Anuloi 30 qershorin! Rama: Meta e humbi të drejtën të qëndrojë në atë zyrë

Ndonëse presidenti Ilir Meta njoftoi ditën e djeshme anulimin e datës e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t'u mbajtur me 30 qershor, kryeministri Edi Rama vijon axhendën e tij elektorale.

Paraditen e sotme ai ishte në Burrel nga ku foli për vendimin e presidentit Ilir Meta, duke thënë se ditën e djeshme ai shkroi fatin e tij dhe humbi të drejtën për të qëndruar në atë zyrë.

Kryeministri deklaroi se akti që paralajmëroi presidenti i Republikës, 'politikisht është vetëvrasje, ligjërisht është nul dhe moralisht është turp dhe s'ka më turp'.

Ai shprehu vendosmërinë se zgjedhjet do mbahen do apo s'do Saliu apo fallxhorja.

Kreu i qeverisë foli edhe për rrugën e Arbrit, teksa deklaroi   se punimet në këtë aks do bëjnë të mundur që brenda 4-vjeçarit të ardhshëm rruga nga Burreli në Tiranë do bëhet brenda orës.

Presidenti njoftoi ditën e djeshme pak pas nisjes së protestës së tetë kombëtare të opozitës së bashkuar se do të anulojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit. Kreu i shtetit, nuk ka caktuar datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve. Në një deklaratë për mediat shpërndarë në nisje të protestës të tetë të opozitës jo parlamentare kundër qeverisë, Meta deklaroi se ky vendim vjen pasi asnjë nga palët politike nuk ka reflektuar për zgjidhjen e krizës.

Pas shkeljes së rëndë të Kushtetutës nga kreu i shtetit, Partia Socialiste mësohet se ka nisur menjëherë lëvizjet për të mundësuar shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës. Sipas burimeve, socialistët do të përgatisin procedurën për shkarkimin e Metës me dy të tretat e votave të Parlamentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:27
Rama nga Burreli: Me rrugën e Arbrit do shkoni brenda orës në Tiranë

Kryeministri Edi Rama njoftoi investimin që do bëhen në rrugën e Arbrit e cila siç tha ai brenda katër viteve të ardhshme do mundësojë që rruga Tiranë-Burrel të bëhet brenda orës. Ai tha se kompania e mriëmbajtjes së rrugës Burrel-Klos do mbajë përgjeëgjësi për punën pa cilësi.

"Më vjen shumë mirë që më në fund ne do mund të përputhim vizionin, programet,energjitë e qeverisë me ato të Bashkisë së Matit dhe do mund të rimarrim një rrugë të ndërprerë katër vite më parë për të fituar kohën e humbur. Më vjen keq që në këtë stacion ri-mblidhemi dhe në këtë shesh nuk ka ndryshuar asgjë. Zemra e bashkisë ka ndaluar për katër vjet. Ka ndryshuar vetëm një grusht njerëzish. Ju siguroj se në katër vitet e ardhshme do sjellim këtu një ndryshim të madh. Edhe ju do lidheni me Tiranën në një rrugë moderne europiane që do iu çojë në Tiranë në më pak se një orë. Punimet e mirëmbajtjes në rrugës Burrel Klos nuk janë si i meritoni dhe kompania ose duhet të bëjë punët që ju meritoni ose do përballet me masat për atë punë pa cilësi. Më vjen mirë që rrugën e Arbrit po e bëjmë realitet", tha Rama.

Ora 12:24
Rama: Do apo s’do Saliu, Iliri, Basha apo fallxhorja zgjedhjet do bëhen në 30 qershor

Nga Burreli teksa vijoi fushatën elektorale kryeministri Edi Rama e cilësoi veprim e Metës nul dhe u shpreh i vendosur se zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, do apo nuk do Saliu, Iliri, Basha apo fallxhorja.

“Dje papritur u shfaq shpëtimtar i atyre që kishin mbatur atje në rrugë, presidenti i Republikës duke paralajmëruar një akt që politikisht është vetëvrasjes,ligjërisht është nul dhe moralisht është turp dhe s'ka më turp dhe mos u çudisni nëse ju them se nga fronti shpëtimtar i opozitës nu është çmenduria e fundi, do ketë edhe gjëra të tjerë.Do apo s’do Saliu, Iliri, Basha apo fallxhorja zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Kushtetuta nuk është filxhan që e rrotullon nga të duash”, tha Rama

Ora 11:30
Rama flet nga Burreli: Dje Ilir Meta shkroi fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se me anulimin e dekretit të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta e humbi të drejtën për të qëndruar në zyrën e tij. 

"Dje Ilir Meta  e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete do t'iu bëhet shumë e qartë. Kjo luftë nuk është për Bashkitë. Gjithë kjo orvatje për ta çuar Shqipërinë në orvatje nuk bëhet për disa bashki por sepse kërkohet një pazar për të varrosur reformën në drejtësi, kërkohet rrëmujë për të goditur të vetmen forcë që do të jetë mbështetësja e reformës në drejtësi dhe e zbatimit të saj për të kaluar nga ligjet te gjyqet. Ilir Meta mund të bëj një dekret për t’i shpallur luftë Amerikës por kjo është e pa logjikshme", tha Rama.

Ora 11:27
Xhaçka: Zgjedhjet nuk i ndal dot opozita me molotov, dhe as krerët e opozitës në Presidencë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka foli nga Burreli lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit. Ajo tha se zgjedhjet nuk mund t'i ndalojë as opozita me molotov në shesh dhe as ndonjë nga krerët e opozitës në presidencë.

"Nuk ka pasur asnjëherë një dallim mes asaj që përfaqësojmë ne dhe ata. Këto nuk janë thjesht zgjedhjet lokale por nje referendum për t'i dhënë fund tranzicionit. Një grup i vogël politikanësh kanë vënë para interesat e tyre. Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor, jo se e tha kryeministri por sepse e parashikon kushtetuta. këtë nuk e ndaj dot as opozita me molotov në shesh dhe as ndonjë nga krerët e opozitës në presidencë", tha Xhaçka.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 10/06/2019 08:53

    6 vite shumica shqiptare pritej arrestimin e saliut lulit ilirit, ik...

    Përgjigju
  • Xhemja: 10/06/2019 01:29

    Z Rama Dardha e ka bishtin prapa

    Përgjigju
  • fisheku: 09/06/2019 20:45

    le te themi keshtu, presidenti i gjithpushtetshem they kushtetuten, FAKT, ben shpetimtarin, pyetja lind a do te shpetoje ky vendim (opo)personal dicka,ASGJE, kriza e sajuar e perseritur do kompromise a ishte vendimi i z. Meta nje kompromis, sa here arriti ky pushtet i pavarur presidencial te ndermjetesoje dhe sa here ja arriti.

    Përgjigju
  • Alb: 09/06/2019 19:26

    Sepse gezojn skuptohen keta,97 te bejn e luft ca do bejn po ne pushtet si do vin e kane analizuar se mir u vran u pren edhe zgjedhje nuk behen edhe rama iken po kush garin fiton se keta jo njeher.

    Përgjigju
  • Liku: 09/06/2019 16:24

    Të gjithë duhet të pranojnë vendimin e Presidentit”, Nënkryetarit i Grupit CDU-CSU: Çdo gjë tjetërdo ishte jo europiane thote Watepol. Presidenti nderhyri per te mos pershkallzu krizen. Sot nuk ke Gjykate Kushtetuese dhe ne kete menyre nuk ke ku te denoncosh shtremberimin apo vjedhjen e votes. Tani merri te gjitha z.Rama. Ke 2 vite ne pushtet absolut,pra pa asnje parti kualicioni dhe per keq qeverisjen do pergjigjeni personalisht. Ka 6 vite qe PD nuk qeveris e Ju vazhdoni me shprehjen "e ka fajin Berisha, Basha, Iliri apo Monika. Tesh 2 vjet eshte faji juaj personal qe sot jemi ne kete derexhe.

    Përgjigju
    • Vlora e lire: 09/06/2019 19:34

      Ik o pirdhu ti bashke me liken... degjove

  • Robert: 09/06/2019 16:17

    Ti rruani leshte

    Përgjigju
  • Justice: 09/06/2019 15:28

    Nuk keni per te bere zgjedhje dot jo,jo se nuk do luli me monen.Porse eshte e dukshme qe do vije nje ndryshim,sado i vogel,por qe do ju tregoje sa vleni,sepse mendoni se jeni fitimtare,a thua se po luftoni me armikun.Deri kur te shkaterroheni te gjithe cakenj qe jeni,ky popull sdo gjej qetsi,pervec atyre qe jane hipnotizuar nga kryeveprat e sali-lul-like-mon-rama.

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/06/2019 14:37

    Iliroja do kthehet aty ku ishte, krijetar i partisë, që do të thotë se Mona u vu aty që ti mbajë karrigen sepse nqse nuk do ishte Mona aty, Iliroja s’mund të rrikthehej, që do të thotë se patia na paska qënë biznes familjar..Bravo!

    Përgjigju
  • Hysen: 09/06/2019 14:34

    Nese dekreti per anulimin e dates se zgjedhjeve hyn ne fuqi,atehere zgjedhje ne dsren 30 qershor nuk do te kete. Presidenti.nuk.mban pergjegjesi per aktet e kryera gjate ushtrimit re detyres se tij. Prandaj.ate dite beni plazh.

    Përgjigju
  • Cubi: 09/06/2019 13:11

    Ky do njihet si presidenti i turpit qe ka patur shqiperia keto vite te tranzicionit te veshtir qe po kalon shqiperia.Persa i perket se gjoja ka shmangur perplasjet ai i ka hedhur benxin zjarrit ku do te digjet vet i pari.Mua te drejten per te votuar ma ka dhen kushtetuta dhe don me ma heq president b*** q***.Ky vegla qorre e sali Berishes.KRINELAT qe kan lyer duart me gjakun e popullit dhe Jan akoma pa u ndeshkur.Do ju vij ora,por po vonon ca

    Përgjigju
  • Ervis: 09/06/2019 12:58

    Atehere z.Kryeminister jepi drejtim mos u mendo shume.

    Përgjigju
  • Albani: 09/06/2019 12:48

    Presidenti e shmangi nje lufte te pakontrolluar civile ne vendin tone.Ti z Rama haptas morre ne mbrotje ish minstra e deputet te kapur me krimen.Popullit i ka ardhe te hunda.Por as opozita nuk ka kredibilitet te plote te populli.

    Përgjigju
    • Dushmani: 09/06/2019 13:04

      Nuk ka fare kredibilitet, fare Alban!

  • Pssssssssss: 09/06/2019 12:36

    Ke shume te drejt kryeminister halabak, coje vendimin e presidentit qe vendose ti me votat e ps ne gjykate kushtetuese dhe rrezoje. Tu kthye ne bumerang cdo gje. Kujton se me arrogancen tende do te mund te tallesh b.... me shqiptaret. I bere te gjithe kazane, kadrinj. Te duket vetja mbret. Viktime e fodulloekut tend to biesh o plehre. Ti bashke me shpuren tende dhe bashke me gjithe politikanet e tjere shqiptare qe e derrmuat kete popull. Kurr mos befshi hajer o hajdute, mashtrusa, interesaxhi e dallaverexhi.

    Përgjigju
    • Justice: 09/06/2019 15:21

      Asnje pike dhe presje nuk do i shtoja komentit tend.

  • Xxx: 09/06/2019 11:59

    Po si ka mundesi qe sa here ngre pak koke SHQIPERIA dalin nga shpellat keta te malit dhe shkaterojne gjithcka....

    Përgjigju
    • Shpellari: 09/06/2019 21:38

      Po' cfare te Kane bere ty keta te malit o xxx apo se je vete lepur fushe. Rrofte shqiperia e shqiptareve.

  • Ja kush eshte: 09/06/2019 11:14

    Kush po kerkon me cdo cmim perplasje kush ... ky kriminel qe kemi ne krye. Nuk da ta japin ate kenaqesi joooo harroje. Te gjithe kete po e ben nga frika e premtimeve qe i ke dhene bandave e oligarkeve. Ata spo te lene te ikesh o maskara se per popull e opozite e dreq e shejtan ty sta ndjen fare. Do qerrohesh si mij o bandit qe te dikton krimi e oligarkia ndaj je bere gjysem njeriu. Je bere si 200 vjec se 100 vjecareve ju vjen anash atyre ju ndrit fytyra ti je bere ztere e zi si kufome. Qerrohu o i cmendur.

    Përgjigju
    • Trampolin: 09/06/2019 12:44

      Njerez si ti vec burgu i pret...

    • po ti kush je: 09/06/2019 12:22

      ky krimineli erdhi me vota ne krye kur gjysmen e qeverise e kishte kamarjeri dhe doktori.ja kush jeni ju te dashur.sa per fytyren shikoje cik doktorin me te bijen te birin dhendrin baxhanakun qe se njef te birin dhe femijet e mones,dhe ne fund shiko fytyren tende te femijeve te tu dhe komshinjve qe ke aty ku banon.beji mire krahasimet shoku nqs je neutral.nqs ke ngrene edhe ti nga corba e sales bejeri se i renke mire i thone nje fjale.30 qershor dita qe shqiperia keput zinxhiret e injorances dhe hajduterise 30 vjecare te tradhetareve te kombit!!

    • Arberi: 09/06/2019 11:59

      E kerkon Saliu perplasjen. Kush eshte i lire do te votoje, ju qe nuk doni mos votoni. Kaq e thjeshte eshte. Perse do te me pengosh ti mua te votoj? Cfare duhet te blej ne supermarket une sipas teje? Gjize shpellaresh apo djath italian? Ikni ore shpellare te qelbur.

  • Burrelsi: 09/06/2019 09:58

    Ne 30 qershor 97 do ju duket lule...

    Përgjigju
    • Malsori: 09/06/2019 18:16

      Veriu dhe verioret nuk bejn lufte 97 Se 97 tgjith kaderra ishin dhe kalamajt dhe plumbat i hanin njerez kot me kot. Ne nuk i harxhojm plumbat me njerez te pafajshem po tna bi njeri ne hake ateher Kanuni eshte ne gjakun tone dhe nuk largohet dhe per mijra vite. Keshtu ce nga maloket rujuni jo komente anonime se kan thith ajer bjeshke jo noft ballshi e tym metalurgjiku

    • Burrelsi: 09/06/2019 13:37

      Atehere te kuptohemi, une nuk jam pro luftes. Kam 20 vjet qe jetoj jashte dhe ndryshe nga ju nuk jam ushtar as i lulit,saliut,rames apo metes. Uroj qe ne shqiperi te kete zgjidhje sa me paqesore dhe me vjen keq per ju, per te gjithe ju ketu qe doni apo sdoni jeni te varur nga politikanet qe vet keni zgjedhur si majtas apo djathtas. Statusi im ishte per tju thene se situata ne shqiperi po percillet shume e acaruar dhe delikate nga mediat e huaja. Ju rujt zoti!

    • Vlora: 09/06/2019 12:48

      Burrelsi do na hani kokën e Hajdarit.

    • Machiato: 09/06/2019 12:45

      Beju gati per burg o pjelle anti- demokrate

    • CaBone: 09/06/2019 12:13

      Betem koha eshte tregusi me i mir i gjithckaje....... mos e permend 97en sikur te ishte loj me fishekzjarre. Por besoj se ti ske pas lindur fare. Dhe sa per 97 ato i hapen gamgsterrat e vlores e jo te veriut. Cou Enver se ti i vjen hakut kti populli te babzitur qe shesin gjithcka per pak interes. Nje gje them un qe njerzve qe mbeshtesin qeverin nuk duhet ti meret mirsjellja per dobsi. Anej ka katuni im thon qeni qe lef te rrun kr..rin. ✌️

    • Trnakop Kacija: 09/06/2019 12:13

      Ty e te tjereve si ti - at LULEN E BALLIT do ta qendisim. Provone pale ta shofim.

    • Tirona: 09/06/2019 10:39

      Po ku ishit ju maloket e sales ne 97 mer? Se nuk kishte kokerr maloku rrugve!

  • asolingo: 09/06/2019 09:00

    Pergjigje e sakte e kryeministrit zgjedhjet me 30 dhe se luan topi.

    Përgjigju
    • Ritaty ritatý: 09/06/2019 16:38

      Ne te sateme do nehan zgjedhie

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë