Në ditën e 27 të protestës thirrjet shkuan sërish në plotësimin e kërkesave që Dritan Goxhaj ia drejtoi kryeministrit Rama për dorëheqje dhe krijimin e një qeverie tranzitore 12 mujore. Nuk munguan sulmet ndaj dy politikanëve të rëndësishëm të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ali ahmetit të Maqedonisë së Veriut, të cilët dolën kundër protestës. Protestuesit e ndalën sot marshimin përpallë godinës së policisë së shtetit duke u kërkuar efektivëvë të bashkohen me ta.
***
Lista me kërkesat e Dritan Goxhajt drejtuar qeverisë dhe kryeministrit nuk u harrua edhe në protestën e kësaj të premteje.
Këtë radhë i rilexoi protestuesja Arvina Lleshi, e cila me mikrofon përsëriti thirrjen për dorëheqjen e Ramës, krijimin e një qeveria teknike me afat një-vjecar dhe ndërhyrjet që grupi coordinator i protestës kërkon në Kushtetutë.
Për herë të parë në podiumin e protestës u artikuluan sulme edhe ndaj Ramush Haradinajt dhe Ali Ahmetit, të cilët dolën publikisht kundër protestave në Tiranë. Thirrjet në shesh ndaj dy politikanëve të rëndësishëm të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i drejtoi ish-drejtori i Policisë së shtetit, Mithat havari.
"Ramush mos harro është vëllazëria shqiptare. Mos harro. Ndaj vijnë këtu nuk i dërgon Albin Kurti. Edhe Ali Ahmeti ishte shqetësuar. Turistët kënaqen kur shohin këtu protestë paqësore e ka marrë vesh gjithë bota. Nuk ka bërë vaki se ishim mësuar me molotovë. Do përfundojë si Gadafi nëse nuk largohet në mënyrë paqësore",- tha Havari.
Ish kryepolici nuk kurseu as kërcënimet për kryeministrin Rama.
"Do përfundojë si Gadafi nëse nuk largohet në mënyrë paqësore. Të paguajë gjithçka që ka bërë",- tha Havari.
Pas fjalimeve, protestuesit nisën marshimin nëpër Tiranë, duke u ndalur edhe përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Me thirrjet “mos e shit Shqipërinë për 600 mijë lekë” dhe “poshtë patronazhistët”, protestuesit i kanë kërkuar efektivëve të Policisë që të bashkohen me ta në tubim.
Teksa kanë marshuar në rrugët e Tiranës, protestuesit janë ndalur edhe te selia e PD-së, ku kanë thirrur në kor 'opozitë e shitur'.
Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit janë ‘surprizuar’ nga një i moshuar, që kishte dalë në dritaren e banesës së tij me simbole kombëtare dhe flamurin kombëtar, për të përshëndetur pjesëmarrësit në marshim.
‘Gjyshi, gjyshi’, dëgjohen të thonë protestuesit, për të përshëndetur të moshuarin që kishte dalë në dritare për ta.
Protestuesit janë ndalur gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës përballë selisë së Partisë Demokratike.
‘Opozitë e shitur’- thërrasin në kor protestuesit, të cilët prej kohësh kanë kërkuar burgosjen e kryedemokratit Sali Berisha.
Protestuesit gjatë marshimit nëpër Tiranë, janë ndalur përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Me thirrjet “mos e shit Shqipërinë për 600 mijë lekë” dhe “poshtë patronazhistët”, protestuesit i kanë kërkuar efektivëve të Policisë që të bashkohen me ta në tubim.
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, foli në protestën e 27-të para Kryeministrisë. Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama do të përfundojë si ish-udhëheqësi libian Muammar Gaddafi, i cili u rrëzua nga pushteti dhe më pas u vra gjatë luftës civile në Libi në vitin 2011, nëse nuk largohet në mënyrë paqësore. Gjatë fjalimit, ai sulmoi edhe Ramush Haradinajn, i cili në një intervistë deklaroi se i vjen turp që protestues nga Kosova kanë marrë pjesë në protestë. Sulm pati edhe për Ali Ahmetin, i cili pati dënuar protestat duke thënë se vendet fqinje duan të godasin turizmin në Shqipëri.
"Rini shqiptare, kohë më parë një person tha për ju se ju vjen erë parfum. Nuk më qëndroi mirë. Juve ju vjen erë Shqipëri, lirie. Juve ju vjen erë demokracie. Djersa juaj është parfumi, që sakrifikoni këtu çdo natë para një bishe të tërbuar që nuk dorëzohet. Nuk dorëzohet se ka kusure në kurriz.
Kur vajza ime foli këtu, ju e mirëpritët. Një zotëri ishte këtu dhe më tha: 'Hajde, fol'. I thashë: 'Fjala e saj është ndryshe'. Edhe juve ju kemi edukuar që të bëheni të zot për atdheun. Ama mos harroni se ju s'mund të jeni ata që jeni sot pa ne, sikundër nesër fëmijët tuaj nuk mund të jenë pa ju.
Luan me fjalë se është në ditë të rënda. Na quan ne antiamerikanë. Besfort Lamallari deklaroi se ishte Rama që vajti në Serbi dhe foli për pavarësinë e Kosovës. Lamallari, të ka përdorur, se ti nuk guxon pa lejen e tij. Fjalët e Ramës ishin flluskë sapuni. Kosovën e çliroi vetë Kosova, me mbështetjen e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Pa ata, kurrë nuk do të ishte Kosova.
Më vjen keq për dy figura politike. Ramush Haradinaj deklaroi se 'më vjen turp që jam kosovar', për kosovarët që vijnë këtu në protestë. Ne e njohim mirë historinë.
E njohim historinë, ke marrë pafajësinë ti, këtu në shesh janë dy plis, një me shqiponjë e zezë një i bardhë. Një nga veriu një nga jugu. Kosovarët e kanë mbrojtur. Ramush mos harro është vëllazëria shqiptare. Mos harro. Ndaj vijnë këtu nuk i dërgon Albin Kurti. Edhe Ali Ahmeti ishte shqetësuar. Turistët kënaqen kur shohin këtu protestë paqësore e ka marrë vesh gjithë bota. nuk ka bërë vaki se ishim mësuar me molotovë. Do përfundojë si Gadafi nëse nuk largohet në mënyrë paqësore. Të paguajë gjithçka që ka bërë. Hajde Kushner bëj një spital onkologjiku se po tmerrohet populli. Hajde sipas rregullave”, tha ai.
Vogëlushë të shumtë kanë dalë në shesh bashkë më prindërit në ditën e 27-të të protestës në Tiranë. Por, ndërsa prindërit i janë bashkuar tubimit para Kryeministrisë, për të vegjlit kanë gjetur një zgjidhje simbolike. Ata po qëndrojnë në shesh duke pikturuar.
Protestuesit morën fjalën njëri pas tjetrit për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë. Gerta Logu, një protestuese nga Mirdita, ngriti shqetësime për pronat, bujqësinë, administratën publike, shëndetësinë dhe emigracionin, ndërsa kërkoi dorëheqjen e kryeministrit.
“Jam Gerta nga Mirdita. Dy arat që kanë ngjitur me stallën mund të vijë një rus, një serb, një iranian që t'i blejë. Unë nuk i blej dot dhe këtë ma mundësoi qeveria. Kush ka qenë prej jush në spital dhe nuk është ndjerë i poshtëruar? Kush prej jush ka kaluar në doganë dhe nuk është ndjerë i nënshtruar? Administrata publike duhet depolitizuar. Është e pamundur kështu. Injorantët po udhëheqin Mirditën.
Ne jemi këtu kundër të gjithë atyre që janë ulur në atë karrige. Ne jemi këtu për ato nëna që puthin telefonin. Kam lënë Europën për të ardhur në Mirditë, por jo prej teje. Kam ardhur që fëmijët e mi të rriten me gjyshërit. Jam këtu për të gjithë ata njerëz që janë në Amerikë. Ky i hoqi fshatarët nga fshati. Nuk e vlerëson prodhimin vendas. I do të huajat. Si do të ketë turizëm? Si presim turizëm me pulat e Brazilit? Ju po hani kecat brazilianë. Ne na helmojnë. Na kanë helmuar arsimin. Duam dorëheqjen tënde. Po ne na mban Serbia kapur prej fyti”, tha ajo.
Një emigrant shqiptar tha se i është bashkuar protestës me synimin për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama. Ai iu sugjeroi protestuesve që të bllokojnë aeroportin e Rinasit dhe portet dhe Ramën ta rrëzojnë brenda një muaji. Madje sipas tij, ta shpallin edhe non grata.
“Do rri këtu derisa të rrëzojmë diktatorin e fundit në Europë. Ne duhet ta rrëzojmë brenda 1 muaji, bllokojmë aeroporte, porte, kuvend, kryeministri. Të bllokojmë gjithçka se nuk ikën ky, është si Vuçiç, nuk e lëshon. Të nxjerrin non grata 4 persona, Edi Ramën, Linda Ramën, Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën”, tha ai.
Protestuesit kanë ripërsëritur kërkesat utopike drejtuar qeverisë, të prezantuara fillimisht nga Dritan Goxhaj. Kësaj radhe mikrofoni për t’i lexuar kërkesat iu besua një tjetër protestueseje, Arvina Lleshit.
“Deklaratë politike për të sqaruar protestuesit se kjo protestë kërkon: Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë, krijimin e një qeveri teknike tranzitore jo partiake me mandat 12 mujor, ndryshime kushtetuese ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit dhe miratimin me referendum popullor duke përfshirë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimi i ligjit për financimin e partive, kufizmin e mandatit të krye në 2. Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e paketës së maleve, investimet strategjike. Këto janë kërkesat tona, legjitime dhe të panegociueshme. Ne mbetemi të vendosur në rrugën e protestës paqësore deri në plotësimin e kërkesave”, tha protestuesja.
Komente











Spo degjoje 1 shprehje per berishen,per 21 janari ,gerdecin. Thirrje vetem per dhune?!
PërgjigjuE dha dorëheqjen Rama?
PërgjigjuEmigrants jam sot e 36 vjet!nuk kam kerkuar asnjeher ndihme atje ku je mo kok car i respekton rregullat kurse ketu ne Shqiperi ben te diturin!aty pellit se te gjatin do maresh car me zile!
PërgjigjuMifati kujton se është puntor i Komb.Çeliku i Partis,ku dhe shkollën e lartë e ka natën pazi u bë oficer policie pa arsim përkatës.Panvarësisht punës që ka bërë ai është nga ata që jan të pa arsimuar por me shkolla të përfunduara kur ishte në detyrë.Ai vuante dhe vuan për ofiqe.
PërgjigjuMitati? Hem… Mitati u pasurua me fabriken e cimentos. Kamiona te tere dilnin naten dhe shperndaheshin ne destnacione te caktuara dhe paguhej cash. Njerezit e Mitatit ne ate kohe kur ishte shef i komisariatit ne Elbasan,i shoqeronin gjer ku duhej dhe merrnin pagesen. Ne ate kohe asgje nuk u hetua se prokuroria dhe gjykata ishte ne dore te Pd dhe miq. Mitati ishte nga milionerat e pare polic ne dollare dhe marka. Ndofta nga shqiptaret me te pasur te vendit. Kjo eshte . Nuk eshte sajese. Pyesni.
Aty rrini se te gjatin do merni!kollaj eshte te rrezohet qeveria!ju ka lene mendja!
PërgjigjuPërsëritja është shënjë frike.Ata mendojnë se po të jenë shumë LIGJI NUK KA SE ÇFARË JU BËNË.Ata harojnë që çdo berë varet nga këmbët e veta,dhe për më tepër në vëndet e vuajties së dënimit ka vënd për çdo shkelës së ligjit.TË ZBATOHET LIGJI.
PërgjigjuTi qe qenke emigrat pse nuk shkon ne vendin qe ke emigruar, apo beni rremuje ne Shqiperi dhe ikni pastaj.Populli ka vendosur nepermjet votes.
PërgjigjuA pyesni ku i gjejnë financat këta plera... Agjentura dhe të infiltruar nga Irani. NOC RROKUN e keni të sigurtë se populli virdiktin e jep me votë...
Përgjigju