Lulzim Basha refuzon ftesën e Edi Ramës për t'u dialoguar së bashku reflektimet e ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor për listat dhe formën e re të koalicioneve. "Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale" shkruan Basha.


Lajmi kryesor:

Kuvendi hapi listat, Basha refuzon ftesën: E ke vendin në burg! Rama: Lëri kërcënimet, hajde të gjejmë me konsensus formulën për koalicionet