Deputeti i PS, Arben Ahmetaj ka deklaruar gjatë seancës së sotme në Kuvend se porti i Durrësit i kishte zënë frymën qytetit. Ai tha se qëllimi ishte që porti të spostohej në Porto Romano, një zonë e cila sipas tij do të industrializohet.
“Porti, qytetit të Durrësit sot i ka zënë frymën. Kjo është arsyeja përse vendimi i parë para se të mendohej për një zhvillim turistik aty në diamantin e Durrësit ishte porti i ri për t’u bërë porti i Ballkanit Perëndimor. Vendimi i parë i qeverisë ishte spostimi i portit për të pasur njuë port që t’i shërbejë të gjithë territorit ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për logjistikë transporti themelore. Zona e Porto Romanos kthehet në një zonë super industriale. Ne përgatitemi çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. E tha edhe një deputet më para, të njëjtën gjë keni thënë edhe për Lungomaren. Në Vlorën e Ismail Qemalit nuk ka pasur Lungomare. Tani ende nuk duhet të kishim pasur sipas jush? Kur shkoni poshtë e lartë e merrni si shembull, porti i kësaj porti i asaj, ja tani ku e keni, po këtë pse nuk e mbështesni?”- u shpreh ish-zv.kryeministri.
Teksa foli për përfitimet që projekti i Portit të Durrësit do i sillte vendit, Ahmetaj tha se Shqipëria do të përfitonte 33% të të ardhurave. Ndërsa e konsideroi si marrëveshje transparente, deputeti shtoi se nuk ishte gjë e pakët punësimi i 12 mijë personave.
“Kontributi fillestar, i ka transferuar Shqipërisë 33%. Nuk ka të krahasuar si marrëveshje, është transparente dhe përfiton vendi. Pse pak janë 12 mijë vende pune. Çfarë iu duken juve 12 mijë shpirtra, nëna dhe baballarë? Apo nuk u hyjnë në sy 12 mijë? Ky parlament duhet ta duartrokasë këtë projekt. Nuk ju pëlqen investitori? Ky që ka bërë ndërtime falas për qytetarët shqiptarë, qenka i mirë të ndërtojë apartamente për të prekurit nga tërmeti por jo për të ndërtuar porte”- tha Ahmetaj.
Lajmi kryesor:
Pas 14 orëve debat, Kuvendi miraton projektin e Portit të Durrësit! 74 vota pro dhe 35 kundër! Mungon në votim Rama! Socialistët duartrokasin, opozita akuza të ashpra
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23%
-
Keq
63.1%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 699
Lajme të tjera
-
‘Dezinformimi’, Nikolla kërkesë krerëve të Grupeve Parlamentare: Dërgoni emrat e anëtarëve
19 Prill, 16:47
-
Eksportet në krizë/ INSTAT: U tkurrën me mbi 22% në tremujorin e parë të vitit! Industria e tekstileve ‘në kthetrat’ e zhvlerësimit të euros
17 Prill, 14:51
-
Edhe Bardhi ‘la jashtë’ Berishën nga grupi i PD-së? Nikollës s’i çoi një listë deputetësh! Analisti: Pse s’i kërkoi llogari Kuvendit! Meçe: Situata absurde
16 Prill, 21:53
-
Jahti i presidentit të Tottenham zbarkon në Portin e Durrësit, të hënën bosi anglez takohet me Ramën
13 Prill, 15:29
-
VIDEO/ Dash Sula derdh qumësht në shenjë proteste në shkallët e Kuvendit: Qeveria të kthejë sytë nga fermerët
11 Prill, 10:00
-
Freedom House: Shqipëria me demokraci ‘Hibride’, shkak sulmet e SPAK pas arrestimit të Berishës e Ahmetajt! Rithemelimi i dhunshëm, tentoi destabilitetin
11 Prill, 07:44
-
Nga mandati i Olta Xhaçkës te influenca ruse, zbardhet rendi i seancës plenare për të enjten
9 Prill, 19:55
-
Prokuroria e Përgjithshme si SPAK: Janë ulur denoncimet e administratës ndaj korrupsionit! 'Përplasen' te krimi: Ka rënë
7 Prill, 17:34
-
AMP arreston policin kufitar në Portin e Durrësit, lejoi trafikun e armëve drejt Italisë (EMRI)
5 Prill, 16:22
-
SKEDA/ Amnistia Penale, ç'parashikon, kush përfiton dhe ç'ka ndryshuar me amendimet e opozitës? Asnjë përftim për zyrtarët e lartë subjekte të SPAK, por Bardhi ‘harron’ ata të vegjlit
4 Prill, 17:38
-
Nis punën komisioni hetimor për ndërhyrjet në ‘TIMS’! Salianji: Do të shikoni spektakël të zi! Të thirret Rama! PS: Edhe Basha edhe Berisha
2 Prill, 15:12
-
Në furgon nga Bari në Durrës me 18 ora të shtrenjta, bizhu e medaljonin 'Armand', Antiskifterat arrestojnë shoferin, pasagjerin dhe pronarin e makinës
2 Prill, 10:02