Ish deputeti Ralf Gjoni e konsideron opozitën në Shqipëri si të paaftë dhe ineksiztente dhe veçanërisht Partinë Demokratike si një parti ndihmëse të pushtetit.

“Sigurisht që është opozitë e paaftë, është inekzistente. Kjo është parti ndihmëse e pushtetit. Rrotulloheshin treshe në krevat por tani janë dy sepse atë të tretin e kanë çuar brenda në kuti, por përkohësisht sepse do të dalë edhe ai. Unë kam qenë një nga nismëtarët për sistemin me lista të hapura, sot unë mendoj që ulja e numrit të deputetëve do e vështirësonte shumë hyrjen e partive të reja në parlament. Dakordësia mes PS dhe PD është e panegociusheme" tha ai.

"Sot duhet sistemi mazhoritar,  Unë do të isha pro edhe 50 deputetëve. Sot qytetari shqiptar nuk e di kush është deputeti, pra reduktimi do të bënte sens në një kontekst mazhoritar e jo proporcional. Edhe më bufi dhe më injoranti në Shqipëri e di se për të kurdsur plane, Rama dhe Berisha janë gjithmonë bashkë, mos harroni hedhjen në 2008 të Ilir Metës drejt Jozefina Topallit për shkak të kodit famëkeq të 2008-ës.  Ata rrezik takohen bashkë ose në Surrel ose në Lalëz për të kopsitur të ardhmen dhe siguruar të ardhmen e tij” shtoi Gjoni


Lajmi kryesor:

A e ka luksin PD të përjashtojë Ervin Salianjin? Gjoni për Report TV: Është intrigë e Berishës për mbijetesë politike! Mustafaj: Partia ka nevojë për disiplinë e jo përçarje