VLORË- Ndonëse vera do dhe pak muaj, Kryeministri Edi Rama mblodhi në Vlorë krerët e bashkive bregdetare dhe operatorët turistikë në një takim me kryefjalë përgatitjet për sezonin e ardhshëm.
Në fokus të këtij sezoni, tha kryeministri Rama duhet të jetë heqja e ‘xhunglave të çadrave’, ku krahas vendimit që të dejtën për të vendosur çadra në bregdet ta kenë vetëm ata operatorë turistikë që kanë një strukturë akomoduese, i kërkoi kryebashkiakëve të marrin shembull Lezhën ku bashkia do të implementojë një ofertë paralele me privatët të çadrave e shezlongëve në plazhet publike por me çmim më të ulët.
Të ecin në gjurmët e bashkisë së Lezhës, ku të krijohet një sipërmarrje bashkiake, një ofertë paralele me atë të privatit, me shezlongë e cadra me cmime shumë hetë më të ulëta, me një gamë shërbimi më modeste, se sdo ndërtojnë edhe beach-bare.
![]()
Në sy, operatorëve turistikë u kërkoi që me shtetin të jenë të ndershëm me deklarimin e shfrytëzimit të dhomave, e të japin taksën e fjetjes.
Ka hile të madhe që e bëni të tërë ju. Hile me deklarimin e netëve të fjetjes" tha Rama.
Për këtë sezon, Rama njoftoi se për të vjelur taksën, do të implementohet për herë të parë paradeklarimi.
"Nga 10 milionë turistë që kanë vizituar Shqipërinë në 2023, 3.9 milionë netë qëndrimi janë pak problem. E kemi studiuar dhe me ekspertizë të huaj. Do t’ju japim mundësinë që të bëni paradeklarim. Për periudhën 1 maj – 30 shtator, nëse nuk doni kontrolli e të fokusoheni tek klientët e jo inspektorët, një nivel shfrytëzimi 65% në bazë të dhomave. Për atë nivel do të paguheni tek bashkia. E dimë që niveli minimal i shfrytëzimit është më i lartë por duam ta nisim nga ky nivel. Na intereson formalizimi i sektorit. Nga 1 tetori – 30 prill në nivel 20%. Prapë ju do dilni me fitim ekstra përtej të cilit ju takon por kjo është fazë. Përgatituni se në 2026 nuk keni nga të lëvizni. Do fusim platformën digitale e-vizitors dhe bëhet e pamundur të ketë shmangie për infrastrukturën hoteliere.
Në një plan afatmesëm Rama premton ti jepet fund dhe informalitetit të dhënies së apartamenteve me qira apo shtëpive me qira.
Parkimet
Një masë po merret edhe për të zgjidhur problemin e parkimeve, në pikun e fluksit në bregdet.
E kemi një program të ri të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Po punojmë me Himarën, Vlorën, Lezhën, Durrësin. Do të përdorim arkitektë për të ndërtuar parkime nën dhe mbitokësore për gjatë gjithë vijës bregdetare që të jetë një infrastrukturë mbështetëse e gjithë turizmit dhe hotelerisë.Do ta kemi shumë të vështirë. Se dyndja është shumë e madhe e do të jetë më e madhe. 12 milionë arritëm vjet, mund të shkojmë 13,14 milionë, është shumë për një vend rezitent me 2.4 milionë këtu’
Një plan është dhe minimizimi i prezencës së efektivëve me uniformë në zonat bregdetare.
"Policia ka luajtur një rol fantastik por ka ardhur koha të minizohet. Por minimizimi nuk vjen duke u thënë ikni e vishuni civilë. Se për një pjesë edhe të veshur me uniformë kemi shqetësim për mënyrën si sillen nganjëherë jo më civil. Zgjidhja është projekti që kemi nisur me Emiratet e Bashkuara për monitorimin me kamera të të gjithë qyteteve kryesore e të gjithë rrugëve kombëtare.
Më pas fokusi do ta kemi tek zona turistike. Më pas nuk ka nevojë për policë. Por do të jetë një sy digital që do të shohë në të gjithë territorin. Polici do të jetë digital do të shohë cdo gjë dhe do të informojë në kohë reale përmes IA.
Edhe një hedhje e kanoçes bosh në tokë regjistrohet e nuk ka nevojë të gjëmosh nga prapa lloj tipash që nuk e kanë për problem të hedhin plehrat e ndërkohë pasi hedhin përtokë cfarë kanë në dorë marrin telefonin e shajnë në facebook se nuk ka pastërti. Unë jam i bindur se do të jetë spektakël i vërtetë. Në këtë sistem do të përfshihen dhe shkollat"
Në takimin e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, u bashkua edhe krye-bashkiaku i djathtë i Kavajës, për të cilin i pari i socialistëve nuk e kurseu një batutë.
Kemi patur pak probleme me primaret në Kavajë, e pashë që ishte pak i turbulluar nga primaret, problemi është të fusim edhe kavajën në këtë rrjedhë.”
Edhe në këtë takim, nuk harroi as Lulzim Bashën, për të cilin nuk e kurseu një ironi.
Për tramin në Vlorë të thashë, do të na duhej Luli. Ne nuk dimë të bëjmë trame, Luli ka bërë një tram në Tiranë, i cili, siç e kanë parë qytetarët e Tiranës, është shumë i suksesshëm, Nuk e di sa mund të bashkëpunohet me të, për shkak të tramit, por mos na mërzitet Vlora dhe na kërkon Lulin kryetar bashkie
Shqipëria ka njohur një zhvillim të madh turistik përgjatë viteve të fundit. Vetëm në 2024, vendi ynë u vizitua nga 11,7 milionë turistë të huaj.
Një statujë bufi ishte dhurata simbolike që vlonjatët i bënë sot kryeministrit Edi Rama i cili vijon takimet në qytetin bregdetar.
"Kujt s’ja gjetën vlonjatët’ thotë Rama në postim duke i shprehur falenderimet vlonjatëve për dhuratën.
Në këtë fushatë elektorale Rama ka etiketuar kundërshtarin e tij politik, kreun e PD-së si ‘buf i kënetës’ duke iu referuar koalicionin e tij ‘Aleanca Shqipëria madhështore’
Kreu i qeverisë Edi Rama në takimin me operatorët turistikë në Vlorë ditën e sotme është ndalur dhe tek punimet mbi aeroportin e Vlorës. Rama është shprehur se kërkesat për investim në zonë janë rritur dhe se sipas tij ka ndikuar edhe projekti i Sazanit dhe i Zvërnecit.
Rama i është referuar dy projekteve që u lançuan disa kohë më parë në mediat ndërkombëtare mbi dy investimet që përqendrohen në turizmin elitar, dukë përfshirë dy zonat.
'Brenda majit do të përfundojë pista. Po punohet me terminalet. Ka pasur probleme me furnizimet. Aeroporti do të përfundojë dhe do të kalojmë në nivel tjetër, pasi fluksi do të jetë dhe më i madh. Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit është në proces. Kemi shumë kërkesa për të investuar në Vlorë dhe të gjitha nuk mund të akomodohen nga ne. Duhet të akomodohen me pronarët, por kjo tregon që nuk keni parë gjë akoma për Vlorën. Do të bëhet një vend që do të rriten të ardhurat në mënyrë të jashtëzakonshme', -tha Rama.
Nga Vlora, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro së bashku me kryeministrin Edi Rama zhvilluan një takim me turoperatorët dhe kryetarët e bashkive bregdetare për përgatitjet për sezonin veror 2025.
Ministrja Kumbaro, teksa foli për planin e masave, sqaroi se këtë vit do të kemi 973 stacione publike plazhi.
“Kemi këtë vit, 973 stacione plazhi publike si asnjë herë më parë, gjithashtu rregullin që në 1 km vijë bregdetare 300 metra të jenë publik. Për të mos qenë vetem ne anën e publikut, sepse investitorët jane motori i zhvillimit, i kemi dhënë prioritet bizneseve me investime serioze akomoduese. Prioritet u është dhene strukturave akomoduese me kategorizim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Nuk ka qenë proces i lehtë, edhe pse është proces i ri. Kemi qenë në komunikim të përjaveshëm edhe me kryerarët e bashkive. Stacionet e plazhit nuk duhet të jenë biznesi kryesor. Biznesi kryesor është turizmi i qëndrueshëm, plazhi është një aksesor për të krijuar eksperienca për turistët. Plani i masave është gati për këtë sezon veror, është ngritur task-forca”, sqaroi ministrja Kumbaro.
Për sa i përket pritshmërive për vitin 2025, ministrja Kumbaro u shpreh: “Siç raportojne operatorët nga ITB BERLIN, kontratat ishin jo vetëm për 2025, por tani edhe për 2026 dhe kanë nisur rezervimet për 2027. Kemi mbi 700 udhërrëfyes të certifikuar si një tregues i rritjeve të standardeve.”
Në fund të fjalës së saj, ministrja Kumbaro u shpreh se me ndryshimet e reja rriten përgjegjësitë e bashkive për menaxhimin e territoreve publike, duke vënë theksin te pastërtia, si dhe masat e sigiurisë.
Kryeministri Edi Rama tha se në vijim do t'i jepet fund dhe informalitetit për apartamentet dhe shtëpitë me qira.
Ana tjetër e medaljes që duhet të bashkëpunojë me shoqatat tuaja afatmesëm është të frenojmë informalitetin për apartamentet dhe shtëpitë me qira.
Nuk ka ardhur koha tju shqetësojnë sic shqetësojnë gjithë sistemin e mikpritjes së hotelerisë në vendet e mëdha, se ju keni sot më shumë kërkesë se mundësi por hap pas hapi do të duhet të krijohet kjo balancë dhe ata të formalizohen”
Parkimet?
Ne kemi një program të ri të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Po punojmë me Himarën, Vlorën, Lezhën, Durrësin. Duam të ndërtojmë një infrastrukturë ekstra të parkimeve. E kemi konceptuar dhe nga pikëpamja artitektonike që të jetë infrastrukturë atraktive. Do të përdorim arkitektë për të ndërtuar parkime nën dhe mbitokësore për gjatë gjithë vijës bregdetare që të jetë një infrastrukturë mbështetëse e gjithë turizmit dhe hotelerisë.
Pjerin Nderu Kryetari i Bashkisë së Lezhës në një takim në Vlorë të organizuar nga Kryeministri me turoperatorët vlonjatë dhe kryebashkiakët e zonave bregdetare. Ndreu tha se bashkia e Lezhës ka ndërmarrë një iniciativë të miratuar në Këshillin Bashkiak, që ato hotele që nuk kanë stacion nuk mund të vendosin shezlonge.
Sipas kryebashkiakut kjo mund të ndodh nëse ata paguajnë taksën e vendosur nga bashkia.
Ndreu: Është një histori komplet tjetër e mënyrës së menaxhimit, duhet punë. Nuk është e lehtë për ta marrë përsipër si sipërmarrje. Na duhet edhe një alternim me task-forcat dhe me Policinë e Shtetit. Ka akoma: “Hë mo, njerëz që e rregullojnë… Hë mo, se do e bëjnë.” Unë mendoj që edhe për shkak të asaj që thotë Kryeministri, “njolla e policit”. Mendoj që duhet ta bëjmë edhe me forcën e ligjit, që përveç hotelerive, ata që nuk kanë stacion plazhi, nuk duhet të lejohen më.
Nëse ne duhet të marrim një qira që e kemi përcaktuar, 30 mijë lekë të vjetra në sezon për çiftin e shezlloneve, e kemi kaluar edhe në këshill, dhe sivjet është një test. Jam i bindur se do ta kapërcejmë.
Ndërkohë bashkia Himarë parashikon aplikimin e projektit pilot për plazhet publike.
"500 çadra si viti i parë për të parë sa i sukseshëm do të jetë. Nëse këtë vit është i suksesshëm atëherë do e zgjerojmë. Çmimi 5 mijë lekë të vjetra për plazhet e kategorisë së parë dhe 3 mijë lekë për plazhet e kategorisë së dytë" tha kryetari i bashkisë së Himarës" tha Vangjel Tavo.
Komente


/Nuk keni pare gje akoma per Vloren/-thote Rama.E kemi pare ne Tirane,e kemi pare ne Durres,e kemi pare ne Pogradec,tani ujqerit e investimit/betonizimit i jane sulur Vlores per t'a kafshuar.A ka ndonje shans te shpetojne Lezha e sidomos Shkodra prej tyre,se Tirana,Durresi,Pogradeci e Vlora e morren rrugen per ne /Shishtufinen/ e qyteteve?!
PërgjigjuKINI KUJD3S SE JU GODET KURVA E VUNOIT,,,,SPAK CMA LE KETE NDYRESIRE HSJDUT JASHTE....
PërgjigjuKot ben fushat ne Vlore o Edi se PD ketu mundet vetem me Brokajt dhe Cakerrajt shiko ndonje vend tjeter se ketu e ke flake PS
PërgjigjuRrej e rame rrej, kur ke të bësh me gomere
PërgjigjuShumica e atyre touroperatoreve aty jane trafikant droge dhe qeniesh njerezore qe me kulturen qe kane keqtrajtojne punonjesit sikur ti kene skllever harrojne qe jetojme ne vitin 2025
PërgjigjuVetëm premtime dhe vetëm premtime po të jetë pak i zgjuar populli gjë që vështirë se është nga ajo injoranca jemi në rërën tënde por po të jet pak i zgjuar populli Noc Rrokun do marrësh në 11 Maj
PërgjigjuMos harroni ta ndershkoni kete arrogant ne 11 maj. Me kete "hall te gjate" do keni pasi ky perbindesh sdo tju lere te merrni fryme, po pregatitet tju sjelle shtetin ke dera. Largojeni
PërgjigjuPo te isha turoperator, apo cfaredo lloj gjeje tjeter, ktoj do tja tregoja kete arrogancen tek kutija votimit.
PërgjigjuPer cdo vit i bejme kërkese kryetarit te bashkisë,qe ne kohen e plazhit te vendosin ne dispozicion nje fugon per popullsin e per pensionistet,e Lagjes gurra,per ne Shengjin,vetem dy rruge i kemi kërkuar,ne mengjes e kthim ne oren 11,ka premtuar e gje ska ba,voten e kerkoni,por do merrni Ndoc Rrokun
Përgjigju