Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga një moment në protestat në Tiranë, kur një qytetari, pjesë e komunitetit LGBTQI+, i kërkohet të ulë flamurin e ma pas ia marrin nga dora.

Rama shkruan se kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për të qenë denjësisht anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa shpreh solidaritetin e plotë me qytetarin.

“Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane

Solidaritet i plotë me djalin e ngacmuar

Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe

Turp për ngacmuesit”, shkruan Rama.

Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të reformave për integrimin në BE, ka nxjerrë një urdhër që i hap rrugën trajtimit hormonal të personave transgjinorë në sistemin e shërbimit shëndetësor publik.

Nga ana tjetër, shefi i qeverisë i ka kritikuar ashpër protestat në Tiranë për kauzën e tyre që nisi për anulimin e projektit të ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec.