Prokuroria: Tahiri 4 udhëtime
jashtë shtetit me Artan Habilajn 

Prokuroria: Tahiri 4 udhëtime<br />jashtë shtetit me Artan Habilajn <br /><br>
Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht relacionin prokurorisë dërguar kuvendit me argumentet perse duhet hequr imuniteti ish ministrit brendshëm njëherësh deputet Saimir Tahiri.

Në relacionin 6 faqesh drejtuar kuvendit organ i akuzës ngre pretendimin se personi nen hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB i cili sipas aktit te shitjes rezulton se është shitur 5.11.2013.

Prokuroria mbërrin ne përfundimin se në këto udhëtime, personi nën hetim Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjekte të tjera të dyshuar mes të cilëve, Artan Habilaj, vëllai e të arrestuarit disa ditë më parë në Itali si kapoja i një bande droge, Moisi Habilaj.

Prokuroria i thotë kuvendit se këto të dhëna janë përftuar nga kqyrja e sistemit Tims për lëvizjes dhe nga jashtë shtetit të personit, Saimir Tahiri.

Prokuroria e Krimeve te renda, hartuese e relacionit i thotë kuvendit se: Deputeti Saimir Tahiri dyshohet se ka konsumuar elemente te veprave penale, Trafikim i narkotikeve kryer ne bashkëpunim ne forme të posaçme të grupit t strukturuar kriminal si dhe korrupsion pasiv i funksionareve të larte shtetërore ose te e zgjedhurve vendore.

Duke renditur rrethanat e faktit prokuroria e krimeve te renda thote se ka rregjistruar procedimin penal 313 per personat ne hetim Moisi Habilaj, Florian Habilaj dhe Artan Habilaj, ndaj të cilit eshte zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale me numër 134 te vitit 2016 dhe 164 2017 dhe ka vendosur bashkimin e këtyre dy procedimeve penale me ate te vitit 2017.

Sipas organit te akuzës për shkak të bashkimit të këtyre procedimeve penale rezulton të jetë shënuar emri i personit Saimir Tahiri, deputet i kuvendit si person i dyshuar per veprat penale Trafikim i narkotikeve kryer ne bashkëpunim dhe korrupsion pasiv i funksionareve të lartë shtetërore


Prokuroria nënvizon faktin se nga autoritetet italiane është arrestuar shtetasi Moisi Habilaj dhe disa te tjerë për trafikim të lëndë narkotike, por nga hetimet rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike në republikën e Shqipërisë ka arritur të trafikojë drejt Italisë sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike. Nga veprimet hetimore është zbuluar se Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtoret e tij kanë bashkëpunuar me zyrtare te larte të policisë së shtetit ku si person i dyshuar eshte edhe ish Ministri i Brendshëm, personi ne hetim Saimir Tahiri.

Prokuroria shprehet se personi nën hetim Moisi Habilaj dhe bashkëpunetorët e tij duke përfituar nga lidhjet e ngushta me ish ministrin e brendshem dhe kundrejt shpërblimeve kanë arritur te bëjnë të mundur kultvimin e sasive të konsiderueshme te lendes narkotike, transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit.

Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet se ka vepruar dhe ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të këtij grupi kriminal dhe sigurinë e kultivimit dhe kalimit të sasive të konsiderueshëm të lëndëve narkotike. Prokuroria e krimeve të rënda evidenton se gjithë veprimtaria kriminale mbështetej në bashkëpunimin e grupit kriminale më strukturat e policisë së shtetit ku përfitimet direkte monetare shkonin tek ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Krimet e renda sjellin në vëmendje të kuvendit se subjektet e dyshuar, Moisi Habilaj et në komunikimet telefonike dhe bisedat ambjentale te përgjuara rezulton të pasqyrojnë detaje të cilat tregojnë përfshirjen në veprimtarinë kriminale të shtetasit në hetim Saimir Tahiri. Na bisedat rezulton se shpërblimet ia japin ish ministrit të brendshëm Saimir Tahiri në funksion të veprimtarisë së tyre.

Prokuroria e krimeve te renda konkludon se nga faktet e mësipërme dhe sekuestrimin e lëndës narkotike, dhënies së shpërblimeve të grupit kriminal funksionarve të lartë, mbajtjes së kontakteve më ish ministrin Tahiri egziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova për egzistencën e veprimtarisë kriminale dhe përfshirjen në të të dyshuarit Saimir Tahiri.

Prokuroria arrin në një tjetër përfundim kur thotë së rrezikshmëria shoqërore e këtij personi duke marrë parasysh pozicionin që ai mban si deputet i kuvendit Shqipërisë në raport me publikun dhe institucionet ndërkombëtare është tejet e lartë, duke iu referuar veprimeve të kundraligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme.

Kreu i prokurorisë së krimeve te renda, Besim Hajdarmataj, në këtë relacion shprehet se deputeti i kuvendit të shqipërisë për të cilin prokuroria ka paraqitur kërkesën për autorizim për arrestim, heqje lirie dhe kontroll personal të banesave pasi vlerësojnë se më veprimet e tij të dyshyara ka cënuar imazhin e institucionit, Për këtë arsye thekson Hajdarmataj e konsiderojmë të nevojshme që kuvendi i Shqipërisë të mbështesë kërkesën e organit akuzës për të dëshmuar para opinionit publik vendas dhe partnerëve ndërkombëtare që forca e ligjit është njëlloj për të gjithë personat që kryejnë vepra penale.

Pikëpyetjet e sistemit TIMS
Një prej provave të forta servirur parlamentit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhet me pretendimin se në katër data të ndryshme gjatë vitit 2014 personi nën hetim Saimir Tahiri, udhëtoi jashtë vendit dhe përdori mjetin me targa AA 003GB, të shitur te Habilajt. Në këto udhëtime po sipas prokurorisë e cila i referohet sistemit TIMS rezulton se personi në hetim Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjerë të dyshuara Artan Habilaj.

“Me datat 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014 dhe 08.08.2014 personi nën hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin më targa AA003 GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur me datë 05.11.2013. në këto udhëtime rezulton se personi nën hetim ka qënë i shoqëruar nga nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habilaj etj” Thuhet në dokumentin e prokurorisë, e cila bazohet në të dhënat që prokurorët kanë marrë nga sistemi TIMS.

Por akuza ngre shumë pikëpyetje, pasi nga leximet në sistemin TIMS të siguruara nga Report Tv, mungon data te lëvizjet dhe nuk kuptohet nëse kanë qenë bashkë në udhëtim Tahiri dhe Habilajt.Vetëm nëse prokuroria do të ketë në dorë një provë tjetër akuza provohet, pasi edhe ky element rrezikon të bjerë e të mbetet në nivelin e një dyshimi të thjeshtë.

Në mungesë të këtij detaji është pamundur të verifikohet nëse në makinë në momentin kur ka kaluar kufirin, Saimir Tahiri, ka qenë ose jo i shoqëruar nga Habilajt ose e kundërta.

kerkesa 2

kerkesa 3

kerkesa 4

kerkesa 5

kerkesa 6

Dosja e Saimir Tahirit e siguruar ekskluzivisht nga Report Tv 

TIMES

Levizjet ne sistemin TIMS

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë