I pari kryeministër shqiptar në RMV, Kola: Xhaferi ushtarak karriere, BDI parti e dalë nga lufta! Krasniqi: Zvogëlohet hapësira e dirigjuar nga Rusia

Kryeministri teknik Talat Xhaferi mori këtë të hënë detyrën duke i bërë i pari kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa më parë ishte kryetar parlamenti. I ftuar në “Studio Live” në Report TV analisti për çështjet e rajonit Laert Kola bëri një analizë të figurës së Xhaferit për të cilin tha se është një ushtarak karriere.

“Talati si personazh është një personazh shumë interesat për arsye se ai ishte një ushtarak karriere në ushtrinë e Jugosllavisë që më pas iu bashkua UÇK. Elementi më interesat dhe simbolik i këtij rrugëtimi është kur Xhaferi u  bë kryetar Kuvendit në Maqedoninë  e Veriut, në atë kohë nuk quhej e tillë. Ajo u shënua me agresion të hapur të së djathtës. Ky është një simbol dhe shembull sesi ne vijmë sot në ditën kur Xhaferi bëhet kryeministër i vendit, megjithëse në një qeveri teknike. Sa pak kohë ka kaluar nga koha kur ishte e paperceptueshme. U dhunuan për faktin se Xhaferi do bëhet kryetar kuvendi ishte e paperceptueshme në atë kohë. Pas kaq vitesh Xhaferin e kemi kryeministër. Është simbolik posti sepse kjo është një qeveri teknike. BDI është një nga partitë më të hershme, ka dalë nga lufta. Drejtohet nga Ali Ahmeti  i cili ka qenë komandant në luftën që UÇK ka bërë në atë kohë në 2001 e cila përfundoi me marrëveshjen e OHRIT e cila është sot e kësaj dite në fuqi”.

Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, Kola tha se kjo është një arritje e madhe e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

 “Arritje e madhe e shqiptarëve në Maqedoni. Së pari e shqiptarëve dhe më pas e BDI. BDI një parti e hershme e dalë nga lufta. Ajo që vjen më pas për mua është shumë interesante. Një ndryshim i qeverisë do të sillte situata të reja. Që nga marrëveshja e Ohrit shqiptarët duhet të kishin një prej tre funksioneve kryesore. Realizohet kjo dhe në negociatat e ardhshme shqiptarët mund të thonë tani duam pak më shumë. Ka dhe një rol përfaqësimi të shtetit të Maqedonisë së Veriut. Është lajm i mirë për shqiptarët se vendos stekën aty ky duhet në përfaqësim publik.

Shpresoj se krahu Evropian të avancojë të zgjidhet ngërci me Bullgarinë dhe të avancojë çështja e negociatave, në mënyrë të tërthortë na bën mirë dhe ne se jemi bashkë në këtë proces.  Kjo është një arritje spektakolare e shqiptarëve, nuk është simbolike por proces dhe logjike e një politike që në mënyrë graduale ka ardhur në këtë pikë.”

Analisti Agim Krasniqi nënvizoi se marrëveshja paqësore e Ohrit e kishte parashikuar një kryeministër shqiptar.

“Në Ohër u parashikua një kryeministër shqiptar. Unifikimi i shtetit politik shqiptar dhe forcimi i shqiptarëve në Maqedoni i zvogëlon hapësirën të dirigjuar nga Rusia”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër