Ralf Gjoni në Kuvend/ Mehmetaj e ashpër: S'janë tanët, dolën pa dinjitet, manekinë të Ramës

Sot u zhvillua në Tiranë Konventa Kombëtare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa për të komentuar aktualitetin politik dhe aksionin opozitar ishte e ftuar në studion e Report Tv ish-deputetja Kejdi Mehmetaj.

"Për të mirën e Shqipërisë që mos u duhet shqiptarëve ta nxjerrin me dhunë, Edi Rama duhet të largohet vetë. Në zgjedhje ka një parti dhe parti të tjerë të sponsorizuara nga Edi Rama. Në gjykimin tim nuk janë as ligjore.

Partitë që po bëjnë opozitë me qytetarët janë në terren. Shqipëria nuk mund të kthehet në kohën e komunizmit. Jo Edi Rama, por edhe 100 si Rama të jenë nuk kanë për ta kthyer pas Shqipërinë. Arsyeja pse u shty hapja e negociatave është e qartë. Citoni raportet nga Berlini, Parisi, Amsterdami dhe vendet e tjera dhe janë shumë të qarta" tha ajo.

E ndërsa Mehmetaj dhe pjesa tjetër e deputetëve të opozitës dogjën mandatet, kandidatët nga listat e dy partive, PD dhe LSI-së po vijojnë që të plotësojnë karriget në Kuvend. Mes atyre që kanë pranuar janë edhe Ralf Gjoni dhe shumë kandidatë të tjerë që ishin në listat e LSI-së. Por si i ka marrëdhëniet Mehmetaj me këta individë dhe si e gjykon vendimin e tyre?

"LSI ka marrë një vendim në Komitetin Drejtues që thotë qartë që secili prej atyre që vendosën që të bëjnë një zgjedhje të tillë ndryshe nga partia janë automatikisht të përjashtuar nga partia nuk mund të përdorin logon e partisë, pasi nuk janë më tanët.

Sa i përket pikëpamjes personale, më vjen keq që njerëz që i kisha njohur me karakter por dolën të manipulueshëm dhe të blerë, manekinë, që komandohen nga Rama. Ndihem keq se si LSI-ja dhe Shqipëria meritojnë të kenë burra dhe gra dinjitozë, por për sa kohë nuk janë, rruga mbarë iu qoftë, shqiptarët nuk mendoj se do ua falin lehtë zgjedhjet që bënë" përfundoi Mehmetaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qeramudin Skraparlliu: 05/05/2019 23:16

    Vajza kishte sh privilegje. Le te nxjerre 2 dokumente. 1 te lindjes dhe diplomen e te shkolles se lart. E kapas baben kur ishin go..ret e EDi Rames drjetor Burimeve bjerezore ne Hipoteke. Nuk kishte kryeqyteti duhet te vishin kokrrat e katunareve? e te zejshin venet qe i takojn venalive. Kjo fshatarja qe akoma se ka bo sefte me ate surrat qe ka,nuk duhet as te dali ne Tv. Aresyeja sh e thjeshgte, Origjina familje barbone. Pra barbonet nuk duhet as ta morin certifikaten ne TR e jo te bohen deputete pa e bo sefte.

    Përgjigju
  • Wxx: 05/05/2019 19:05

    Ti nuk ploteson kushtet per deputete, kurse ata kane shkolle me shume se ju. Ti nuk ishe deputete e zgjedhur direkt nga populli, por ishe me liste. Lista si i pari si i fundit njelloj jane, ju ishit te paret se kishit privilegje me shume dorezuat mandatin ska problem qente le te lehin karvani shkon perpara

    Përgjigju
  • GJIMNAZI: 04/05/2019 18:48

    Ka dinjitet kjo që të flasi për dinjitet!?

    Përgjigju
  • xXx: 04/05/2019 17:20

    Epo kur flet dhe kjo shapka për dinjitet?!!!

    Përgjigju
    • robi: 06/05/2019 10:04

      U shofte Shqiperia nese pret mend nga kjo laraske me bisht qe vetem trajnimin e haremit veror te Jales ka per cv-, se ka qene shume aktive ne trajnimin me metoda erotiko-naziskine te lristave megjithese eshte me shkolle te mesme , te larten do e mbaroje kur te vije ne pushtet leshidhise pas vitit 2029 dhe te hapet perseri univeristeti Vitrina

    • Raul: 04/05/2019 21:17

      Amon kur flet kjo laraska me shkollë të mesme që u promovua nga Likja vetëm se ishte shumë aktive në haremin veror të Jales, kjo është vetëm një sharebajge me intelekt zero, lef si kone, i bën fresk Nafijes

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda