Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta pretendon se disponon dokumente që vërteton se projekti i portit të Durrësit është mega aferë korruptive e Edi Ramës. Teksa paralajmëron pasoja, Meta thotë se kreu i qeverisë është gati të sakrifikojë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë me favorizimin e pasaportave shqiptare.
Duke iu referuar kritikave të ndërkombëtarëve për ‘pasaportat e arta’, Meta thotë se Rama do të bëjë pastrim parash duke favorizuar këdo që blen një apartament. Sipas Metës, Porti i Durrësit që e cilëson si pronën më të rëndësishme, i jepet një kompanie guaskë që ka si qëllim ndërtimin e pallateve.
“Prona më e rëndësishme në pikëpamje strategjike do i jepet kompanive guaskë me pronarë të panjohur, me fonde të panjohura që nuk i dihet origjina. Projekti nuk është strategjik por projekt ndërtimi pallatesh dhe një marinë e vogël me 280 vende parkimi. Gjithçka është e orientuar te biznesi i apartamenteve dhe prona strategjike falet për apartamentet. Ka edhe fond për shpronësime të tjera për të ndërtuar apartamentet.
Kemi të bëjmë me skemë të pastrimit të parave. Pavarësisht se BE ka qenë i prerë lidhur me pasaportat e arta, për të cilat ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë, marrëveshja e Ramës favorizon që kushdo që blen një apartament mund të ketë pasaportë shqiptare. Edhe këtë e bën për pastrim parash. A mungonin në Europë investitorë? Errësira e plotë për këtë çështje është për t’i humbur shqiptarëve këtë aset”, tha Meta.
Në konferencën për media, kryetari i Partisë së Lirisë iu përgjigj Ramës pasi i cilësoi akuzat e opozitës si 'tërbime të non gratave dhe spiunëve', duke thënë se projekti i portit të Durrësit do përfundojë si inceneratorët, që i referohet si histori me bedela.
Ndër të tjera shprehet se do të bëjnë çdo gjë për të parandaluar këtë që e cilëson si projekt mafioz pasi pretendon se Shqipëria për një kohë shumë të gjatë të mbetet pa port mallrash. Sa i përket deklaratës së zv.kryeministrit të Financave Besart Kadia, i cili tha në Komisionin e Ekonomisë se projekti do të mundësojë 12 mijë vende pune, Meta e ironizon duke thënë se është njësoj si historia e 300 mijë vendeve që do hapte Rilindja.
Debati politik për projektin e Portit të Durrësit
Porti i Durrësit është bërë "kali kryesor" i betejës së opozitës me qeverinë. Në seancën e fundit plenare kishte debate të ashpra në Kuvend mes demokratëve dhe Edi Ramës për këtë projekt. Sulm haxhiqamilist i Aleancës së Rublave i quan Kryeministri akuzat për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Ai shkruan në një reagim në twitter se sulmi kundër projektit të Portit Turistik është poshtërsi në dëm të interesit të vendit
Ilir Meta në disa dalje për mediat nga Selia e Partisë së tij e ka konsideruar projektin e Durrësit kriminal dhe që synon të dëmtojë rëndë interesat e vendit. Ish-kryeministri Sali Berisha sot në konferencën e përjavshme për media denoncoi sërish marrëveshjen për Portin e Durrësit, ndërsa shtoi se kanë përgatitur një padi që e dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu Berisha tha se do të bëjnë kërkesë për të ngritur një Komision Hetimor.
37 deputetë, kryesisht të 'Rithemelimit' të Berishës dhe Partisë së Lirisë së Metës, por edhe deputetë të grupimit të Alibeajt dhe drejtues të partive të tjera politike, kanë kërkuar në Gjykatën Kushtetuese zhbërjen e marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Memorandumi i bashkëpunimit për ndërtimin e Portit të Durrësit u nënshkrua më 11 gusht në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe zhvilluesit me famë botërore Muhammed Alabbar. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.
Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me të rinjtë e njësisë numër 7 në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në facebook, Meta paralajmëroi përshkallëzim të aksioni opozitar, sipas tij deri në triumfin e opozitës. Më tej ai shtoi se ndryshimi do të niste nga Tirana.
Postimi i Metës:
Kënaqësi të falenderoja sot ekipin drejtues të Partisë së Lirisë në Njësinë Nr. 7 të kryeqytetit për angazhimin e tyre të vendosur për kauzat që mbron Partia e Lirisë dhe aksionin tonë opozitar i cili do të përshkallëzohet deri në triumfin e padiskutueshëm të opozitës. Ndryshimi nis nga Tirana për Shqipërinë që u përket të rinjve!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për Portin e Durrësit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta shkruan se opozita nuk do ta lejojë ‘grabitjen’ e tij për pastrim parash.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e cilësoi si një ndër aferat më të thella dhe kriminale projektin e portit të Durrësit. Meta tha se për këtë aferë, për të cilin përgjegjës është vetëm Edi Rama disponon fakte ndërsa shtoi se me bindje se është kafshatë shumë e madhe dhe do u ngec në fyt duke paralajmëruar kështu pasoja.
“Pa asnjë diskutim, kështu thatë për inceneratorët ju kur nxora letra. Është Rama aty dhe aty do përgjigjet Rama. Zhvillimet do jenë shumë të shpejta dhe këtë e tregon nxitimi i Ramës. Edhe për një pallat jep shpjegim e jo për portin e Durrësit. Është kafshatë e madhe do u ngeci në fyt.”- tha Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke thënë se projekti i portit të Durrësit do të përfundojë si historia e inceneratorëve. Meta thotë se do bëjnë gjithçka për ta parandaluar këtë që e cilësojnë krim monstruoz ndërsa reagimet e opozitës, Rama i cilësoi si tërbim i spiunëve dhe non gratave.
“Krenari si inceneratorët. Këto janë krenaritë e investimeve të tij mafioze. Dhe kjo histori do përfundojë më bedela. Dhe të gjithë historitë që merren me mashtrime. Çdo punonjës në zyrat e shtetit dhe administratës të jetë i kujdesshëm, të ruajë integritetin e tij dhe të mos përfshihet në vjedhje e grabitje se Edi Rama e ka zgjidhur problemin e tij. Shumë shpejt do të jetë para drejtësisë. 12 nëntori është vetëm fillimi i stuhisë që do i japë përgjigjen përfundimtare.
Do bëjmë gjithcka për të parandaluar këtë krim monstruoz. Ndërtimi i një porti të ri jo vetëm që do të ishte i kushtueshëm por do të devijonte të gjithë trafikun sot”, tha Meta.
Ish kreu i shtetit, Ilir Meta u shpreh se në krye të së ashtuquajturës afera e portit të Durrësit përgjegjës është Edi Rama.
“Pas asnjë diskutim në krye të kësaj afere është Edi Rama. Sepse është ai shkelës i kushtetutës dhe ligjeve dhe është mashtruesi i opinionit publik për të fshehur këtë projekt mafioz. Kjo është e qartë dhe fakte të tjera do dalin në vazhdim. Ai është mësuar që në çdo projekt fut pjesë nga opozita por përgjegjësia është tij, firma dhe mashtrimet janë të tij. Kjo është përgjegjësi penale e padiskutueshme sepse bëhet fjalë për pronën më të rëndësishme të Shqipërisë. Jemi bashkuar iniciativës së deputeteve dhe partisë demokratike për të ngritur padi në Kushtetuese. Pra, për ndërtuesit që sjell Edi Rama dhe i favorizon në mënyrë të paligjshëm, ndërsa për ndërtuesit e tjerë në Durrës kemi ato kushte që tregojnë pabarazi. Padyshim ne do ndërmarrim çdo iniciativë për parandalimin e këtij projekti mafioz. Rrezikon që Shqipëria për një kohë shumë të gjatë të mbetet pa port mallrash. “- tha Meta.
Flet ti o kokre korupsionit ti o kusar po i ke pare ato te tuat po vilat po lokalet ne londer shpin hotelin ku i gjete po shpin qe i shite kastratit ku e gjete mor kusar turp qe del e flet ti po keni ju turp
PërgjigjuCfare dokumentash si ajo video jote qe kerkoje 700 mij euro zotrote...700 ti e 700 doktorri..ik mer
Përgjigju