'Pse s'ulet në debat me Bashën'/ Rama: S'është në traditën shqiptare dhe duhet të kisha përballë një lider që s'e fshijnë për 30 sekonda nga drejtimi i PD

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur për herë të parë kreut të PD-së pas ftesës së këtij të fundit që të zhvillojnë një debat publik.

Rama theksoi në emisionin 'Përballë' se debati publik nuk është traditë e zgjedhjeve shqiptare, ndërsa shtoi se nuk dëshironte që ta sillte ai risinë për aq kohë sa përballë tij ka një lider që nuk mban përgjegjësi për ato që thotë dhe bën.

'S’di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat me kryeministrit dhe rivalëve përkatës. Nëse është një traditë dhe unë e kam thyer më thoni.Do duhej që të ishte vërtet përballë një lider që është përgjegjës për atë që thotë dhe atë që bën dhe jo dikush që edhe pse falë konsulentëve i ka fshehur nga ekranet ata që e kontrollojnë dhe ata që mund ta fshijnë për 30 sekonda nga ai pozicion. Është fare e thjeshtë.'- tha Rama.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
'PS ka në dorë të dhënat e qytetarëve?' Rama: Çfarë duhet të themi për PD-në që çmendi miletin, ka telefonuar gjithë zyrën time sot! Prej vitesh kemi një sistem patronazhimi

Kryeministri Edi Rama tha se të dhënat që disponon Partia Socialiste të qytetarëve janë të mbledhura derë më derë që nga viti 2009 dhe se prej vitesh punojnë me një sistem patronazhimi.

Rama tha se PD-së së fundmi po çmend qytetarët duke i telefonuar dhe se ato kanë të gjithë data base-n e të gjithë telefonave.

'E para një herë që edhe sot nga sa më thanë kush kishte dalë në emër të PD-së kishte pohuar se të dhënat e AKSH-it nuk janë një database që e merr kushdo dhe e transferon kushdo, nuk depoziton të dhëna të integruara. Kjo nuk ka lidhje fare me AKSH-in! Çfarë duhet të themi për PD që me call centerat e Agron Shehajt e çmendën këtë milet. Sot kur u ktheva nga fushata të gjithë njerëzit e zyrës time ishin marrë në telefon për të disatën herë nga PD. Kanë të gjithë data base e të gjithë telefonave e çmendën miletin me telefona. Ne kemi prej shumë vitesh që punojmë me një sistem patronazhimi dhe ka që nga 2009 që ne mbledhim të dhënat derë më derë. Ai Excel është shumë i prapambetur dhe i epokës së vjetër për të qenë i PS-së.'- tha Rama.

 

Dy ditë më parë, përmes ish deputetit, Enkelejd Alibeaj, PD denoncoi Partinë Socialiste se sipas saj ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë duke shkelur privatësinë e tyre gjë që është vepër penale. Alibeaj tha se në selinë e PS janë vendosur kompjuterë dhe serverë që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania për qëllime zgjedhore.

Platforma e-Albania hodhi poshtë akuza e PD se të dhënat personale të qytetarëve po përdoren nga PS për qëllime zgjedhore. Në reagim e-Albania shkruan se këto janë të pabaza dhe se kjo platformë në asnjë moment nuk ruan, administron apo përpunon të dhënat e qytetareve por është një urë e qendërzuar komunikimi mes shtetit dhe qytetarit e biznesit.

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kush mendoni se duhet ta drejtojë Partinë Demokratike pas 13 qershorit?

Komento

Komente

  • Iris: 14/04/2021 03:12

    Tradite nuk eshte,por mund te behet;problem eshte degradimi i tij,sic shihet neper studiot e TV-ve.Personalisht mendoj qe debati eshte dicka e shendeteshme ne demokraci.

    Përgjigju
  • Vedat: 13/04/2021 22:27

    Edhe sikur ta besojme, perseri duket qe Rama i ben bisht dhe fshihet debatit publik. Njesoj si Berisha. Nese kandidati i opozites eshte kukull apo ne duart e te tjereve, aq me mire per Ramen. Do ta shpartallonte menjehere. Por jo, ai smundet pasiqe do te dale ne shesh injoranca qe e karakterizon, mungesa e etikes, perplasja me gazetaret etj. Patetik komplet.

    Përgjigju
    • @vedat: 14/04/2021 05:10

      Nuk ke pse ta besosh, se me të vërtetë i shmanget debatit publik. Por arsyeja që i shmanget nuk eshte injoranca dhe te tjerat qe thua, por është vetë Luli. E ke parasysh kur macja kap miun dhe e mban te gjallë? Dicka e tille luhet dhe me Lulin. Nje perballje Rama vs Luli do perfundonte me shkatërrimin e Lulit, dhe me mire nje oponent i dobet se sa pa oponent. Po ta "vriste" politikisht Lulin, dikush tjeter do merrte drejtimin e PD,( me shumë gjasa do ishte shumë herë më i përgatitur nga Luli). Nje force si PD ne duart e nje politikani te përgatitur mund te rrezoje Ramën shume lehte, por nje force si PD ne duart e Lulit i siguron Ramës 4 vjecarin e ardhshem. Nuk e kuptoni qe Rama luan si macja me miun qe nga koha e cadres me Lulin? Jane te gjitha te menduara,te planifikuara nga Rama dhe nga ata qe jane mbi Ramën, dhe jane te pranuara nga Luli. Luli eshte nen shantazh dhe do pranoje cdo gje qe ti serviret se ska nga luan. Sa te marri fund reforma, kuptohet. Pastaj i therrasim pak per te bere hesapet, por jo vetëm Lulin. Te gjithe, dhe Rama bashke, por me sa duket Rama do jete i fundit. Nuk ka injorantë aty. Rama po e po qe s'është por do thoja edhe Luli deri diku. Pre secilin janë shpërndarë rolet dhe secili do e luaj rolin e vet. Dikush lartë, dikush poshtë. Hajt tung se zgjati shumë.



×

Lajmi i fundit

John

Ankimi i rezultatit të zgjedhjeve për Gjirokastrën, nis mbledhja në KAS