PS fiton zgjedhjet, Këshilli i Atlantikut: Urime Ramës për fitimin e mandatit të 3 të paprecedentë, qeveria të vijojë punën për forcimin e sundimit të ligjit dhe integrimin në BE

PS fiton zgjedhjet, Këshilli i Atlantikut: Urime Ramës për fitimin e mandatit të 3 të paprecedentë, qeveria të vijojë punën për forcimin e sundimit të ligjit dhe integrimin në BE

Këshilli i Atlantikut ka uruar fitoren e PS dhe kryeministrit Edi Rama duke marrë mandatin e tretë pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit. Këshilli i Atlantikut e cilëson marrjen e mandatit të tretë nga kryeministri Edi Rama një arritje të paprecedent dhe të paparë në historinë e Shqipërisë, ku asnjë parti nuk ka mundur ta sigurojë gjatë historisë së pluralizmit në vendin tonë. Në urim theksohet vijimi i  bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Këshillit të Atlantikut për të mbështetur  demokracinë dhe për të çuar vendin drejt integrimit në BE

“Urime për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për fitimin e një mandati të tretë të paprecedentë. Ekipi i ACEurope dhe BalkansForëard mezi pret që të punojë me qeverinë dhe opozitën për të thelluar aleancën tonë, për të mbështetur prosperitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe për të çuar përpara integrimin rajonal dhe pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, thuhet në urimin e Këshillit të Atlantikut.

Nënkryetari ekzekutiv në Këshillin Atlantik Damon Wilson ka vlerësuar deklaratat e kryeministri Edi Rama për ta kthyer Shqipërinë në një kampione të Ballkanit në turizëm, argotizëm dhe shërbimet dixhitale.  Ai shkruan në twitter që mezi pret që BE të hap bisedimet e pranimit të Shqipërisë drejt BE, ndërsa shton se sinjalet pozitive tashmë janë dhënë nga komisioneri për zgjerim Oliver Varhelyi dhe shefi për politikën e Jashtme të BE, Josep Borrel. Nënkryetari ekzekutiv në Këshillin Atlantik shton se tashmë është koha që qeveria të vijojë punën për forcimin e sundimit të ligjit në vend.

“E dashuroj konceptin e "Kampionit Ballkanik" të Edi Ramës “ëndrra ime është ta bëj Shqipërinë në këtë dekadë ... kampionin e Ballkanit, në turizëm dhe agroturizëm, në energji dhe bujqësi dhe në shërbime dixhitale të shpejta, cilësore dhe të pakorruptueshme." Presim me padurim që BE të hapi bisedimet e pranimit këtë verë. Sinjal i mirë vjen nga Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi ku thonë se “Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian." Çelësi është të shohësh demokracinë e Shqipërisë duke funksionuar thotë Ambasada Amerikan ënë Shqipëri që shkruan “Ne e përgëzojmë Kryeministrin Edi Rama dhe socialistët për fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë” Tani është koha që qeveria dhe parlamenti i Shqipërisë të dyfishojnë sundimin e ligjit, reformën gjyqësore dhe masën anti-korrupsion për të përmirësuar drejtësinë për qytetarët shqiptarë dhe për të mbështetur çështjet për pranimin në BE”, shkruan në Twitter Damon Wilson, nënkryetari ekzekutiv në Këshillin Atlantik.

Këshilli Atlantik është një organizatë me bazë në Uashington që merret me çështjet ndërkombëtare që kanë lidhje me sigurinë ndërkombëtare dhe prosperitetin ekonomik global dhe është e lidhur ngushtësisht me NATO-n.

Urimet nga ndërkombëtarët për fitoren e thellë të PS kanë qenë të shumta si nga BE dhe SHBA dhe nga rajoni. Me herët Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE thekson se inkurajon forcat politike të angazhohen në përpjekje për rrugën evropian teksa uron Ramën për fitoren. Edhe SHBA ka njohur rezultatin e 25 prillit, duke thënë se populli shqiptar foli qartë, dhe ndaj duhet që palët të njohin rezultatin dhe të nisin bashkëpunimin për të mirën e shqiptarëve. Vlerësime për procesin zgjedhor kanë bërë deri më tani edhe delegacionin i OSBE-së në Tiranë, ambasadori gjerman Zingraf, ambasadori britanik Norman si dhe ministri i Jashtëm italian, Di Maio

Edhe 2 liderë të Bashkimit Evropian si Presidenti francez Macron dhe Kryeministri spanjoll Sanchez dhe Liderët e vendeve fqinje kanë uruar kryeministrin Edi Rama për marrjen e mandatit të tretë dhe historik në zgjedhjet e 25 prillit. Të fundit që thyen heshtjen me urimin e tyre ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  dhe presidentja Vjosa Osmani. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve