Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për provokimin e Serbisë ndaj Kosovës.
Nëpërmjet një komenti në Facebook, kreu i qeverisë e ka cilësuar dërgimin e trenit dje nga pala serbe për në Kosovë si manovra politike për hesape politike. Sipas tij hesapi i lirisë e paravësisë së Kosovës është një fakt i kryer.
Provokimi i serbëve nëpërmjet një treni, për kryeministrin Rama ka ardhur si pasojë e makthit që ka Serbia nga Kosova, makth i cili sipas tij do të marrë fund vetëm me njohjen e pavarësisë.
Komentuesi: Zoti Rama mendon se i ke kry te gjithat. Jo i nderuar bashkoj forcat. Ushtarake se Serbia oo futet prap ne ks. KUJDES.
Edi Rama: O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo pune, Kosova është shtet o mik, nuk është krahine e Jugosllavise e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i te ardhmes se fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhnise! Serbia do ta vuaje atë te shkuar si makth deri kur ta njohe Kosovën dhe vetëm duke e njohur do te shpëtojë nga ai makth (qe e shtyn hera – herës ne marrëzira si kjo puna e trenit); ndersa serbet e Beogradit ne Kosove veç si turiste do te vijnë një dite po si zot te vendit s’vijne dot me kurrën e kurrës. Këto lojërat me trena e me aeroplanë janë manovra politike, për hesape politike, po hesapi i lirisë e pavarësisë se Kosovës është kry Enver.

(Komenti i kryeministrit Rama për trenin e nisur për në Kosovë nga pala serbe)
Provokimi i serbëve nëpërmjet trenit ku shkruhej ‘Kosova në Serbi’ është kthyer në temën kryesore të ditës e cila ka sjellë dhe reagime të shumta nga krerë e shteteve.
Për këtë arsye në datën 15 janar, e cila përkon edhe me ditëlindjen e Isa Boletin, një figurë e rëndësishme e qëndresës kosovare, kryeministri Rama në rubrikë ‘AMARCORD‘ i ka cilësuar si turpshme çdo përpjekje të serbëve për të rikthyer drejt Kosovës trenin e së shkuarës.
Rama nuk ndalet, por vazhdon edhe më tej duke i cilësuar si cinike edhe përpjekjet e qeverisë serbe për të arrestuar çlirimtarët e Kosovës, pjesë e të cilëve bën edhe ish- kryeministri Ramush Haradinaj. Lideri i AAK u arrestua në Francë për shkak të një urdhër arresti nga Serbia.
Kreu i qeverisë nëpërmjet rubrikës ‘AMARCORD‘ ka sjellë në vëmendje masakrën e Raçakut, 15 janar të vitit 1999 ku humbën jetën 45 civilë shqiptarë. Ai ka e ka krahasuar historinë e të rënëve të Kosovës me këngën ku flitej për rezistencën franceze nga nazistëve ku thuhet "mik, nëse në lufte bie, një tjetër, pas teje, del prej hije".

(Postimi i kryeministrit Rama në Facebook)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com