' Pagat në turizëm, konkurruese me Athinën!' Rama platformë me ofertat e tregut për emigrantët: Çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, kur rrogat këtu janë super

Tirane- Në podcastin e tij “Flasim” kryeministri Edi Rama njoftoi se së shpejti do të ndërmarrin një iniciativë për të afruar në tregun tonë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, kryesisht në sektorin e shërbimit dhe ndërtimit, për të cilat vendi ynë ka nevojë për punonjës të kualifikuar.

Një platformë ku emigrantët shqiptarë do të kenë mundësi të njihen me vendet vakante të punës, pagat dhe kushtet.

"Ne jemi duke u përgatitur të hapim një dritare për të gjithë ata që janë në emigracion, në turizëm dhe ndërtim. Është cmenduri të rrish në ndërtim në Greqi dhe të mos vish këtu ku kërkesa është e madhe dhe pagat janë super. Këtë dritare duan ta hapin në Athinë në Milano, Gjermani.. për ti dhënë ofertat konkrete të tregut. P.sh nësë bari juaj ka nevojë për një person… është e shpallur, kjo është paga ky është pozicioni etj' tha Rama.

Thirrjen e përsëritur për t’u rikthyer në vendin e tyre, ku pagat tha se janë konkuruese, kreu i qeverisë ua bëri sërish.

"Ti ke qënë dhe në Athinë, por meca shoh këtu,pagat në këtë sektor ri janë konkuruese me Athinën. Rrinë andej, paguajnë qera më të rënda, taksa, transport dhe nuk vijnë këtu që të futen në këtë industri ku pagat janë realisht konkuruese" tha Rama.

Në takimet që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me diasporën thirrja për t’u rikthyer në vendin tyre, qoftë si profesionistë të fushave të ndryshme apo edhe si investior, kryesisht në fushën e agroturizmit, ka qënë e vazhdueshme, me premtimin se do të marrin edhe mbështetje nga qeveria.

Nw episodin e radhës të podkastit “Flasim”, Kryeministri Edi Rama kishte të ftuar dy bartender shqiptarë, Kleo dhe Sofo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:58
' Vera apo Koktejli është pija e aristokracisë? Replikat në podcastin e Ramës me bartenderat

Dy bartenderat Kleo dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës në podkastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim” ku zbuluan dhe cfare preferohet tani me shume Vera apo Koktejli

Kleo: Koktejli është pija aristokracisë.

Rama: Po në raport me verën ku e shikon koktejlin ti?

Kleo: Vera është në linjë paralele me ne, një verë e nivelit të ulët nuk pranohet të krahasohet as me një ushqim të nivelit të ulët.

Rama: Një koktejl i nivelit të ulët duhet të jetë një tmerr, fundi, një përzierje e gabuar të çon në dhimbje koke.

Kleo: Vera ka proces tjetër bërje, ju e merrni shërbimin në gotë, artisti është enologu, kurse tek bartenderi i përziejmë këto pije në bar, energjinë tonë e emetojmë direkt aty. Vera është art, patjetër është paralel me ne, ne kemi edhe koktejle me verë. Unë analizën krahasimore e shoh më gjerë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 17/11/2024 09:19

    Z.Kryeministēs,nē shqipëri mund tē ket punē dhe rroga tē mira por,nuk ka shtet.Shteti nuk ēshtë nē anēn e qytetarit,ështē shtet i korruptuar deri nē gryk:

    Përgjigju
  • o edi: 16/11/2024 23:27

    merru me shum me ata qe duan te ktheben dhe qan zemra per shqiperine

    Përgjigju
  • Sinqeriteti: 16/11/2024 23:14

    Rama flet drejt , nuk ja vlen ne itali ose ne greqi te punosh , eshte ndryshe nese ke biznes ama per Pune nese vjen ne Shqipëri hap nje biznes qe ke mesuar andej je shume me i mirepaguar , Shqipëria eshte shume me evropiane ne pamje , ka turizem dhe rrogat mesues infermier teknolog Kane shkuar 900$ dhe nese ke biznes apo prona mund te ecesh shume mire me prodhime blegtorale , vaj ulliri, prodhim teknologjie dhe taksa 0% ! Me kryersorja ne Shqipëri mbetet gjuha , kombi dhe tradita! Kombi vjen perpara secilit prej nesh pastaj vjen shteti pastaj njeriu , ndaj them ne Shqipëri po behet shume me mire ! Nuk ja vlen te punosh ne nje supermarket grek apo bullgar apo romun kur ne shiqiperi paguhesh njelloj dhe ndihesh ne token tende. Edhe rruget po behen gradualisht dhe me futjen e hekurudhess exen shume mire kombi shqiptar !

    Përgjigju
    • edrama: 17/11/2024 08:06

      kur te piqesh do e kuptosh edhe ti politiken

  • Pet.: 16/11/2024 18:05

    Perpiquni qe te mbani keta qe jane akoma ketu, pa per t'u kthyer nga emigrimi thjesht enderrojini.Me ane te rrjeteve sociale mund te genjesh te huajt, jo Shqiptaret. Jo te gjithe punojne ne administrate ku eshte e shtune, e diele dhe festa pushim.Sektori privat eshte shume , shume ,,shume larg

    Përgjigju
  • Mondi: 16/11/2024 17:01

    O zoti rama na duhen profesione te mirepaguara Jo kamarier,pjatalares,pastrusa,e ku di une mos bej kot tralala mos merr njerez .me qafe.ty normale te duhen te pa kualifikuar sepse injorance ti e Sundon kollaj

    Përgjigju
  • nari: 16/11/2024 11:33

    rama ke te drejte Dhendri im mer 70 mij lek ne dite ne ndertim ne tirane eshte aq i kenaqur sa punon edhe te djelen. ne greqi do maresh €80 edhe do paguash cdo gje. ka ardhur koha ti lejne ankimet te gjithe shqiptaret para duke nejtur nuk i mer as ai qe meret me kokaine ose shpija bari

    Përgjigju
    • Pet.: 17/11/2024 18:32

      Nje pune e preferuar eshte ajo qe punohet 5 dite ne jave, festat dhe 4 jeve ne vit te paguara.Kjo eshte ajo qe duhet te ofrohet, pastaj nese eshte e mire paguar kjo eshte bonus.Ndersa puna 30 dite ne muaj, qofte mallkuar pasi eshte vetem per skllever.

    • nari: 17/11/2024 13:02

      pune nga 2004 non stop pa asnje dite pushim mer edhe djalin punfor mbas universitetit shtun te djel qe ti shkoj 110 dita …. kush ka deshire te punoj ka sa te dush te garajtoj qe punon edhe te djelen

    • Lala: 17/11/2024 02:36

      Merr dhondri jot 70mij? Po mir Bo Noi dit pushim ai dhondri jot? Po Punen te perhershme e ka APO mbron pallati DHE SA te filloj tjetri maß naja 6 muajsh ha Ato QE Ka kursyer? Etj etj etj. Sufllaqen dopio pite mish patate APO me te gjitha

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit

Lufta/ Tani në shënjestrën e Kievit janë depot dhe logjistika ruse, por edhe trupat e Penjanit