PS-ja ndez motorët për zgjedhjet në parti, Balla tjetër mesazh PD-së për Reformën Zgjedhore

Asambleja e Partisë Socialiste në Elbasan ndezi motorët e zgjedhjeve të brendshme në parti. Procesi nisi nga Elbasani, ndërsa deri në fund të janarit të ardhshëm kur do të zhvillohet Kongresi i partisë do të zhvillohen zgjedhjet në cdo organizatë. Sekretari i përgjithshëm Taulant Balla shpall edhe objektivat, ndërsa duke u ndalur te reforma zgjedhore fton edhe njëherë PD-në për të vijuar punën për Kodin e ri Elektoral për zgjedhjet e 2021.

PD-ja ka dhënë sinjale dialogu për Reformën Zgjedhore, pasi Lulzim Basha deklaroi dy ditë më parë se opozita po përgatit një platformë kombëtare për daljen nga kriza, që fillon nga kjo reformë.  Qeveria është e hapur për të nisur dialogun me opozitën dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR për të reformuar bazën ligjore të zgjedhjeve.

Fjala e Taulant Ballës në Elbasan
Partia Socialiste po starton sot këtu në Elbasan zgjedhjet e veta të brendshme. Ky proces zgjedhjesh fillon sot në çdo organizatë dhe përfundon deri në fund-janarin e ardhshëm në Kongres. Objektivi ynë për këto zgjedhje të brendshme duhet të jetë realizimi i procesit më të thellë të komunikimit të organizimit dhe të hapjes së PS që kemi realizuar ndonjëherë në periudhat e mëparshme ne zgjedhjet tona të brendshme. Kjo kërkon që të gjithë ne deputetët, por do të jenë edhe ministrat e Qeverisë, kryetarët e bashkive, si dhe të gjithë të zgjedhurit në këshillat bashkiakë do të shkojnë në çdo organizatë socialiste në të gjithë territorin e Elbasanit. Organizatat duhet të kenë mundësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me ne, dhe në cdo njësi administrative të krijohet një procesi komunikimit e drejtpërdrejtë me njerëzit.

Duhet të ketë një debat konstruktiv në çdo organizatë me anëtarët e partisë. Debat me simpatizantët dhe me çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në bashkëbisedim, pavarësisht bindjeve të veta dhe përkatësisë së vet, debat në çdo lagje, në çdo fshat në çdo njësi administrative dhe bashki. Forumet e Debatit Qytetar do të jenë një risi e këtij Procesi të ri komunikimi e ballafaqimi mes të zgjedhurve tanë dhe komuniteteve. Zgjedhjet tona të brendshme që startojmë sot nuk do t’i ngjajnë zgjedhjeve të brendshme të viteve të shkuara, por duhet të jenë një proces debati kombëtar, jo vetëm partiak. Ky proces përmban një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë.

Raporti i fundit i ODIHR-it për Zgjedhjet pasqyroi në mënyrë realiste atë që ndodhi në zgjedhjet e 30 Qershorit. Zgjedhjet e 30 Qershorit ishin demokratike dhe legjitime. Kuadri ligjor ekzistues për zgjedhjet u mundësoi të gjitha partive politike të marrin pjesë në zgjedhje. Zhvillimi i Zgjedhjeve ishte shprehje e funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Detyra e përbashkët me opozitën parlamentare dhe jo-parlamentare tashmë është të vijojmë punën në Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore për të garantuar që zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 të zhvillohen me një Kod të ri Elektoral.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV

Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV