Sot ishte planifikuar që të ishte dita pa makina në Tiranë, por kryeministri Edi Rama kërkoi që të shtyhet. "Ku është kryetari i bashkisë?

Atë ditën pa makina mund ta shytojmë për një ditë tjetër" kërkoi Rama.  Më pas fjalën e mori Veliaj, i cili tha se aktiviteti është përqëndruar tek sheshi “Skëndërbej” edhe si një formë argëtimi për ato familje që nuk qëndrojnë brenda në banesat e tyre nga lëkundjet e tërmetit.

Ai theksoi se pasdite do të ketë një mbledhje të këshillit bashkiak për të akorduar një fond për familjet e prekura.


Lajmi kryesor:

Të dëmtuarit nga tërmeti Rama i çon me pushime të detyruara në Durrës: Bëni edhe shëtitje buzë detit