Prokuroria: Gjykata e Fierit nuk arsyeton rrëzimin e kërkesës për ektradim në Itali të Arben Isufaj

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier me objekt ekstradimin e shtetasit shqiptar Arben Isufaj drejt Italisë. Gjithashtu Gjykata vendosi heqjen e masës së sigurimit "arrest në shtëpi" ndaj shtetasit Arben Isufaj, caktuar me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.
Prokuroria e Fierit kërkonte lejimin për ekstradimin e këtij shtetasi, në bazë të kërkesës së autoriteteve gjyqësore italiane. Nga ana e Gjykatës nuk u arsyetuan shkaqet e rrëzimit të kërkesës, thekson prokuroria, duke shtuar se, "nga përmbajtja e këtij vendimi i është bërë faktit një interpretim i ndryshëm, nga sa është bërë në vendimin e Gjykatës së Torinos Itali date 22.06.2010, me te cilin eshte caktuar masa e sigurise "arrest ne burg" si dhe eshte leshuar urdher arresti nderkombetar per veprat penale te pjesemarrjes ne organizaten kriminale, me qellim trafikimin e lendeve narkotike.
Ne perfundim Gjykata e Shkalles se Pare te Torinos, Seksioni i Rishqyrtimit ka anuluar vendimin e kundershtuar (ne vendimin e Gjykates se Torinos Itali nr. 14754/04 RGNR-6044/05 RGGIP, date 22.06.2010) vetem per krimin ne baze te nenit 74, Teksti i Vetem per lende Narkotike dhe e ka lene ate ne fuqi ne pjesen tjeter si dhe ne masen e aplikuar duke arsyetuar se masa e vetme e pershtatshme per t'i bere balle nevojave per mase sigurie eshte masa arrest ne burg. /atsh/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë