Pse nuk vihet dot në pushtet me 'Ushtarët e rrugës dhe fashistët e Jalës'

Pse nuk vihet dot në pushtet me 'Ushtarët e rrugës dhe fashistët e Jalës'

Sali Berisha dhe Ilir Meta

Në një realitet krejt të ndryshëm dhe me asnjë shenjë parashikimi u shty edhe viti i mbrapshtë si 2020-ta. Një shkrimtar dhe përkthyes si Idlir Azisi, në një libër të tijin botuar aty nga viti 2018 me titull “Shekspiriotët”, i kish derdhur në art gjithë ngjarjet  që pasuan qysh nga shpërthimi i Gërdecit, historinë me ekspertët e huaj në kërkim të së vërtetës së videopërgjimit të D. Priftit dhe të vrarët në protestën e 21 janarit, tortëmëdhenjt e uritur dhe vjedhësit e parave të rrugës së kombit.

Azisi, padyshim si askush tjetër nga lloji i shkrimtarëve shqiptar, është unikal për mënyrën e të shkruarit dhe denoncimit të së vërtetave që i kanë ndodhur popullit shqiptar në atë periudhë dhe ka instikte prej dramaturgu dhe komediani që për lexuesin shqiptar situatat absurde që ai ka kompozuar, janë tejet të huaja dhe disi të jashtëzakonshme për nga fantazia shqiptare.

Dihet se ai është një përkthyes i Xhojsit me përkthimin e librit të “Uliksit”e të “Dublinasit” dhe i të madhit Samuel Beketit dhe të tjerëve për të cilët është  i vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Situatat, sa komike dhe më shumë tragjike, mbushur plot rrugë pa krye e tepër rraskapitëse nën sundimin e S. Berishës, duket se kanë lënë pasoja të rënda, shikoni se sa pengesa i dalin reformave të shoqërisë si në gropën e arsimit, ku mbinin universitetet private si dikur piramidat e fajdeve, të drejtësisë, ku po e njëjta parti dhe i njëjti njeri është kundër reformës në drejtësi, aq sa kërcënon edhe ndërkombëtarët e më pas gjen “ushtarët e rrugës” sipas kolonës zanore të një prej fushatave humbëse të PD-së, e si një establishment kriminal për të destabilizuar vendin si dikur mbas viteve 1997, por e ka harruar kohën karantinës diplomatike që i afroi perëndimi.

Po cili sektor i jetës politico- sociale nuk e pësoi nga sundimi i rregjimit Berisha? Marrëveshja e vitit 2009 me Greqinë, për çështjen e detit. Shëndetësia, diçka që po e prekim sot më shumë se kurrë, ishte shndërruar në spital privat i shefave miq të kryeministrit dhe territori i një mejhane pijanecësh…me gjthfarë ndotjesh.

Edhe pse shekspiriotët shqiptarë ende shpresojnë tek reformat e ndërrmarra nga qeveria Rama, e cila ka edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për t’i çuar përpara ato, në krahun tjetër patëm një opozitë e cila e deformoi veten si një zëdhënëse e një shoqate ish- deputetësh, a thua se kishte detyrim që të shprehte modelin ballkanik të precedentit antidemokratik me mospërfaqësimin e elektoratit si në pushtetin vendor, ashtu edhe atë qendror, i cili është i dënueshëm për parlamentarizmin perëndimor dhe siç dihet nuk ka gjetur asnjë mbështetje si një akt i pakonceptueshëm dhe i pajustifikueshëm i opozitës shqiptare.

Rezistenca kundër reformave duhet të përbëjë për ndërkmbëtarët një gurë prove, se sa herë këto forca i janë kundërvënë reformave, aq herë kanë dështuar përballë faktorit ndërkombëtar dhe janë përkrahur nga votuesit vendas të cilët me aq padurim presin me shpresë nga e arrdhmja.

Komisionet partiake të ngrtura gjoja si një gjetje origjinale për përgjegjësinë kolektive e ngushtojnë hapësirën demokratike të Partisë Demokratike, sepse ato e ulin rolin e lidershipit si në bazë edhe në qendër, dhe kjo ndikon padyshim në përçarjen, siç edhe po ndodh me antarësinë e me kontribuesit e vërtetë të saj sipas meritokracisë.

Kjo paralajmëron një tkurrje të ndjeshme të numrit të deputetëve që do ta përfaqësojnë PD-në mbas 25 prillit 2021.

Shekspiriotët si të majtë e të djathtë shqiptarë nuk mund të lozin tragji-komedinë e opozitës shqiptare, ata kanë paguar shumë kohë në (diktaturën komuniste), kur dihet shumë mirë si e pësuan ata që kërkonin të krijonin një parti opozitare e cila të përfaqësohej në parlamentin shqiptar në vitin 1945.

Viti që lamë pas, ishte siç dihet një vit shumë i vështirë për të gjithë botën, por për shekspiriotët shqiptarë që kishin mbi supe pasojat e tërmetit dhe të pandemisë duheshin edhe grahmat e fundit të një opozitarizmi të egër jashtë çdo gjykimi politik me siptoma haluçinante dhe gati të një modeli (balilo-fashistët e kampit të Jalës) antiligjor dhe antikombëtar, sepse Shqipëria është në pritje të një përgjigje për hapjen e negociatave me BE-në.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump

'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump