Promovimi, Isa Alibali, ja një
roman me personazhe realë

Promovimi, Isa Alibali, ja një<br />roman me personazhe realë
Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë është promovuar dje libri më i fundit i autorit Isa Alibali “Përtej mjegullës ka dritë”. Romani ka në qendër të tij figurën e Visarit, një student i ri në Poloni, i cili u pengua të sjellë në Shqipëri bashkëshorten polake dhe djalin e tij pas vitit 1961, periudhë në të cilën marrëdhëniet mes dy vendeve u ndërprenë për arsyet politike të kohës. Por në roman përshkruhen me shumë emocion edhe vuajtjet shiprtërore të pjesëtarëve të familjes së tyre.

“Përtej mjegullës ka dritë”,  pasqyron përpikmërisht historinë e vërtetë nga autori Alibali, i cili në veprën e realizuar në 10 vite punë shprehet se duke e shkruar historinë e ka përjetuar si një ndodhi personale. Në promovimin e librit të Isa Alibalit ishte e pranishme edhe një prej personazheve të dramës së vërtetë të romanit, Ajkana. Romani përveç dramës së dashurisë, trajton paralelisht edhe probleme të mprehta të jetës së shoqërisë shqiptare në kohën e diktaturës komuniste.

Historia e dashurisë së ndaluar dhe vuajtjet e Visarit dhe Anës që janë personazhet kryesorë të romanit janë interpretuar dje nga aktorja dhe këngëtarja e njohur Justina Aliaj, e cila i emocionoi të gjithë të pranishmit në rrëfimin e saj 8 minutësh marrë nga subjekti i librit. Ka përshendetur në promovin edhe Ajkana, vajza e personazhit kryesor të librit, Visarit. Ajo falënderoi autorin Alibali që e publikoi këtë histori dhimbshme e të vërtetë të Visarit dhe Anës, histori që e njohin gjithë qytetarët e Shkodrës, edhe pse në roman sipas saj kjo histori merr një trajtë simbolike.

“Në 10 vjet punë kam përjetuar një ngarkesë emocionale tejet të madhe, dhe duke e lexuar e kam vuajtur shumë librin”, u shpreh Isa Alibali që njihet si autori i 8 librave. Ai shtoi se me nxitjen apo frymëzimin për ta shkruajtur librin, e ka gjetur tek vetë jeta dhe historia e vërtetë e personazheve. Historia e romanit të shkruar nga Alibali është një dramë ë kohës së komunizmit që flet për historinë e atyre studenteve të ashtuquajtur “Grupi i Agjentëve Polakë”, që u dënuan me 1 shekull burg, e vuajtën në çdo lloj forme duke filluar që nga ajo shpirtërore e deri tek internimet e torturat nga më të ndryshmet. Leonard Zisi, Dedë Shkurti, Zija Vukaj, Tanush Mulleti dhe Alma Hoti, shprehën mendimet dhe vlerësimet e tyre për veprën më të fundit të Isa Alibalit.

“Romani duhet përkthyer në polonisht, dhe duhet të bëhet edhe skenar filmi, sepse i përmban edhe të gjithë komponentët artistikë”, propozoi studiuesi Leonard Zisi gjatë vlerësimit që i bëri veprës.

Vlerësimet
Dedë Shkurti tha se “Romani sjell jetën e një pjesë të shoqërisë shqiptare. Drama dhe tragji-komedia e quajtur ‘Përtej mjegullës ka dritë’ sjell edhe një mesazh të madh dashurie për jetën, familjen dhe Shqipërinë”. Ndërsa Zija Vukaj e cilësoi veprën e Alibalit si një prurje letrare e cila përmban një sfond artistik të kohës dhe që vjen me një teknikë letrare që përdor lirinë si kryefjalë të romanit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin