TIRANË- Pothuajse 6 muaj që prej incidentit të 6 dhjetorit ku u godit me grusht ish kryeministri Sali Berisha, ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në përfundime për gjendjen mendore të autorit. Bëhet fjalë për Gerti Shehun, i cili në protestën e bërë nga Berisha, (në të njëjtën ditë që u mbajt edhe samiti i liderëve të BE-së në Tiranë), e goditi me grusht në fytyrë.
Sipas burimeve të gazetares së Report Tv, Keti Banushi, pas ekspertizës Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shtrim në spitalin psikiatrik për Gerti Shehun. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, agresori i Berishës rezulton ‘jo i qëndrueshëm mendërisht’.
Megjithatë duhet theksuar se ish kryeministri Berisha, e shfrytëzoi edhe këtë incident të tijin politikisht. Aso kohe, kreu i Rithemelimit ka akuzuar kryeministrin dhe qeverinë Rama se kishte gisht në këtë sulm ndaj tij. Ndonëse, kjo retorikë u pasua edhe nga mbështetësit e tij, në një prononcim të Report Tv mjeku i tij e konfirmoi qysh më 6 dhjetor se Gert Shehu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Report Tv siguroi edhe dokumentin, ku evidentohet qartë diagnoza e mjekut se i riu vuante nga ‘Çrregullim psikotik i papërcaktuar’.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama kërkoi që të zbardhet akti i sulmit që e konsideroi të pajustifikueshëm.
G.MO/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.1%
-
Të gabuar
3.7%
-
S'më intereson
10.2%
Vota total: 657
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kapet hajduti 'serial' i biçikletave, 44-vjeçari u zbulua nga kamerat e sigurisë
21 Korrik, 10:02
-
I droguar në timon, shoferi i Benzit përfundon tek dy biznese në Tiranë! Vihet në pranga
20 Korrik, 19:37
-
Denoncimet nga Onkologjiku: S’ka ilaçe, po i blejmë shtrenjtë në farmaci! Në spital pa kondicioner, plas derri, jo robi!
20 Korrik, 15:06
-
Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre
20 Korrik, 13:46
-
U dhunua brutalisht nga bashkëjetuesi i vajzës me të cilën fliste në Instagram, ndërron jetë në spital 42 vjeçari nga Bilishti
19 Korrik, 18:41
-
Veliaj: Kamza dhe Tirana do të lidhen me disa ura të reja, do të jetë aksi më i madh ekonomik
19 Korrik, 17:08
-
U arrestuan nga 'Plumbi i Artë', GJKKO dënon me burg Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
19 Korrik, 16:08
-
Shëngjin/ I kërkuar për trafikun e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali
19 Korrik, 13:37
-
'Mikrokreditë', sekuestrohen shoqëritë 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'! Prokuroria: Krijuan skema mashtrimi për t'u zhvatur miliona euro qytetarëve
19 Korrik, 12:03
-
Tiranë/ Trafikonte kanabis dhe kërpudha narkotike, në pranga 32-vjeçari amerikan
19 Korrik, 11:45
-
Ardit Rada: Mos rrini në Facebook, por shkoni në Rinas
18 Korrik, 15:14
-
Tiranë/ Posedonte kokainë, në pranga 35 vjeçari (EMRI+VIDEO)
18 Korrik, 10:05
Nese eshte me probleme te shendetit mendor, Turp per Prokurorine qe zgjati 6 muaj hetimet dhe e mbajten ne burg.
PërgjigjuDrejtesi e shkarfanjitur dhe e kapur per gryke nga trioja Edvin@Salih@Like. Ky derëziu gertishehu u manipulua nga likeleshi per te kryer ate veprim. Kthejuni e rikthejuni videos si zgerdhihet likja kur salihu merr grushtin turinjve....ka prove me te forte se kjo??? Prokuroria te therriste dhe ta pyeste si te erdhi dhe nga te erdhi tere ajo kenaqesi duke qeshu
PërgjigjuPo do te dergohet ne psikiatri se bashku me Saliun apo vetem ? Te pakten te jene neper dhoma te vecanta...
Përgjigju