Propozimi francez mbledh për diskutime liderë të Ballkanit Perëndimor në Pragë më 6 tetor! Mes tyre dhe kryeministri Rama

Propozimi francez mbledh për diskutime liderë të Ballkanit Perëndimor në Pragë më 6 tetor! Mes tyre dhe kryeministri Rama

Kryeministri Rama dhe presidenti francez Macron

Propozimi i Macron, pritet të mbledhë në diskutime më 6 tetor të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor mes tyre edhe Shqipërinë. Projekti i Komunitetit Politik Evropian parashikonte krijimin e integritetit të Ukraniës (apo edhe vendeve të tjera të cilat nuk janë ende të integruara) pa u dhënë atyre anëtarësimin e plotë. Nisur nga procedurat që në vetvete protokolli i BE-së parashikon, në mënyrë që të shmanget një proces, Macron propozoi rreth muajit qershor të këtij viti një model alternativ të BE-së, pa dhënë anëtërsimin e plotë në organizatën ndërkombëtare.

Sipas Macron, qëllimi i këtij komuniteti është të "ndërtojë paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin për çështjet më gjeopolitike të Evropës sonë" me vendet që "ndajnë vlerat tona".

Në këtë mund të vihej në dyshim prania e shteteve që kanë probleme me lirinë e medieve apo që nuk kanë mbështetur sanksionet e BE-së kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës si Serbia apo Turqia. Bashkësia evropiane nuk është alternativë e BE-së por do të shërbejë për bashkëkoordinim politik nga udhëheqësit e Evropës për harmonizim të politikave.

Kujtojmë se propozimi francez i hapi rrugën Shqipërisë në hapjen e negociatave në Bashkimin Evropian pas heqjes së vetos Bullgare më 19 korrik të 2022

Kryeministri Rama e idenë e presidentit francez, Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Evropian – një organizatë që do të ishte e hapur si për anëtarët ashtu edhe për joanëtarët e BE-së.

“Unë mendoj se ai ka të drejtë. Kjo duhet të ishte bërë shumë kohë më parë… sepse kjo është vizionare’- tha Rama.

“Kjo mund të diskutohet, por në parim, të kesh një komunitet politik i cili organizohet në mënyra të ndryshme … është shumë e rëndësishme dhe është përtej Bashkimit Evropian që kemi sot … i cili qartësisht nuk është në gjendje të përballet me sfidat e kohës që janë përpara”, tha Rama në një intervistë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A është Shqipëria në rrugën e duhur pas 110 viteve pavarësi?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Llambi Gegprifit në Byro: Ti Kadri, ke qenë mëndje madh dhe në një mbledhje të qeverisë, i the shokut Nedin, mos e nxirr gjuhën jashtë dhëmbëve

Akuzat e Llambi Gegprifit në Byro: Ti Kadri, ke qenë mëndje madh dhe në një mbledhje të qeverisë, i the shokut Nedin, mos e nxirr gjuhën jashtë dhëmbëve