Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për mënyrën se si bëhen shpërblimet e familjeve për policët që vriten ose plagosen në detyrë.

Sipas vendimit, të cilin e bëri me dije ministri Besfort Lamallari, për policët që vriten parashikohen 10 paga mujore bruto, pension familjar suplementar dhe bursa të plota arsimore për fëmijët si dhe punësimi me prioritet për familjarët e policit të rënë në krye të detyrës.

Gjithashtu bashkëshortja e policit të vrarë në krye të detyrës dhe fëmijët e tij do të përfitojnë banesa falas nga pronat e konfiskuara nga krimi i organizuar.

“Kabineti qeveritar gjykoi me rëndësi të miratohej vendimi që përcakton masën, procedurat dhe rregullat për trajtimin ekonomik financiar për punonjësit e Policisë së Shtetit që kanë humbur jetën në detyrë dhe shpërblimin që duhet të marrin punonjësit që janë plagosur në detyrë. Ky vendim trajton në mënyrë shteruese si nga ndihma e menjëhershme që shkon deri në 10 paga mujore bruto të punonjësit të ndjerë te pensioni familjar suplementar, bursa të plota arsimore për sistemin parauniversitar dhe të lartë për fëmijët e punonjësve, punësim me prioritet për familjarët e punonjësve të policisë që kanë rënë në krye të detyrës. Ajo që rregullohet është edhe banesat falas për familjarët, përfshirë bashkëshortët dhe të miturit që përfitojnë banesa të ndërtuar nga Enti Kombëtar i Banesave apo që vijnë nga zbatimi i projekteve të monitoruara nga Korporata e Investimeve dhe banesa që janë konfiskuar nga krimi i organizuar.

Një tjetër vendim lidhet me pikat e përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut që do të lehtësojnë lëvizjen e udhëtarëve dhe automjeteve midis dy vendeve.

“Pikat e përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen në mënyrë të përbashkët të veprimtarive mes autoriteteve përkatëse të kontrollit kufitar për udhëtarët, automjetet dhe kamionët. Kjo është për turizëm më cilësor dhe ekonomi më të fortë. Do të shfrytëzojmë periudhën deri në ratifikimin në parlamente përkatëse, po ndjekim procedurat, do të shfrytëzojmë periudhën e testimit për të lehtësuar në praktikë kalimin e qytetarëve dhe mallrave”, tha Lamallari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
Angazhimi në Bordin e Paqes, Nufi: Javën e ardhshme qeveria merr vendimin për dërgimin e ushtarakëve në Gaza

 

Këshilli i Ministrave pritet të marrë javën e ardhshme vendimin zyrtar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin ndërkombëtar në Gaza. Lajmin e ka bërë me dije Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, gjatë një komunikimi me gazetarët, ku sqaroi hapat që do të ndiqen për dërgimin e ushtarakëve shqiptarë.

"Javën që vjen me shumë mundësi do marrë Këshilli i Ministrave vendimin lidhur me dërgimin e trupave në Gaza. Ne do dërgojmë oficera shtabi në shtabin e Forcave Ndërkombëtare Stabilizuese, Shqipëria do jetë pjesë e këtyre trupave, kemi bërë një mision për shqyrtimin e territorit, pas atij misioni do dërgojmë oficerët e shtabit, dhe do bëhet vlerësimi edhe angazhimin e trupave konkretë, dhe aty do specifikojmë sa trupa do dërgohen dhe ku do dërgohen specifikisht dhe cili do jetë misioni i tyre konkretë," deklaroi Nufi.

Ora 13:49
Protestat e dhunshme para Kuvendit, Lamallari: Sjella e policisë shembullore, të intimidosh deputetët nuk është demokraci

 

Ministri i Brendshëm, Befort Lamallari thotë se sjellja e policisë ka qenë shembullore në raport me sjelljen e dhunshme të protestuesve te Kuvendi. Duke u ndalur edhe tek sulmet me vezë ndaj makinave të deputetëve, ministri tha se të intimidosh deputetët e parlamentit nuk ka të bëjë me demokracinë.

“Faktet janë të administruara, ku punonjësit jo vetëm janë dëmtuar për shkak se kanë qenë duke bërë detyrën, duhet të ndajmë mes atyre që ushtrojnë të drejtë kushtetuese për të reaguar në mënyrë paqësore dhe dikujt tjetër që janë ndjekur penalisht. Kemi patur dhe masa të konfirmuara nga gjykata, përfshirë dhe materialet audio video të ofruara nga mediat. Ka patur edhe punonjës të medias të intimduar, sulmuar nga protestues të dhunshëm. Ky është fakt publik. Nëse ka diçka që të biem dakord është se sjellja e policisë së shtetit me të gjithë provat, akuzat, baltën gurët e hedhur e bërë në çdo qosh, sjellja ka enë shembullore, kurrë s’kemi parë sjellje kaq të matur edhe pse u është dashur të përballen me dhunë fizike nga protestues të caktuar. Do të vijojnë kështu, policia është aty për të garantuar sigurinë publike.

Sjellja shembullore është e marrë në tërësi për gjithë kohën që janë zhvilluar protestat dhe nuk ka pasur përshkallëzim, dhunë policore. Është e pakundërshtueshme. Nëse merremi me situata të caktuara, një fragment duke e shkëputur nga konteksti ku luhet shumë mirë me imazhe në rrjete sociale, një person që dëmtonte policinë e shtetit, pasurinë e përbashkët. Të intimidosh deputetët e parlamentit nuk ka të bëjë me demokracinë. Protestuesit ta ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë paqësore”, tha Lamallari.