Policia e Tiranës njoftoi pasditen e kësaj të hëne se ka vënë nën hetim edhe 31 persona, që kanë marrë pjesë në protestat që zhvillohen në Tiranë kundër qeverisë.
Blutë njoftojnë se të proceduarit penalisht akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Procedohen penalisht 31 shtetas për organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.
Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me tubimin e zhvilluar në Tiranë, strukturat e Policisë së Tiranës proceduan penalisht 31 shtetas, konkretisht: Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S., I. Rr., S. E., M. Y., J. S., E. L., I. Gj., F. H., I. M., K. P., R. Sh., E. Q., B. S., A. N., A. D., F. H., Xh. P., G. P., Sh. G., I. Xh., D. D., A. K., A. R., R. D. dhe A. K., të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Edhe më herët policia ka vënë nën hetim dhjetëra protestues të cilët kanë thyer perimetrin e njoftuar për marshimin, duke penguar edhe qarkullimin e lirë të mjeteve dhe qytetarëve. Mes tyre ka edhe emra që janë pjesë e grupit të organizatorëve.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente






Amnesti te burgosurve. Revulucioni i burgosurve. Liroji te perballen me protestuesit nga Kosova, Maqedonia e veriut dhe diaspora.
Përgjigju