Rama-ministrave të PD: Suksese
në jetë, raporti juaj ishte politik

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si politik dhe aspak profesional raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Ai shprehet se raporti komprometon si një epilog krejt i pavend, gjithçka të mirë u ndërtua në funksion të zgjedhjeve më të mira që Shqipëria ka zhvilluar ndonjëherë.
 
Ky raport është një dokument politik, krejt i njëanshëm dhe aspak në nivelin e lartë profesional të Zëvendëskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forcës në fjalë” thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.

Rama- ministrave të PD: Shëndet e suksese në jetë
Megjithatë Rama thotë se mirëkupton raportin politik, i cili kishte edhe disa gafa të panevojshme, ndërsa u uron suksese në jetë ministrave teknikë.
 
Duke u shprehur mirëkuptimin e tij të plotë, qoftë për disa gafa të bujshme e krejt të panevojshme pas zgjedhjeve në sektorin e arsimit, qoftë për mbytjen në fund fare në lugën e ujit të politikës, prej ku ka dalë edhe raporti i njëanshëm, joteknik e joprofesional i Task Forcës, Kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zotërinjve të dorëhequr, shëndet e suksese të mëtejshme në jetë” thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
 
Lulzim Basha: Rama sabotoi punën e teknikëve
Ndërsa Lulzim Basha përmes një statusi në Facebook shkruan se raporti i ministrave teknik, është një dëshmi e manipulimit të zgjedhjeve, në të cilat është përdorur çdo metodë, ndërsa sipas tij, Rama sabotoi punën e tyre.
 
Raporti i ministrave teknikë është dëshmia më e fundit që provon se zgjedhjet u manipuluan. Ky raport plotëson panoramën e denoncimit të manipulimit të zgjedhjeve nga çdo faktor publik vendas dhe i huaj.
 
Raporti dëshmon se në këto zgjedhje u përdor çdo metodë dhe mjet i mundshëm për ndikimin e votës: u ble vota me para dhe favore, u kërcënuan direkt dhe indirekt votuesit me dhunë fizike, psikologjike dhe presion ekonomik, u manipulua numërimi i votave. Në zgjedhje u aktivizuan kriminelët, u përdorën paratë e drogës, dhe paratë e korrupsionit qeveritar. U përfshi administrata dhe u përdorën mjetet dhe burimet publike.
 
Ministrat teknikë u sabotuan, u lanë pa fonde dhe pa burime; drejtuesit e lartë refuzuan bashkëpunimin dhe nuk ju bindën udhëzimeve të tyre; institucionet përgjegjëse vepruan sa për sy e faqe ose nuk u angazhuan fare.
 
E gjitha kjo ndodhi për mungesë totale të vullnetit politik nga Edi Rama për të përmbushur detyrimet që mori përsipër përpara shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar
” shkruan Basha.
 
Ministrat e PD dorëzon dje raportin për zgjedhjet dhe paraqitën dorëheqjet nga qeveria ‘Rama’ pas tre muajve në detyrë për të monitoruar zgjedhjet e 25 qershorit. 
 
Ministrat e PD u larguan dje
Zv/kryeministrja Lendina Mandija dhe ministrat Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Mirela Karabina, Gazmend Bardhi, Xhuljeta Kërtusha e Arben Beqiri i kanë dorëzuar Ramës dje dorëheqjen në mënyrë elektronike.
   
Ministrat e PD u emëruan nga Rama me propozim të Bashës në bazë të marrëveshjes së 18 Majit, si garanci për zgjedhjet e 25 qershorit, të cilat PD i humbi.
 
Roli i ministrave në qeveri ishte të kontrollonin sjelljet e administratës përgjatë gjithë procesit elektoral në mënyrë që të mbrohej vota e lirë e qytetarëve shqiptarë, por në fund ata pranuan se dështuan.
 
Disa pika nga Raporti/ Lexojeni të plotë
-Grupe kriminale në Dibër, Elbasan e Lezhë.
-Policia nuk parandaloi korrupsionin zgjedhorë.
-Shitblerja e votës një fenomen i përhapur
-Policia e shtetit nuk u koordinua me institucione për të garantuar votën e lirë
-Ministrat kanë dërguar në prokurori 110 të dyshuar për krime gjatë zgjedhjeve
-Asete shtetërore janë përdorur për fushatë elektorale
-Nëpunësit e administratës u përfshinë në fushatën elektorale me subjekte të ndryshme
-Është konstatuar që punonjës policie kanë mbështetur subjekte të ndryshme në fushatë elektorale


Deklarate e Zyres se Kryeministrit:
Duke i falenderuar ministrat teknike te Partise Demokratike per kontributin e dhene dhe posacerisht zevendeskryeministren per rolin konstruktiv e per nivelin profesional ne drejtimin e Task Forces per zgjedhjet, kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen per permbylljen e kesaj eksperience pozitive me te ashtquajturin Material permbledhes per marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise, sjelljes apo perdorimit te burimeve njerezore, financiare dhe logjistike te administrates shteterore, gjate procesit zgjedhor per zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise per vitin 2017.
 
Raporti ne fjale fatkeqesisht kompromenton si nje epilog krejt i pavend, gjithcka te mire u ndertua ne funksion te zgjedhjeve me te mira qe Shqiperia ka zhvilluar ndonjehere. Ky raport eshte nje dokument politik, krejt i njeanshem dhe aspak ne nivelin e larte profesional te zevendeskryeministres teknike, si drejtuese e Task Forces ne fjale.

Sidoqofte, kryeministri i falenderon ministrat teknike per gjithcka te mire bene apo u perpoqen te benin gjate mandatit te tyre te posaçem.

Duke u shprehur mirekuptimin e tij te plote, qofte per disa gafa te bujshme e krejt te panevojshme pas zgjedhjeve ne sektorin e arsimit, qofte per mbytjen ne fund fare ne lugen e ujit te politikes, prej ku ka dale edhe raporti i njeanshem, joteknik e joprofesional i Task Forces, kryeministri Edi Rama u uron zonjave e zoterinjve te dorehequr shendet e suksese te metejshme ne jete!

Statusi i plotë i Bashës:
Raporti i ministrave teknikë është dëshmia më e fundit që provon se zgjedhjet u manipuluan. Ky raport plotëson panoramën e denoncimit të manipulimit të zgjedhjeve nga çdo faktor publik vendas dhe i huaj.

Raporti dëshmon se në këto zgjedhje u përdor çdo metodë dhe mjet i mundshëm për ndikimin e votës: u ble vota me para dhe favore, u kërcënuan direkt dhe indirekt votuesit me dhunë fizike, psikologjike dhe presion ekonomik, u manipulua numërimi i votave. Në zgjedhje u aktivizuan kriminelët, u përdorën paratë e drogës, dhe paratë e korrupsionit qeveritar. U përfshi administrata dhe u përdorën mjetet dhe burimet publike.

Ministrat teknikë u sabotuan, u lanë pa fonde dhe pa burime; drejtuesit e lartë refuzuan bashkëpunimin dhe nuk ju bindën udhëzimeve të tyre; institucionet përgjegjëse vepruan sa për sy e faqe ose nuk u angazhuan fare.

E gjitha kjo ndodhi për mungesë totale të vullnetit politik nga Edi Rama për të përmbushur detyrimet që mori përsipër përpara shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Është fakt: Zgjedhjet u dhunuan dhe manipuluan nga Edi Rama dhe makineria e tij e pushtetit e ndihmuar nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës dhe të korrupsionit.

Pasojat e 25 qershorit po ndihen çdo ditë. Parlamenti i dalë nga këto zgjedhje nuk reflekton vullnetin e lirë të zgjedhësve por shitblerjen masive të votës dhe përdorimin e kontigjentit kriminal dhe parave të drogës të cilët janë sot varrmihësit e demokracisë së brishtë shqiptare.

Partia Demokratike respektoi lirinë dhe vullnetin e zgjedhësve dhe nuk u përfshi në asnjë përpjekje për ndikimin apo manipulimin e votës në mënyrë të paligjshme dhe të pandershme. Partia Demokratike zhvilloi një fushatë qytetare të frymëzuar nga njerëzit dhe të përqëndruar tek njerëzit, nevojat dhe aspiratat e tyre.

Në këto zgjedhje Partia Demokratike dha një kontribut të rëndësishëm për demokracinë dhe për vendin duke vendosur standardin që duhet të përqafojnë të gjithë partitë politike për fushatat elektorale nëse duam që në vend të ketë demokraci dhe pushtet të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit.

Reformimi thellësor i sistemit zgjedhor, përfshi votimin dhe numërimin elektronik, është prioritet i Partisë Demokratike.

Partia Demokratike qëndron e palëkundur në bindjen e saj se vendi ka nevojë për një reformë të thellë të sistemit politik, për të risjellë ndarjen, kontrollin dhe balancimin e pushteteve; për të garantuar të drejtat e individit dhe kontrollin demokratik të pushtetit nga opozita; për ta vënë politikën në shërbim të njerëzve dhe jo anasjelltas. Demokratët janë të vendosur për përmbushjen e këtyre qëllimeve jetike për të ardhmen e vendit.

Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe një demokracie funksionale kërkojnë përfshirjen e gjithë shoqërisë, duke filluar me vetëdijësimin se shkelja dhe manipulimi i vullnetit të zgjedhësve është jo vetëm dhunim i një të drejte themelore njerëzore dhe politike, por edhe shkaku kryesor i keqqeverisjes dhe arrogancës politike që vuan vendi ynë prej kohësh.



Redaksia Online
dy.b/ D.T/Shqitparja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis