Dritan Goxhaj, personi që sot u shfaq në protestë në emër të grupit koordinues është një emër më dritëhije të shumta. Me një të kaluar të veshur me lavdinë e pjesëmarrjes në luftën e UÇK-së në Kosovë, aktualisht ai shfaqet si një ekstremist islamik, antisemit dhe antiamerikan që e quan Izraelin shtet terrorist, duke glorifikuar Iranin dhe Hezbollahun.
***
Në vitin 1999 Dritan Goxhaj, oficer i ushtrisë shqiptare në shkollën e aviacionit, iu bashkua UÇK-së me të cilën ishte rreshtuar dhe babai i tij, po ashtu një ushtarak. Në 31 korrik të vitit 2023, reflektorët e mediave ranë mbi Dritan Goxhajt, pas arrestimit të tij për llogari të Gjykatës speciale të Kosovës e cila kërkonte ekstradimin e tij në Hagë pasi e akuzon se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Përmes një letër porosie, autoritetet e Kosovës informuan palën shqiptare se ndaj tij ka nisur një procedim penal, për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale" dhe "Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare", parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës. Por Goxhaj i shpëtoi ekstradimit. Ai u lirua nga Gjykata e Apelit dhe në korrik të vitit 2024 Gjykata e lartë refuzoi kërkesën e Gjykatës special të Kosovës.
Që nga lufta në krah të UÇk-ës, Goxhaj rezulton të ketë pësuar një transformim të frikshëm, duke shfaqur profilin e një ekstremisti antisemit, dhe të një mbështetësi të hapur të Iranit por dhe të Hezbollahut. Në Facebook-un e tij janë 11 shkrime në mbrojtje të goditjeve që Irani po i jep shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, duke glorifikuar strategjinë ushtarake dhe rezistencën e shtetit islamik.
Ai po ashtu ngre lart atë që e quan aleanca strategjike mes Iranit-Rusisë dhe Kinës që sic shkruan, por vepron “si bllok kundër hegjemonisë perendimore që e njohim si një trekëndësh tjetër po më i vjetër- Amerikë, Europë, Japoni - e njohur ndryshe si Triada”.
Nuk mungojnë dhe shkrimet në mbështetje të Hezbollahut, e konsideruar një organizatë terroriste nga Shtete e Bashkuara, e po ashtu dhe nga BE-ja, krahu ushtrak i saj. Goxhaj në postimet e tij të gjata në Facebook, flet me superlativa për aftësitë ushtarake dhe goditet vdekjeprurëse që po i shkakton Izraelit. Ai justifikon veprimet e Hezbollahut duke e paraqitur organizatën si "rezistencë të armatosur" dhe duke argumentuar se lufta e saj kundër Izraelit është një formë mbijetese.
“Pamvarësisth se pushtuesi ka superioritet në ajër dhe kjo do të thotë që arrin të kontrollojë terrenin në aspektin e zbulimit, sërish Hezbollah ka treguar se ka kapacitete të fuqishme të zbulimit si dhe aftësi të mëdha manovrimi të forcave të veta pa u diktuar nga pushtuesi.
Dhe pamvarësisht kësaj lufte çlirimtare, Hezbollah po vazhdon edhe një kooperim të nivelit strategjik dhe operacional me Iranin në kuadër të goditjes së koordinuar të objektivave të karakterit strategjik në Izrael.
Ky kooperim po shërben jo vetëm për dobësimin ushtarak të koloniziatorëve izraelit, por edhe për izolimin e tyre politik”, shkruante Goxhaj më 1 prill.

Postim i Dritan Goxhaj duke mbrojtur Hezbollahun
Që në krye të herës, kur nisën protestat para kryeministrisë, Edi Rama pati deklaruar se financohen nga shtete të huaja dhe konkurrente me Shqipërinë. Për herë të parë përfshirjen e Iranit e përmendi nga Tivati, ku mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor, dhe jo rastësisht. Vetë Goxhaj rreshtohet krah Iranit në një seri postimesh, duke mbrojtur strategjinë ushtarake të Teheranit dhe argumenton se goditjet ndaj bazave amerikane në rajon synojnë të rrëzojnë atë që ai e quan "arkitekturën amerikano-izraelite të dominimit".
“Për të kuptuar më qartë shkallën ë shkatërrimit që Irani po i bën Amerikës në këtë rajon duhet më parë të shohim se cili është gurthemeli fuqisë amerikane në rajon”, shkruante Goxhaj.

Postim i Dritan Goxhajt pro Iranit
Në postime të tjera, Goxhaj e përshkruan Izraelin si “shtet kolonialist” dhe “pushtues”, ndërsa e konsideron rezistencën e armatosur të Hezbollahut si të vetmen mënyrë për t’i bërë ballë politikave izraelite në rajon.
Dritan Goxhaj ka punuar për disa vite si specialist i sigurisë ajrore pranë Autoritetit të Aviacionit Civil në Tiranë. Ai u pushua nga puna pranë Autoritetit të Aviacionit Civil nga Belinda Balluku në shtator të vitit 2017, pasi botoi shkrimin “Aviacioni Civil, si bahçe private”. Largimi i tij u justifikua me motivacionin: “Ke shkelur etikën zyrtare”.
Në mbledhjen e grupit të PS, kryeministri Edi Rama tha se janë identifikuar ata protestues që vijnë nga Irani, shtet të cilin Shqipëria e ka shpallur sponsor të terrorizmit. Qeveria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike, pas sulmeve kibernetike që Irani ka organizuar herë pas here ndaj vendit tonë.
Komente









Produkt anarshist me tipare pro islamike. Fiks produkti i 30 viteve rrumpalle berishiste-ramiste. I deshtuar ne gjeneze.
PërgjigjuShkatërrimi politik i Rames erdhi nga mafija jevre ndërkombëtare e keqpërdorën në kohën kur bota dënoi agresionin Izraelit ndaj Iranit
PërgjigjuNuk ka rendesi cfare ka qene dje por cfare eshte sot, se luften e dizerton gjate rruges, edhe ÷Enver hoxha udhehoqi luften Ncl por devijoj mbrapa.
PërgjigjuShqiptare islamike, dhe shqiptare qe jane shqiptare?
Dmth sipas mendimit tend edhe Fredi Beleri eshte I mire dhe ska rendesi qe ne te kaluaren ka vrare 2 ushtare shqiptar ne krye te detyres. Ska rendesi cfare ka bere ne te kaluaren? I mjafton qe sot eshte Euro deputet?;
Ky Goxhaj nuk eshte shqiptar por miks midis terrorizmit radikal me natyre fetare dhe terrorizmit Ruso komunist. Mentaliteti i ketij eshte me i keq se mentaliteti i regjimit te Ajatollaheve dhe Talebaneve Eshte fatjeqesi qe kjo proteste ne dukje qytetare te identifikohet me kete radikal Eshte me keq se Haxhi Qamili.
PërgjigjuMe vjen shume keq per komentet qe jane kunder Dritanit. Shumica besoj as edhe sherbimin ushtarak nuk e kane bere. Ai me babain jane veteran te UÇK. Edhe pse jam kunder protestes kurre nuk do tja lejoja te akuzohet nje veteran lufte.Çfare te keqe te jesh kunder Izraelit apo te jeshe me Iranin. PO KUSH E COPTOJ TOKAT SHQIPTARW ,IRANI DHE TURQIJA APO RUSET,ANGLEZET,GJERMANET FRANCEZET,ITALIANET GREKET DHE SERBET.Turp per Edi Ramen me usherine pas ekraneve te smart phone si ato kamikazet e levizjes VV qe shajne nje veteran te UÇK. Edhe pse kam qene pro Edit qe sot jam me protesten dhe me ish ushtaret e UÇK. Turp eshe mjehere juve si gazete sepse nuk eshte Amerika Zeusi perandorite LINDIN DHE VDESIN KOMBET MBESIN.
Trimat shqiptaré, i denigron Edvin Poturja,,,ata qé jetén né dinjitet, jané té gatshém ta mbrojné me jetén e tyre, Puthadorésit e Vuçiç, flasén pér shqiponjat krenare shqiptare? FUCK OFF spiuna dhe té degjeneruar, hajduté, drogaxhinj. Kété jini ju. Dritan Goxhaj dhe Dilaver Goxhaj jané FAQJA E BARDHÉ, AJO E BUKURA SHQIPTARE
PërgjigjuJo gjithmone ecen aksioma bene baba te te ngjas.Dilua eshte ushtarak I mirefillte meaktivitet madhor patriotik.I biri eshte Shume larg ti roje radikalizmi se nje dite do ta gjejr
Ky eshte nje mut muti...prorus dhe proiranian.
PërgjigjuManovrat e Rames me gjithe zarat e tij me ja faturu protesten radioalevecdye ne fut fene ne mes. E ka nda mendjen cifuti ne e bo Shqiprine si Palestina
PërgjigjuKunder luftes ka qene europa dhe gjithe bota pervec izraelit dhe noshta rames dhe balles katercepshit.
PërgjigjuPro Iranian dhe Hezbollah po e po, dmth propogandojn lufte te shenjte kunder botes demokratike,por ky eshte edhe pro Rus. E mban veten si luftetar i UÇK, por me propaganden Ruse i die qe mos ka qene ndonje i infiltruar i UDB-se.
PërgjigjuMis u merr me Lulin,edhe Che Guevara,Hitleri,Stalini,Enveri,Mehmeti luftuan por dihet pse dhe si perfunduan.Majtistat jane burazerat e islamit politik
Ik ore mos na rrk ti me gjithe keta plerat qe doni te njollosni njerin qe ka sakrifikuar jeten duke luftuar krah vellezerve te Kosoves kurse ti dhe patronazhistet e tjere po e shisni vendin te cifutet duke i quajtur miq dhe shtet demokratik ata kriminela qe vrasin femije , Dritan Goxhaj eshte nder te paktet qe ka kellqe te thote realitetin dhe nuk ben lepiresin si beni ju o gjak prishur ju q cifutet qe kane ber genocid me ndihmen e perendimoreve miqeve tè Epstein
Dhe ku eshte problemi qe nje qytetar i lire shqiptar te kete mendimin e tij te lire? Jemi ne vend ku garantohet liria e mendimit dhe e shprehjes!
PërgjigjuLe ta shprehe ai, por nese grupi organizator jane si ky me kete mbeshtetje ndaj vendeve islamike e pro ruse, vertet doni qe nje qeveri teknike te kete elemente te tille e te ndryshoje rreshtimim e shqiperise krah demokracive perendimore? Ata qindra mijera njerez ne proteste nuk jane per ate gje, ndaj kini kujdes kush po merr ne dore timonin e kesaj proteste se me njerez si ky do bjere gjithe mbeshtetja dhe mundimi i bere deri tani. Ka plot djem e vajza intelektuale qe duhej te ishin atje duke lexuar ato kerkesa sot. S’kane cna duhen njerez kaq te investuar ne iran e izrael
asnje fjale nuk ka gabu kur flet per Iranin Hezbollahun Hamasin Izraelin e SHBA
Përgjigjuata qe mbeshtesin luffrat genocidale te Netanyahut: jane si ata qe mbeshteten Ducen me 1940, vecse atehere ishte menjane projekti i shqiperise etnike nen Italine i asaj kohe. Rama fatkeqesisht tentoi cenimin territorial te Shaiperise londineze me projektin e krijimit te nje shteti bektashi i cili do te kishte qene dhurate per Izraelin. Kjo do kishte qene tradheti e larte. Nuk besoj ad Goxhaj te punoje per Iranin dhe nuk di qe IIrani te kete plane per copetimin e Shqiperise.