Frrok Çupi: Pse u zgjua politika greke pikërisht tani, kur Shqipëria ‘gia’ është Europë?

Frrok Çupi: Pse u zgjua politika greke pikërisht tani, kur Shqipëria ‘gia’ është Europë?

Fredi BelerI

Kjo ka ndodhur këtë javë. Massimo D’Alema, kryeministër i Italisë në vitet më të zeza të Shqipërisë (1998-2000), vizitoi Ksamilin dhe qëndroi pak ditë. Qëndroi në Kep Merly. Autorin e asaj mrekullie, Agim Shenedielen, që është një mjeshtër, një piktor, në skulptor i detit dhe tokës në Ksamil, e uroi me admirim….Dita kur duhej të nisej për në Korfuz i erdhi më shpejt; atje e prinin të tjerë. Po ndahej nga miqtë dhe po kërkonte fjalë si ta shprehte impresionin nga Ksamili.

Si ta shprehte D’Alema?… Një burrë shteti impresionues i njohur kështu pikërisht për sjelljen dhe fjalën, gazetar, diplomat dhe politikan klasi. U kthye me fytyrë nga Korfuzi, andej ku do të mbërrinte me anijen e parë dhe lëshoi një psherëtimë, si psherëtimat e Sokratit në Apologji: “Ah, e tani po shkoj, jam për në BE”.

-Po këtu a nuk është BE!- u duke se po thoshte nën ironi D’Alema.

Greqia ka shumë vite që është anëtare e Unionit, madje e projektuar si ‘perëndimore’ që në fund të Luftës së Dytë. Por punët kanë ardhur në një moment kur Europa zbuloi Shqipërinë, ose vetë Shqipëria u stolis si një anëtare e denjë e Europës. Miliona turistë po zbresin në tokën shqiptare, mbi 200 avionë në ditë plus pasagjerët e detit dhe të tokës. Dhe për çfarë? Për një shtet me njëqind e njëzet e ca kilometra katrorë… (Gjashtëqind e ca mija ka vetëm Korfuzi).

Në vitet e fillimit të Hapjes së vendit pas viteve ‘90, në Greqi burrat vinin në kafe dhe lëshonin fjalët: “ A tu them një barcaletë?”

-Thuaje pra!

-Në qytet janë parë turistë shqiptarë, thoshte tjetri.

Sigurisht, kjo barcaletë qarkullonte pa ndonjë peshë nacionaliste a antishqiptare. Vvarfëria jonë ishte një realitet. Grekët ishin fqinjë që u dhanë bukën e gojës në ato vite shqiptarëve, por edhe shqiptarët ishin ‘për ujë të ftohtë’. Në kohën e barcaletës, në Rinas zbriste vetëm një avion në javë.

Ironia e D’Alemës me BE-në në Korfuz, kishte lidhje me një ironi ndaj burokratëve të BE që nuk dinë ç’bëjnë me popuj dhe vende që janë rritur këto vite. Nënpyetja e helmtë e tij do të ishte “e pse nuk qenka BE këtu në Ksamil ku është më mirë?”.

Ndërsa konteksti i fjalës së D’Alemës, për mua, lidhet me një ngjarje të fundit mes Greqisë e Shqipërisë, ngjarje që lidhet në një mol të Himarës. Problemi është i stisur, dhe e ka emrin “Beleri’. Edhe si emër ky është shkurtuar keq, ka dashur të jetë “Bejleri’, alias mysliman turk, por ka mbetur pa kuptim, as ‘ Bej’, as ‘ Leri’. Ky është kapur dy herë në vrasjen e ushtarakëve shqiptarë në kufi, por është lidhur me politikën dhe ka shpëtuar. Pastaj ka fyer racën shqiptare edhe pse vetë është nga një fshat i thellë i Labërisë. Por thotë se ‘ jam grek’ në Himarë ku nuk ka këmbë tjetër greku veç Belerit.

Në zgjedhjet e fundit bleu vota dhe tani ndodhet në burg. Tani politika greke po e përdor si ‘shtupë’ për të zënë ndonjë vrimë nacionaliste të marrë. Greqia, për këtë arsye, ka kërcënuar Shqipërinë se ‘nuk e lejon të hyjë në BE’.

-BE është këtej nga Ksamili- desh të thoshte D’Alema, nuk është andej nga Kurfuzi, për ‘ku më duhet të nisem’.

Qeveria greke e formësuar prej djemve e vajzave që kanë mbetur në kohën “atëherë Shqipëria”. Këta qeveritarë janë vetëm fëmijë të kryeministrave të Greqisë që në kohën e ‘ barcaletës me shqiptarë’ mbanin barrë të mëdha. Greqia politike ende e quan veten si ‘infermiere të Shqipërisë’ dhe trembet se ‘ ku na dolën këta!?, ne ‘u zëmë rrugën për në BE’. Budallallëku politik është më i keqi mes opsesioneve të tjerë. Një deputet grek më në fund erdhi në burgun e Belerit dhe kërcënoi Shqipërinë dhe BE-në.

Pse u zgjua politika greke pikërisht tani, kaq vonë, kur Shqipëria ‘gia’ është Europë? Sokrati, filozofi i madh i Athinës thoshte se ‘mullisi zgjohet në mesnatë, kur ndalet mulliri’. Por tani është vonë, Shqipërinë që mëtonte dhe bloi tashmë; nuk mund ta ndalin të jenë ‘Europë’.

Domethënë nuk mund ta ndalin të jetë ajo çfarë është. Këtë po thoshte D’Alema teksa i drejtohej Korfuzit me tallje për BE.

D’Alema i drejtohet Korfuzit dhe tallet: ‘Ah, tani po shkoj në BE’.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë