Prokuroria shqiptare kërkon nga
Italia dëshminë e Moisi Habilajt

Prokuroria shqiptare kërkon nga<br />Italia dëshminë e Moisi Habilajt<br>
Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri u ka dërguar një letërporosi autoriteteve italiane duke kërkuar ndihmë për hetimet për dosjen ‘Habilaj’ që janë të shtrira në të dyja shtetet. Autoritetet shqiptare kërkojnë dëshminë e kreut të bandës, Moisi Habilaj, i cili është i arrestuar nga policia italiane, por edhe personave të tjerë të arrestuar.

Letra dërguar Italisë vjen pak ditë pas asaj që u dërgua edhe në Greqi nga prokurorët e çështjes për të kërkuar informacion. Kujtojmë që në 25 janar është ekstraduar drejt Italisë edhe Nazer Seiti, pavarësisht se kishte masë sigurie me burg në Shqipëri për sasinë prej 4 tonëve drogë që u sekuestrua në Babicë.

Ekstradimi i tij në Italisë solli edhe një përplasje të fortë politike mes shumicës dhe opozitës, ndërsa prokuroria dhe KLD morën disa masa për prokurorët që ndoqën dosjen dhe gjyqtarin. Pjesë e hetimit në dosjen e Habilajve që po hetohet edhe në Shqipëri është edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’

Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’