Mes polemikave që kanë nisur si mes mbështetësve të protestës e po ashtu edhe nëngrupeve që e organizojnë atë, ndasi që u theksuan edhe më shumë sapo një pjesë nisi jo në transparencë të plotë punën për krijimin e Kuvendit Qytetar, një prej nismëtareve, Luciana Kokaj bëri thirrje për bashkim.

“Kam një mesazh për ata që mbështesin protestën, të qëndrojmë të bashkuar përtej ndasive të vogla që mund të kemi. Secili mund të ketë ndonjë defekt, ndaj ju bëj thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar dhe të vijojmë protestën”, tha Luçiana Kokaj.

Në ditën e 38 të protestës te kryeministria, me pjesëmarrjen që është larg ditëve të para të nisjes së saj, ambientalisti Sazan Guri, ftoi qytetarët të mos tërhiqen.

“Nuk ka qeveri që nuk rrëzohet por ka qytetarë që tërhiqen. Nuk ka kauza që nuk fitohen por ka qytetarë që lenë kauzën përgjysmë. Çdo njeri t’i japë fjalën vetes kur vjen në këtë shesh, tamam si gjeneralët që dogjën anijet”, tha Sazan Guri.

Një koment për pjesëmarrjen në rënie të protestës e ndau edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili evidenton se kjo ndodh pas përfshirjes  së një sërë figurash politike, nga kreu i PD Sali Berisha, te Ageon Shehaj, Adriatik Lapaj, e Arlind Qorri. "

“Ju thashë po latë Saliun, me kone Shehajn, Lapajn dhe qorrin do përfundoni në dasmë lagjeje, s’më besuat”, shkroi Balla në rrjetet sociale duke publikuar foto nga pjesëmarrje e protestuesve para kryeministrisë.

Duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, aktivisti Arbër Lleshi u distancua nga dhuna që ka shpërthyer në disa protesta e që kulmuan me sulmin e komisariatit numër 3.

‘Jemi kundër dhunës ndaj policisë, por gjithashtu policia nuk mund të dhunojë protestuesit. Të gjithë ata që kanë ngritur akuza dhe kanë hapur çështje penale në prokurori ndaj protestuesve, kemi të bëjmë me përndjekje kolektive. Të 19 personave u është shkruar e njëjta akuzë. Kjo tregon se kemi të bëjmë me institucione që koordinohen për të përndjekur qytetarë’, tha Arbër Lleshi.

Pas fjalimeve para godinës qeveritare, protestuesit nisën marshimin në rrugët e Tiranës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:04
PAMJET ME DRON/ Përfundojnë fjalimet, protestuesit nisin marshimin nëpër Tiranë

 

Ashtu si për 37 netë të tjera, qytetarët vijojnë me marshimin nëpër akset kryesore të Tiranës pas përfundimit të fjalimeve poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Gjatë ecjes, përsëriten po të njëjtat thirrje ‘ Rama në burg, Berisha në burg’, ‘Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve’.

Ora 20:57
Protestuesi Arbër Lleshi: Jemi kundër dhunës ndaj policisë, por as ata nuk mund të na dhunojnë ne! 19 të arrestuarve po u bëhet përndjekje kolektive  

 

Një prej protestuesve të arrestuar pas tubimit të dhunshëm te kryeministria, nga foltorja në bulevard tha se të gjithë janë kundër dhunës ndaj policisë, ndërsa vijoji me akuzat se po efektivët i kanë dhunuar gjatë kohës që ishin të shoqëruar në komisariat.

Arbër Lleshi: Të gjithë djemtë që ishin të shoqëruar në komisariat, përfshirë edhe Ervin Gegën, i cili sot ishte në arrest shtëpie, sepse ishte aq i zemëruar nga ky pushtet sa ka goditur makinën e policisë me hekur. Jemi kundër dhunës ndaj policisë, por gjithashtu policia nuk mund të dhunojë protestuesit.

Të gjithë ata që kanë ngritur akuza dhe kanë hapur çështje penale në prokurori ndaj protestuesve, kemi të bëjmë me përndjekje kolektive. Të 19 personave u është shkruar e njëjta akuzë. Kjo tregon se kemi të bëjmë me institucione që koordinohen për të përndjekur qytetarë.

Sot dhe dje, protestuesit që sapo janë liruar nga masa e paraburgimit kanë filluar të përndiqen përmes prindërve të tyre, për shkak se punojnë në administratë. Nëse dikush do të guxojë të pushojë nga puna familjarët e protestuesve vetëm sepse ata kanë dalë në protestë, do ta shohë reagimin e qytetarëve dhe të ligjit. Drejtësia vonon, por nuk harron.

Ora 20:28
Balla komenton pjesëmarrjen në protestë: Ju thashë që po latë Saliun, Shehajn e Lapajt, do përfundoni si dasmë lagjeje

Foto e publikuar nga Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka publikuar një foto nga protesta përpara kryeministrisë, ku pjesëmarrja dukshëm është më e ulët. Si ‘shkaktar’ për numrin e ulët, Balla ka bërë prezencën e opozitarëve, Sali Berisha, Agron Shehaj e Adriatik Lapajt.

“Ju thashë po latë Saliun, me kone shehajn, lapajn dhe qorrin do përfundoni në dasëm lagjeje, s’më besuat”, shkruan Balla.

Ora 20:24
Protestuesja Luçiana Kokaj: Qëndroni të bashkuar përtej ndasive të vogla, mos përgojoni njerëz pa ditur të vërtetën

 

Protestuesja Luçiana Kokaj ka bërë thirrje nga foltorja e protestës që të gjithë qytetarët të qëndrojnë të bashkuar. Ndër të tjera, ajo tha se askush nuk duhet të ndikohet nga thashethemet dhe sulmet që u bëhen personave të ndryshëm.

“Kam një mesazh për ata që mbështesin protestën, të qëndrojmë të bashkuar përtej ndasive të vogla që mund të kemi. Secili mund të ketë ndonjë defekt, ndaj ju bëj thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar dhe të vijojmë protestën. Patjetër jam shumë falënderuese dhe besoj të gjithë bashkë jemi falënderues ndaj atyre që bëjnë një punë fantastike duke shpërndarë protestën, por mos përgojoni njerëz pa ditur të vërtetën”, tha Luçiana Kokaj.

K.M/K.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Devolli: 07/07/2026 20:45

    Luci moj luci, akoma neper rruge ti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Korrik, 10:41

    Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?