TIRANË- Deputeti demokrat Klevis Balliu, koordinator për organizimin në PD, do të hetohet në gjendje të lirë, i dyshuar nga policia e Tiranës për 2 vepra penale, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme dhe shtyrje e të miturve në krim.
Janë 5 fëmijë, nën 18 vjeç, që gjithashtu po hetohen të lirë për shkak të moshës, të identifikuar nga policia në mesin e grupit të dhunshëm të militantëve, kryesisht të maskuar, të cilët hodhën molotovë ndaj forcave të policisë në terren për mbarëvajtjen e tubimit marshim të opozitës të dielën. Edhe ndaj 3 të tjerëve nisi procedimi në gjendje të lirë.
15 janë protestuesit e vënë në pranga nga policia, për akte dhune gjatë tubimit, kundërshtim dhe goditje të forcave të rendit. Më i vogli, një 19-vjecar, ndërsa militantët e tjerë janë nga mosha 21 deri në 53 vjeç. Mes tyre, edhe një grua 48-vjecare, e arrestuar edhe për dhunë gjatë protestave të tjera, por e liruar nga gjykata.
Grupet e organizuara për sulm të militantëve, hodhën së pari molotovë dhe breshëri fishekzjarrësh ndaj godinës së qeverisë. Më tej marshimi i çoi në bllokun e ministreve, ku u sulmua ajo e Energjisë dhe Infrastrukturës, edhe pse Belinda Balluku nuk është më prej disa javësh.
Kordonët e policisë vendosur pranë PS-së, nuk i mundësuan manifestuesve të hedhin molotovë drejt selisë rozë. Lëndët plasëse përfunduan në dy makina policie afër Bankës së Shqipërisë.
Marshimi nëpër rrugët e Tiranës vijoi deri pranë RTSH-së ku pati përplasje të dhunshme që gjithashtu morën përgjigjen e policisë me ujë dhe gaz lotsjellës.
Një numër i madh forcash policie i pritën të rreshtuar edhe tek parlamenti duke e devijuar sulmin e egër me molotovë e fishekzjarrë, drejt mjediseve të xhamisë së Namazgjasë. 6 punonjës policie u dëmtuan gjatë tubimit.
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili i vizitoi në spital efektivët dënoi dhunën ndaj uniformave blu po ashtu edhe përdorimin dhe nxitjen e të miturve për akte dhune, duke paralajmëruar se “autorët, organizatorët dhe nxitësit e dhunës do të mbajnë përgjegjësi”
Me policët u përplasën edhe deputetët. Në mesin e molotovëve drejt tyre, një gjest i këtij efektivi që nuk lejon përdhosjen e flamurit kombëtar.
Në spitalin në mbrëmje shkoi edhe kreu i PD-së Sali Berisha, i cili vizitoi një protestues të lënduar, dhe i qëndroi deklarimeve të njëjta pas çdo tubimi, se policët bënë gjoja si të plagosur.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka reaguar për protestën e dhunshme të zhvilluar dje nga Partia Demokratike. Gogu flet për dy realitete të ndryshme, flakë e tym nga një opozitë e varfër, e nga ana tjetër për negociata e anëtarësim në BE nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.
Ministri Gogu thotë se çdo molotov i hedhur drejt institucioneve, ngadalëson hapin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
“Ka momente kur një shoqëri vihet përballë një zgjedhjeje të thjeshtë, por vendimtare: midis spektaklit të zjarrit dhe durimit të ndërtimit. Në rrugët tona, herë pas here, shfaqet i njëjti ritual, flakë që ngrihen përpara institucioneve, tym që mbulon fasadat e shtetit, zhurmë që kërkon të zëvendësojë fjalën. Është një gjuhë e varfër politike, që përsëritet sa herë mungon alternativa.
Dhe megjithatë, jashtë këtij tymi, ekziston një tjetër realitet: tryezat e negociatave, kapitujt që hapen e presin te mbyllen, standardet që kërkohen me këmbëngulje nga Europa. Sepse rruga europiane nuk ndërtohet me flakë, por me besim, rregull dhe përgjegjësi. Çdo molotov që godet institucionet nuk djeg vetëm muret e tyre, por ngadalëson hapin e një vendi që kërkon të ecë përpara.
Shqipëria nuk ka nevojë për zjarr për të dëshmuar forcën e saj; ajo ka nevojë për qetësinë dhe vendosmërinë e njerezve punetore që ndërtojnë të ardhmen e femijeve te tyre”, shkruan Gogu.

Avokati i Popullit ka nisur një hetim administrativ pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike. Në reagim sqarohet se janë intervistuar personat e ndaluar gjithashtu dhe të lënduarit në spital. Avokati i Popullit njofton se do të publikojë një raport përfundimtar për përfundimit të hetimeve pas administrimit të ankesave të qytetarëve lidhur me pretendimet për dhunë nga efektivë të Policisë së Shtetit.
Reagimi i Avokatit të Popullit
Raportime për dhunë policore dhe mungesë protokollesh në përdorimin e gazit lotësjellës Avokati i Popullit monitoroi përgjatë gjithë itinerarit protestën e opozitës të zhvilluar ditën e diel në kryeqytet.
Grupi i punës së institucionit vizitoi spitalet dhe komisariatet për të parë dhe intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar.
Nga të dhënat paraprake, të paktën 12 persona në moshë madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.
Në Spitalin e Traumës, ekipi i Avokatit të Popullit administroi ankesën e një protestuesi që raportoi ushtrim dhune nga ana e policisë, për të cilën ka nisur hetimi përkatës.
Raporti e detajuar do të publikohet në përfundim të hetimit administrativ.
Avokati i Popullit gjen rastin të theksojë se ndërsa inkurajon vetëm tubimet paqësore, i bën thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht dinamikës së protestës.
Gjithashtu thekson domosdoshmërinë për transparencë mbi protokollet e përdorura nga policia për përshkallëzimin e forcës dhe përdorimin e mjeteve për shpërndarjen e turmave si gazi lotsjellës apo uji.
Komente













Dmth avokati i popullit ne menyre terthorazi po mbeshtet terroristet e opozites se ata nuk mund ti quash as njerez as deputet.Deri ne dark vone dhe sot ne mengjes nga te gjitha vidiot qe pame i vetmi "qytetar" qe u ankua ishte Berisha qe me aq bodigard sa kishte as miza si afrohej dot te syri jo me policia qe ta lendonte.Asnje qytetar tjeter su ankua cudi ku i paske gjetur te prekurit!!Te vetmit qe u lenduan ishin policet qe dhe u shan u ofenduan nga deputete qe paguhen nga populli me rroge te konsiderueshme sic jane Noka,Balliu ,Boci etj. Ju lutem avokati i popullit tju sherbeni vetem popullit dher mos te favorizoni partit!
PërgjigjuI nderuar Avokat i Popullit, Në ShBA ( vendi më demokratik në botë) në protesta te ketij lloji nderhyn ushtria, jo policia dhe me rezultatin e kësaj ndërhyrje nuk merret avokatura e popullit.
PërgjigjuVrases dhe mashtrues gjigant i shitur te rusi dhe mema Serbi. Ky eshte Sal Berisha, pinjolli i Vuk Karaxhiçit dhe vellami i Radovan Karaxhiçit, te dy kriminela serbë, qe bashke me kete mallkimin tone, behen tre.