Rama: Marrëveshje binjakëzimi me spitalin Sheba të Izraelit, nis vitin e ardhshëm nga Onkologjiku dhe do shtrihet në gjithë QSUT

 

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një procesi bashkëpunimi me spitalin Sheba të Izraelit. Rama tha se do të firmoset një marrëveshje binjakëzimi të plotë dhe Onkologjiku do të jetë pika e parë e bashkëpunimit dhe transformimit duke nisur nga viti i ardhshëm.

Kryeministri  tha se ky bashkëpunim më pas do të shtrihet në gjithë QSUT, hap që sipas tij do të sjellë një transformim të jashtëzakonshëm në shërbimin shëndetësor publik.

“Kemi nisur një proces bashkëpunimi për të arritur marrëveshje binjakëzimi të plotë me ndërveprim të plotë me spitalin Sheba të izraelit, i rankuar spitali 9 në botë sa i përket kapaciteteve dhe shërbimeve dhe cilësisë së performancës. Në fillim të vitit të ardhshëm, Onkologjiku do jetë pika e parë e bashkëpunimit në terren. Gjithë programi i punës së Onkologjikut do jetë program që, jo vetëm po ndërtohet aktualisht tani që po flasim me ekspertë të Onkologjikut të spitalit Sheba, por edhe do të ndiqet dhe menaxhohet dhe njëkohësisht do zbatohet në jetën e përditshme të spitalit, bashkërisht duke shfrytëzuar kapacitetin e mjekëve izraelitë, por edhe mundësitë që jep teknologjia përmes telemjekësisë. Besojmë që ky është hap i parë, por ndryshimi do jetë i jashtëzakonshëm për transformimin e atij shërbimi që është më i vështiri në gjithë planetin. Hap pas hapi gjatë vitit të ardhshëm ku bashkëpunim do të shtrihet në gjithë QSUT që synojmë ta kthejmë në qendër ekselence sa i përket shërbimit shëndetësor publik”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: PS s'ka rrezik, opozitarët në garë vetëm për vendin e dytë! Bën bilancin e 2024 e projektet për 2025! Mbyllim TikTok për një vit


SI.E./I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë