Promovohet vepra e plotë e poetit Havzi Nela, vëllai i tij: Plotësova amanetin e tij!

5548 vargje të poetit martir Havzi Nela shohin dritën e botimit. Poezitë në shtatë fletore i ka ruajtur përreth 35 vite vëllai i tij, Shukriu, të cilit ia kishte besuar gjatë kohës që ishte në burg. Do të ishin vitet 1983, ku Nela ishte i burgosur në Qaf-Bar në Pukë dhe më pas (1987) i internuar në Arrë të Kukësit, kur do t’i i kërkonte të vëllait, që këto poezi t’i ruante për t’i botuar.

Sipas studiuesve të pranishëm në këtë promovim poezitë e poetit të lirisë janë shenjtëruar nga triumfi i familjes shqiptare, që i mbijetoi ferrit të tjetërsimit komunist, në themel të të cilit lartësohej urrejtja, mohimi dhe vëllavrasja. Vëllai i Havzi Nelës mes dhimbjes dhe lotëve rrëfen se si këto poezi i kanë shpëtuar regjimit komunist

“Ishim brenda telave, një oficer rrinte tek unë dhe shikonte Havziun dhe një oficer rrinte tek Haviu dhe shikonte mua. Ai i nxori edhe unë i futa në gji. Sot jam i çliruar edhe unë, se ma pati lënë amanet”, thotë Shukri Nela, vëllai i Havzi Nelës.

Shkrimtari e poeti, Visar Zhiti, i cili e ka jetuar nën lëkurë përndjekjen e atij regjimi, flet për botimin e kësaj vepre.

“Ato janë poezi të një poeti martir, janë dhembja e tij, klithmat e tij. Këto nuk janë shkruar në laboratorë, në studio, por janë shkruar në baltë”, deklaron Visar Zhiti.

“Kjo është dëshmi është e një vuajtje dashurie veç të tjerave, njerëzore, e një kohe që i plagosi pa fund edhe pa anë dhe më së fundmi i bëri që të dridhen në litar njerëzit. Është dëshmi jo vetëm personale, por është dëshmi e një vuajtje kolektive”, u shpreh studiuesi Sadik Bejko.

Ndërsa, Bedri Blloshmi, shoku i tij i burgut e kujton Havzi Nelën, si një njeri të qetë.

 “Unë jetoj me imazhin e Havzi Nelës në burgun e Qaf-Barit. Ishte një njeri i qetë”, thotë Bedri Blloshmi.

Havzi Nela ndonëse u dënua me varje në qytetin e Kukësit, në vitin 1988. Ai ishte i vetëdijshëm për rrëzimin e sistemit komunist.

“Shtatë fletore” të Havzi Nelës është botimi i parë i plotë i veprës poetike të Havzi Nelës, i cili botohet në 30-vjetorin e ekzekutimit të tij.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Raul: 22/02/2019 17:22

    Kujdes se po na del Havzi Nela që ka shkruar vetëm një vjershë me i madh se Ismail kadare që e njeh gjithë bota

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë