Dështim e cilësoi analisti Arben Meçe protestën e djeshme të PD para Kryeministrisë. I ftuar në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, ai u shpreh se qytetarët nuk iu përgjigjën thirrjes së Berishës për protestë, pasi sipas tij, Berisha s’ka moral për të udhëhequr një mobilizim popullor.

Meçe theksoi se një figurë politike pa besueshmëri si Berisha nuk mund të frymëzojë qytetarët për të protestuar.

‘Sot ishin të lumtur socialistët sepse dështimi i protestës dje, ajo protestë i çliroi socialistët. Sali Berisha është në tribunë dhe tund flamurin shqiptar kur hidhen molotovë tek Kryeministria. Miting i thoni këtij? Ai miting është dështim, sepse pika më e dobët e qeverisë ishte para dy ditësh. Ai që sot është forca kryesore opozitare është PD.

Populli nuk iu përgjigj, sepse personi që s’ka moral që të diskutojë sot për korrupsionin është Berisha. Berisha është personi që s’ka moral që të flas për farsën. Ai ka bërë miting dy ditë para  zgjedhjeve dhe sot flet për farsë. Ai foli për trenin bullgar dhe s’u dëgjua më me pas treni bullgar. Ai s’ka moral si mundet ai që të mobilizojë qytetarët. Ai që mbanë peng ’, tha ai.

Avokati Rezart Kthupi tha se asnjë mazhorancë nuk jep dorëheqjen nga protestat e organizuara nga opozita, duke theksuar se përballja reale e partive politike zhvillohet në zgjedhje.

Sipas tij, një qeveri vihet në trysni vetëm kur në shesh dalin vet qytetarët dhe jo të drejtuar nga partitë politike. Ai tha se protesta e Partisë Demokratike nuk ishte protestë qytetare, por thjesht një manifestim politik.

‘Në konceptin politikë asnjë mazhorancë nuk jep dorëheqjen nga manifestimi i opozitës. Partitë politike e kanë fushëbetejën në zgjedhje. Çdo mazhorancë vihet në trysni nëse në shesh dalin qytetarët vet, jo të drejtuar nga partitë politike. Në Shqipëri kjo nuk ndodh sepse nëse do të dalësh të protestosh nuk protestosh dot sepse ta kanë zënë partitë orarin për të bërë protestë. Qeveria vihet nën trysni nëse protesta është e qytetarëve. Një mazhorancë i thotë opozitës, pse duhet që të largohem unë kur sapo dolëm nga zgjedhjet dhe të munda. Po ajo e PD nuk ishte protestë, por manifestim politik’, tha ai.

Eksperti i Sigurisë Faik Basha, tha se një protestë ka nevojë për organizatorë dhe drejtues politikë që i motivojnë qytetarët të dalin në protestë.

 ‘Nuk ka lidhje masiviteti i një proteste me nervin e qytetarëve, por duhet që të kenë moral ata që e thërrasin dhe të jenë njerëz që motivojnë. Aty nuk flasim as për masivitet, as për moral. Opozita e ka harruar veten në një vagonë që është shkëputur nga treni’, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
'Demokratët janë lodhur', Endri Tafani: Foltoret e përjavshme të Berishës, humbje kohe për PD-në

Analisti Endri Tafani, ka komentuar protestën e Partisë Demokratike  para Kryeministrisë ditën e djeshme. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ai tha se demokratët janë lodhur nga protestat.

Sipas tij, edhe foltoret e përjavshme që bënë Sali Berisha para Kryeministrisë janë humbje kohe për PD-në.

‘Dështim jo dhe aq sepse të gjithë thoshin se duke parë sa veta shkonin tek foltoret e Berishës që bëri çdo të hënë pritej që të kishte një numër më të vogël njerëzish. Por nuk krahasohet me ato protesta që PD ka bërë më para. Edhe ajo dalja çdo të hënë para Kryeministrisë i lodh njerëzit. Sa foltore ka bërë Berisha, është folur më për to? Janë humbje kohe.

Është më mirë kjo protestë sesa ato foltoret apo protesta me bllokim rrugësh. A ka arsye në Shqipëri për të protestuar. Po ka? A kanë dalë njerëz aty që janë me moral të pastër? Në Shqipëri duhet që të kuptohet se ajo që vendos në Shqipëri janë numrat, Rama ka frikë nga numrat e mëdhenj dhe jo nga numrat e vegjël’, tha ai.