Pronat e luksit, më shumë interes për rivlerësimin...shtohet edhe për tokat

Që prej datës 7 shkurt të këtij viti të gjithë qytetarët e interesuar mund të bëjnë rivlerësimin e pronës së tyre. Ulja e vlerës së tatimit nga 15% në 3% që duhet të paguajnë qytetarët mes diferencës së çmimit me të cilin është blerë një apartament apo një pronë tjetër të paluajtshme dhe atij me të cilin do ta shesin atë, po tërheq më shumë qytetarët. Vlerësuesi i pasurive Ervin Demirxhiu thotë se interesi është i lartë dhe se përfitimi është i madh tek ata që kanë apartamente luksi pasi detyrimi që i paguajnë shtetit tashmë është 5 fish më i vogël.

“Duke qenë se masa e apartamenteve është edhe më e madhe, ato janë edhe më të prekshme për rivlerësim dhe kërkesa e tyre ka qenë goxha e lartë. Janë kryesisht apartamente normale që mund të shkojnë nga 60 mijë euro deri në 70 mijë euro, por janë edhe apartamentet e luksit, aty kanë qenë stopuar shitjet vetëm për efekt të rivlerësimit pasi ato tatoheshin 15%, që është goxha e lartë dhe tashmë përfitojnë shumë nga ky 3%”, tha Demirxhiu.

Demirxhiu thekson se interesi është tepër i lartë edhe për rivlerësimin e tokës.

“Sigurisht që ka edhe nga ata që duan të rivlerësojnë tokën, janë kryesisht toka buzë rrugëve kryesore që mund të preken nga projekte, apo që janë për shitje për zhvillim për biznes, apo prona për zhvillim për vila, që ka goxha interes”, shpjegon eksperti vlerësues.

Risia e kësaj procesi është edhe rivlerësimi i atyre pronave që janë në proces regjistrimi në Kadastër. Por Demirxhiu thekson se në këtë drejtim ka ende paqartësi me mënyrën e rivlerësimit.

“Akoma nuk i kemi marrë shumë në konsideratë pasi edhe nga Hipoteka nuk kemi pasur një përgjigje konkrete se si do të procedohet sepse nëse ne bëjmë rivlerësimin dhe procesi i regjistrimit nuk realizohet deri në momentin e mbylljes së këtij procesi, raporti i vlerësimit shkon dëm”, thekson ai.

Me këtë amnisti qeveria iu dha mundësinë qytetarëve që të përafrojnë çmimin e banesës së tyre me vlerën e tregut. Ky rivlerësim do të zgjasë deri më 30 shtator të këtij viti dhe mendohet të sjellë në buxhet rreth 6 miliardë lekë, në vitin 2020.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!