Protesta simbolike/ 200 palë këpucë të të rinjve të larguar para parlamentit, FRPD: S'do lejojmë zgjedhje në 30 qershor (VIDEO)

TIRANE-Të rinjtë e PD-së dhe LSI-së kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë simbolike para parlamentit, teksa po zhvillohej seanca plenare dhe po betoheshin deputetët e rinj nga listat e partive opozitare. Të rinjtë e forumeve kanë marrë me vete nga një palë këpucë, që sipas tyre janë të të rinjve të cilët janë larguar nga vendi, ndërsa pranë tyre vendosën nga një flamur të vendeve të BE-së ku kanë emigruar më së shumti.

Gjithashtu sipas tyre simbolika e këpucëve, të cilat sipas PD-së ishin 200 palë para parlamentit, tregon edhe shtypjen që kjo qeveri u ka bërë te rinjve duke u vrarë shpresën, duke mos u ofruar mundësi punësimi, arsim cilësor dhe duke mos u garantuar një të ardhme të sigurt në vendin e tyre. Të rinjtë kanë mbajtur në duar edhe parullën “Ti Shqipëri s’më jep nder, më jep emrin mërgimtar”.

Por simbolika e këpucëve e përdorur nga të rinjtë e forumeve opozitare nuk ishte origjinale, pasi është përdorur më parë në protesta në Maqedoni po për të larguarit në 2016, por edhe në Francë në 2015 në samitin për klimën në Paris. Zakonisht protestat me simbolikën e këpucëve në botë bëhen për të humburit.

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi u shpreh se protestat e opozitës do të përshkallëzohen duke nisur nga pasditja e sotme me bllokimin e rrugëve dhe deri në 30 qershor, ku nuk do të lejohet zhvillimi i zgjedhjeve.

"Kemi ftuar të rinjtë që të marrin nga një palë këpucë të të afërmeve të tyre që kanë ikur në emigracion. Në vitet e fundit nga Shqipëria kanë ikur shumë të rinj, pasi nuk kanë shpresë dhe siguri. Ne kemi ardhur në formë paqeje sot, ftojmë policinë që të ftojnë edhe ata nga një palë këpucë dhe të lënë maskat me kundërgaz. Të rinjtë kanë ikur jo se Shqipëria po i afrohet BE-së, por po bëjmë hapa pas për shkak të një personi, kryeministrit të vendit dhe se u është vrarë shpresë.

110 mijë të rinj kanë lënë Shqipërinë në këto 6 vite. Rama premtoi 300 mijë vende pune, por në fakt 300 mijë shqiptarë plotësuan Lotarinë Amerikane. Apeli i drejtohet parlamenti për t'u ndaluar dhe menduar se përse kanë ikur të rinjtë, por edhe ekspertët. Rinia e këtij vendi nuk do të lejojë zgjedhje në 30 qershor. Ne sot pasdite përshkallëzojmë protestat" tha ai.

Protesta e sotme ishte simbolike, ndërsa deri tani opozita PD dhe LSI kanë zhvilluar nëntë protesta para Kryeministrisë dhe Parlamentit, ndërsa në 11 maj do të jetë e 10-ta para selisë së qeverisë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ermal: 25/04/2019 23:53

    Me kta te Pd's duhet ti vesh nje COPYRIGHT se ta kopjojn. po per fat te mire as te kopjojn nuk jan ne gjendje.

    Përgjigju
  • sifi: 25/04/2019 14:54

    Qe te protestosh per nje problem te caktuar kunder qeverise eshte demokratike , por vargjet brilante te Naimit ti kthesh ne nevojtore ,kjo rshte e pa pranueshme dhe bile e denueshme . Partia juaj e perdhunoi , e vodhi e vrau per 39 vjet ,dhe keni fytyre ju te percmoni atdheun e bukur. Ju nderin mos ja kerkoni vendit por kokes dhe zemres suaj individuale .Sa me teper gaboni , aq me teper urreheni nga shqiptaret . Turp

    Përgjigju
  • Berti: 25/04/2019 14:35

    Po kepucet e femijeve te Mones qe jane ne Angli i kane vendosur? Policia ka kursyer ujin e zorres se zjarrefikses per keta te shplaret me Kerpackat dhe Kerricet ne krye? Boll me keta palacio.

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 25/04/2019 13:59

    shyqyr ,kjo tregon se sot gabi ka bere pune,pra nuk ka falimentuar.

    Përgjigju
  • Koli: 25/04/2019 13:11

    Keta qe po kerkojne pushtetin me dhune i uroj qe me zi ja u befshin Shqiptaret ne zgjedhje. Kurre mos ardhshin ne pushtet dhe sa me shpejt perballje me drejtesine.

    Përgjigju
  • Ceni: 25/04/2019 12:39

    Ti rruni k**** zgjedhjeve, nuk venosin 15 % per 85%...

    Përgjigju
  • Ilyricum: 25/04/2019 12:09

    Nuk thundet: “Ti Shqiperi s’me jep nder”, kurre dhe perdete. Turp te keni! Protesta eshte ndaj qeverise jo ndaj Kombit Shqiptar. Mund te shkruanit: “Kjo qeveri s’me jep nder...etj”. Me vjen keq per ju pasi protesta ka vlere, por duket qe nuk keni nivelin e duhur intelektual brenda forumeve tuaja.

    Përgjigju
  • xreport: 25/04/2019 11:53

    mblidhni kepucet edhe shisni tek medreseja hahahah

    Përgjigju
  • Në Mërgim: 25/04/2019 11:23

    Nuk dua tja di për PS dhe llumin që ka ajo parti brënda saj, por një pyetje kam për PD & LSI. PO LLUMI I PD DHE LSI E KA PYETUR NDONJËHERË VETEN DHE E KA PRANUAR NDONJËHERË FAKTIN QË SA PJESË KANË KËTO LLUM PARTI NË EMIGRIMIN MASIV TË SHQIPËTARËVE?? JENI VEMIE PËR TU MËSHIRUAR E GJITHË KLASA POLITIKE PA ASNJË DALLIM.

    Përgjigju
  • Kafsha: 25/04/2019 11:19

    Hiqeni atë flamurin grek që aty!

    Përgjigju
  • florid: 25/04/2019 11:03

    a ishin ndonje pale te mones aty?

    Përgjigju
    • xreport: 25/04/2019 11:52

      hahahaha i modh

  • Dada: 25/04/2019 10:58

    Sa kopjaca qe jane. Here edi ramen here maqedonin.nuk keni nje ide tuajen hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë