38 policë të plagosur 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë, një qytetar i plagosur dhe 30 protestues të arrestuar. Ky është bilanci i protestave të djeshme që u mbajtën para Qeverisë Maqedonisë. Të dhanat janë bërë publike në një konferencë për mediat nga ministrja e brendshme Gordana Jankullovska.
Mbrëmjen e djeshme mijëra protestues janë përleshur me forcat e shumta të policisë në momentin që kanë tentuar të hyjnë në ambientet e qeverisë së Maqedonisë.
Protesta kundër qeverisë së Gruevskit nisi menjëherë pasi opozita prezantoi disa dëshmi për vrasjen e të riut maqedonas Martin Neshkovski katër vite më parë në një tubim të partisë në pushtet VMRO-DPMNE.

Qytetarët e revoltuar e kanë goditur me sende të forta dhe me vezë godinën e qeverisë dhe përmes brohoritjeve kanë ftuar Gruevskin të tërhiqet nga pushteti. Lideri i partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev, tha se bisedat e përgjuara telefonike të Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, dëshmojnë se vrasja e të riut maqedonas Matrin Neshkovski, është fshehur nga policia dhe vetë kryeministri për shkak të përfshirjes së pjesëtarëve të sigurimit të Gruevskit në këtë rast.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Përgjimet, protesta kundër Gruevskit në Shkup:Vrasës, drejtësia do të gjej