Pse unë sot votoj

Pse unë sot votoj

Drejtoreshë e qëndrës shqiptare për të drejtat e njeriut, Aktiviste e shoqërisë civile dhe e persekutuar politike në regjimin komunist

U bë jo pak kohë qe posht e lart nuk ka muhabet tjetër vecse dek, mi, cdekretimi, përsëri dekretimi I një date zgjedhore që në realitet, nuk është pronë private e askujt. Pjesëmarrja në votime është një nga të drejtat themelore të njeriut, e sanksionuar si në Kushtetutën e Shqipërisë ashtu edhe në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Asnjëher nuk më ka shkuar nëpërmend të influencoj tek miqt apo kolegët, në fund të fundit cdokush ka të drejtën e lirisë të mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetar. Dhe ky është neni 9 I Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Dhe pavarësisht se unë votoj për ndonjërin nga kandidatët apo vendos ti vë kryqin fletës, unë shkoj në Qendrën timë të votimit me kokën lart pasi askush e asnjë institucion nuk më kushtëzojnë një të drejtë që ka lindur me mua .. të drejtën time për të votuar. Unë sot votoj sepse jam një qytetare e lirë dhe nuk lejoj askend të luajë me jetën time dhe të fëmijëve të mi apo me cka është imja dhe e askujt tjetër.

Kozara Kati/ Aktiviste e shoqerise civile dhe e persekutuar politike ne regjimin komunist

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!