Pasioni për historinë dhe arkeologjinë e ka shtyrë drejt një rutine, që nuk ngjason aspak me atë të bashkëmoshatarëve të tij.
Aleks Dushi, dikur mësues matematike në Shkodër, sot e kalon kohën e tij të lirë duke eksporuar Shqipërinë.
“Mendoja të dilja në pension, kisha qejf të isha i lirë. Jam i lidhur me dëshirën për të udhëtuar, mirëpo më vonë ndjeva nostalgjia për punën. Unë mundohem që ditët e mia t’i bëj sa më të gëzueshme, kënaqësia ime është të shijoj natyrën, të kryej rrugë të ndryshme”, tregon 75 vjeçari.
Gjithnjë ka qenë i orientuar drej stilit të jetës së shëndetshme, por sipas tij nuk mjafton vetëm ushqimi cilësor për të qenë energjik.
“Në qoftë se ke një gjendje shpirtërore të qetë, të jesh i sigurt që do të jesh më mirë dhe me shëndetin fizik. Gjendja shpirtërore mobilizon gjithë organizmin”, shprehet mes të tjerash.
Dita e tij nis që në orën 4 të mëngjesit. Për emisionin “Një nga ne”, tregon itinerarin e një dite të zakonshme.
Nuk mungojnë historitë dhe kuriozitetet për secilin destinacion që prek. Për më shumë shikoni emisionin e plotë.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
Çfarë fshihet në Shkodër? 75-vjeçari alpinist bën thirrje në 'Një nga ne': Të bëhen gërmime
Aleks Dushi, shkodrani që ‘rilindi’ pas pensionit, rrëfeu për emisionin “Një nga ne” historinë e Kishës së Shirqit dhe jo vetëm.
Ai mendon se në Shkodër është e nevojshme të bëhen gërmime. Nga biseda që ka kryer me një banor të zonës, janë zbuluar gryka pusesh.
“Pothuajse Shkodra është shumë pak e studiuar. Unë mendoj që nga Shirqi në Pentar duhet të ketë në fund të Bunës gjithfarë gjonash”, rrëfen më tej 75 vjeçari.
Si qëndron e vërteta e Pusit te Fatimes? Aleks Dushi rrëfen historinë e padëgjuar në 'Një nga ne'
Gjatë eksplorimit të tij, Aleks Dushi rrëfen histori të padëgjuara më parë në emisionin “Një nga ne”.
Midis fshatit Bërdicë dhe fshatit Trush në Shkodër ndodhet një pus. Kurioz për historinë e tij, Aleksi pyeti banorë të zonës. Klikoni videon për të zbuluar variantet që japin banorët e fshatit.
Nuk na the asgjë që nuk e dinë banorët e fshatrave që përmend. Ka qenë zakon, bile është edhe sot, të hapësh puse apo të ndërtosh çezma (në mes të Shkodrës është Truma e Dugajve të Reja). Njerëzit e pasur i ndërtonin që të tjerët t'i kujtonin ata me respekt për veprat që kishin bërë për së gjalli.
Përgjigju
Shkodrani prej Puke: 05/10/2023 00:36
Or teejjjj si doke anadolli me shume, ne Europe ndertonin biblioteka dhe merrnin ne patronazh artistet, ne Perandorine Osmane ndertonin çezme dhe medrese or teeejjj
Nuk na the asgjë që nuk e dinë banorët e fshatrave që përmend. Ka qenë zakon, bile është edhe sot, të hapësh puse apo të ndërtosh çezma (në mes të Shkodrës është Truma e Dugajve të Reja). Njerëzit e pasur i ndërtonin që të tjerët t'i kujtonin ata me respekt për veprat që kishin bërë për së gjalli.
PërgjigjuOr teejjjj si doke anadolli me shume, ne Europe ndertonin biblioteka dhe merrnin ne patronazh artistet, ne Perandorine Osmane ndertonin çezme dhe medrese or teeejjj