e turizmit në jug. Kur në 5 vitet e ardhshme do kemi hekurudhën Durrës-Prizren dhe rrugën Prizren-Tetovë, që do të thotë se nga kufiri Morinës në Shkup do jetë më pak se një orë me makinë; a mund të më thotë dikush çfarë kuptimi do kenë kufijtë dhe rregullat për shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut?! Nuk ka më kuptim, që të ketë investime të cilat shohin aspektin e fizibilitetit ekonomik vetëm të një vendi në Ballkan pa e parë Ballkanin si tërësi ekonomike, për këtë diskutimi, që po ndodh sot midis Rama-Vuçiç dhe Zaev ka kuptim logjik dhe ekonomik. Cili do të jetë kuptimi i të pasurit rregulla të ndryshme doganore në Ballkan apo certifikata të ndryshme kur një kamion nga Morina do shkoj në Shkup për 40 minuta dhe në kufi me Serbinë për 80, a ka kuptim, që për çdo 20 minuta udhëtim të ketë një kufi me një grup rregullash të reja? E këto nuk janë investime, që po na i kërkon Serbia, këto janë prioritete të qeverive në Tiranë, Prishtinë e Shkup, madje duke i bërë presion njëra-tjetrës se kush ecën më shpejt në realizim .Për këtë nuk arrij ta kuptoj se cfarë kuptimi ka të ndërlidhësh Ballkanin me mundësi transporti njerëzish dhe mallrash për ta mbyllur më pas me policë kufitare e me inspektorë ministrish?

Ballkani i Hapur për Universitetet dhe ShoqërinëCivile Organizatat jo fitimprurëse kanë qenë të vetmet, që kanë pasur një bashkëpunim rajonal të formatit që po diskutohet sot, por për fat të keq ka mbetur në nivel elitar ku të përfshirë kanë qene shumë pak njerëz, sidoqoftë mbetet një hapësirë e rëndësishme për tu eksploruar dhe mund të jetë një forcë e rëndësishme transformuese, sepse njerëzit nuk kanë vetëm nevojë të hanë e të punojnë, por të diskutojnë e debatojnë, të marrin pjesë në aktivitet sociale dhe kulturore. Deri tani kjo ka funksionuar nën drejtimin e institucioneve të BE pa ndonjë sukses specifik. Ndoshta ka ardhur koha, që vendet e Ballkanit ta rimarrin në dorë krijimin e kësaj hapësire të lirë diskutimi sipas prioriteteve, që i vendosin ata dhe jo Brukseli.

Universitetet mund të jenë vende të mira ku të transferohet ky debat historik-politik, akademikët duke mos e pasur ankthin e “zgjedhjeve” mund të jenë më të lirë për ta bërë më shkencor diskutimin historik në Ballkan, që është një helm, i cili penetron në cilëndo tavolinë sadopak emancipuese, që mundohet të ngrejë krye. Le ti lemë pedagogë dhe studentë nga gjithë Ballkani të shkëmbejnë mendime duke u parë në sy me njëri-tjetrin dhe do e shohim se si do dekonstruktohet pa pritur kjo ngrehina e nacionalistëve fast-food, që krijohen sa herë ka një vakum ekonomik apo social në vendet tona. Për ta mbyllur mendoj, që çdo qasje drejt izolimit brenda një shteti është revizioniste sepse mundohet të rikrijojë situatën e njëjtë pa ndryshuar asgjë edhe pse disa liderë, që aktualisht po korrin një sukses elektoral si në Hungari dhe Poloni askush nuk mendon se me çfarë kostoje për njerëzimin vjen kjo? Izolimi, muret nuk janë një ide e re në kohët, që po jetojmë, përkundrazi sot ka më shumë kilometra mur në Evropë se sa kishte gjatë luftës së ftohtë me Murin e Berlinit. Nisma për Ballkanin e hapur është çliruese, emancipuese dhe e re. Koha do ta gjykojë si një nga aktet politike më të rëndësishme në rajon.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë