Në një kohë që para Ministrisë së Arsimit zhvillohej protestë, kryeministri Edi Rama mblodhi këshillin e ministrave në godinën e qeverisë.
Mbledhja rutinë e qeverisë siç do të mërkurë për të marrë vendime, nuk la jashtë vëmendjes atë se çfarë po ndodhte në Tiranë me protestuesit që edhe në ditën e dytë të tubimit para Ministrisë së Arsimit, vijuan sulmet ndaj institucionit.
Sic Report Tv mëson, kryeministri Edi Rama ka mbajtur qëndrim në mbledhjen e qeverisë edhe për protestën.
Për atë pjesë të tubimit që përfshin studentët, ata që të paktën publikisht u shfaqën si nismëtarë të tubimit, kryeministri mësohet t’i ketë kërkuar anëtarëve të kabinetit qeveritar, të jenë të gatshëm për të dëgjuar kërkesat që studentët kanë, duke i ndarë kështu nga pjesa tjetër e akteve të dhunshme.
Ndërkohë, këtë të mërkurë në mesditë, do të mbahej mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, në Pallatin e Brigadave, por ndoshta nën klimën e kësaj situate, mbledhje u anulua. Nga kryeministria apo PS nuk pati asnjë arsye zyrtare të anulimit.
Takimi ishte thirrur nga kryeministri Edi Rama në orën 12:00 dhe pritej të mblidhte deputetët socialistë dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Sipas axhendës në fokus të diskutimeve do të ishin dy çështje “Prania Besnike” dhe “Pasqyra Albania”.
-
Tik tak
Përgjigju -
Rama u kerkon deputeteve “degjoni studentet” - studentet kerkojne doreheqjen e Rames - si duket vete eshte shurdh dhe deputetet i ka si aparat degjimi ose psikopatia eshte aq e rende saqe tallet diten per diell.
Përgjigju -
A shyqyr qe fole nje here si Burrat o Zonja Kryeminister. Kerkesat Tona jane Ti Burg dhe Berisha Butg me gjithe Zagaret qe keni ngjy gishtin ne tepsin tende o pushta
Përgjigju -
Arroganca jote .arroganca e te gjithe zyrtareve der te roja i nje bashkie.mendjemadhaia jote.ligsia qe nje zot e di nga te buron. Pa deshira per te degjuar etiketimi kazan e sorra...trimerimi pas nje tufe policeah e bandiitesh medemek investitor strategjik duke peraenifikuar veten me luanin hej human ca malli ke pi qe te duket vetja luan hiq dore e largohu
Përgjigju







Komente
Komento