MOBILIZIMI/ Qeveria 57 mln € për tërmetin/ Rama: 3 lagje të reja për të pastrehët! Basha s'ka fantazi, sot iki në Londër në Samitin e NATO-s për ndihmë

TIRANE-Për të gjithë personat që u goditën nga tërmeti tragjik i së martës së javës së kaluar dhe mbeten të pastrehë do të ndërtohen tre lagje të reja, në Tiranë (ende në diskutim një e vetme në Kashar apo dy, një në Kombinat dhe një në Shkozë), një në Durrës dhe një në Laç. Objektiv është përfundimi i lagjeve të 'Rilindjes' deri në vitin 2021, teksa pallatet e vjetra në Kombinat do të shemben dhe inertet në Durrës dhe Thumanë do të hiqen me kontribut nga ndërtuesit si Lana. Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme që zhvilloi mëngjesin e sotëm në orën 07:00 deklaroi se qeveria ka ristrukturuar buxhetin e 2020 duke vendosur në dispozicion të fondit për tërmetin tragjik si fazë të parë 0.4% të PBB. Afërsisht, e përkthyer në shifra është 57 mln euro shuma që do të japë shteti për fondin e fatkeqësisë për tërmetin tragjik.  

Ai sqaroi se nuk do të ketë asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik, projektet e nisura nuk do të pezullohen, por shtoi se nuk do të blihet asnjë makinë për zyrtarët, dollap apo pajisje tjetër duke rekomanduar që kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e njësive administrative nëse nuk kanë automjete të lëvizin ma kalë. Sot kreu i qeverisë së bashku me ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm do të jenë në Samitin e NATO-s në Angli, ku Rama u shpreh se do të shkojë për të kërkuar ndihmë te liderët e vendeve anëtarë pas tërmetit tragjik. E ndërsa ftoi edhe njëherë Lulzim Bashën në tryezë, Rama i cilësoi idetë e tij si pa fantazi dhe gajasje, por shtoi se mirëkupton se edhe opozita ka probleme nga tërmeti.

Kryeministri paralajmëroi edhe njëherë tjetër ndërtuesit, ndërsa zbuloi disa nga mesazhet që kishte marrë prej tyre pas ultimatumit që u vendosi që të riparojnë vetë dëmet nga pallatet. "Policia kriminale duhet të japë së shpejti të gjitha konkluzionet për të gjitha godinat që në Durrës janë dëmtuar rëndë dhe janë bërë të pabanueshme dhe ato të dëmtuara, që riparohen. Paralelisht sikur e kemi diskutuar dje në Këshillin e Sigurisë të thirrur nga Presidenti, urojmë që prokuroria të bëjë të gjithë punën e nevojshme për të identifikuar përgjegjësitë përkatëse. I bëj thirrje të gjithë ndërtuesve publikisht që të mos i shmangen përgjegjësisë. Mos gënjejnë veten se me shpresën se kjo gjë mund të kalojë pa u lagur.

Disa prej tyre më kanë çuar mesazh duke nxjerrë lloj lloj bishtash por më ka bërë përshtypje arsyetimi se jemi të falimentuar, të shesin shtëpitë e tyre, të marrin  kredi, të bëjnë ctë duan, por liria është më e shtrenjtë se pasuria dhe nëse nuk reagojnë me humanizëm dhe përgjegjshmëri mund ti humbin të dyja" tha ai. Në fund, kryeministri tha se Austria ka dhënë 600 mijë Euro kontribut. Njëkohësisht, ministrja e Infrastrukturës, sëbashku me ministren e Kulturës janë përfshirë në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit për aspektet e planifikimit dhe të sistemimit urban.

VIDEO/Mbledhja e gjashtë e jashtëzakonshme e qeverisë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:22
Jeni prekur nga tërmeti dhe keni nevojë për ndihmë? Ja numri ku duhet të telefononi

1575189317_termeti.jpg

Çdo qytetar i prekur nga fatkeqësitë natyrore, në rastin konkret nga tërmeti dhe ka nevojë për ndihmë, Ministria e Mbrojtjes përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile ka bendosur në dispozicion numrin e celularit 116-116. Ky numër është i disponueshëm për komunikim 24 orë në 7 ditë të javës.

"Ministria e Mbrojtjes përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile vë në dispozicion numrin jeshil 116 - 116 si numër kontakti për të gjitha situatat e emergjencave civile, në raste tërmetesh, përmbytjesh apo zjarresh. Në këtë numër çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, i prekur nga fatkeqësitë natyrore mund të kërkojë ndihmë, të informojë për dëmet e shkaktuat dhe nevojën për ekspertizë teknike apo të raportojë për problematika në zonën e prekur nga fatkeqësia natyrore. Numri jeshil 116 - 116 është i disponueshëm për komunikim 24 orë në 7 ditë të javës në të gjithë Shqipërinë", njofton ministria e Mbrojtjes.

Ora 09:39
MOBILIZIMI/ Keni nevojë për strehim, ushqim apo transport pas tërmetit? Rama: Klikoni këtu për të zgjidhur problemin (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se faqja e Platformës së Bashkëqeverisjes www.shqiperiaqeduam.al do të jetë e dedikuar 100% për njerëzit e prekur nga tërmeti që mund  të kërkojnë ndihmë për problemet dhe shqetësimet që kanë. Por si do të funksionojë kjo faqe dhe cfarë mund të kërkoni, Rama e shpjegon më poshtë.

"Duke qenë se ju jeni ekipi më i lëvduar nga populli i administratës shqiptare, gjithë ekipi i Platformës së Bashkëqeverisjes, duke qenë se keni një eksperiencë jo të vogël për të vënë në kamxhik zyrat që shërbime, duke qenë se sot kemi një problem të madh të adresimit të shqetësimeve të atyre që janë prekur nga tërmeti. Të gjithë duan përgjigje në të njëjtën kohë. Ne mendojmë se me një ndjesë drejtuar qytetarëve, të ndajmë veprimtarinë e platformës gjatë emergjencës dhe të gjithë forcat të adresohen te qytetarët. Që nga dita e sotme në platformën Shqipëriaqëduam.al, direkt qytetarët që duan informacion të shpejtë dhe përsëri si me logjikën bazë na japin mundësi të adresojmë problemin, të drejtohen këtu me një klik, që u jep mundësi të shtrojnë pyetje mbi disa zëra. 'Kam shqetësim për banesën' e dëmtuar dhe mjafton të lënë emrin dhe numrin e telefonit, apo nëse kanë edhe e-email. '

Kam nevojë për strehim' , për ata që janë pa cati se ua ka marrë tërmeti, 'kam nevojë për ndihmë mjekësore ose medikamente apo pako sociale' apo për 'ndihmë ushqimore, veshje, apo transport për në vendin e punës apo shkollë'. Këto janë zërat e vendosura këtu, kështu që cdo familje, vëlla, motër në emigracion që në kontakt me familjen ka shqetësime të caktuara që do të vijë në ndihmë apo ndeshet me këta njerëz nuk ka nevojë për të ardhur vërdallë, telefoni nga xhepi dhe klik 'shqipëriaqëduam.al' dhe gjithë ky ekip, që mund të konkurrojë edhe në Europë për kapacitetin për të dhënë përgjigje është në dispozicion, përgjigje në kohë reale. Do të funksionojë si fuqi mbështetëse e drejtuesit të zyrës së Emergjencës. Ka pushtetin për t'i thënë një ministri apo funksionari, këtu duhet dhënë përgjigje. Është një punë kolosale, por ju jeni tanimë përgatitur për një sfidë të re.

Qytetarët që kanë probleme të tjera u kërkojmë ndjesë sa të zgjasë emergjenca, një muaj, dy, tre, katër....uroj të jetë periudhë e shkurtër, por do të shikohet në vijim. Për të tjerët që kanë probleme të tjera, mund të vijojnë të shkruajnë, por nuk do u kthehet përgjigje për 10 ditë. Platforma nuk do të ndërveprojë në këtë kohë për qytetarët e tjerë. Kjo është një faqe unike e dedikuar për njerëzit e prekur nga tërmeti, të afërmit e tyre që janë në emigracion dhe duan ti ndihmojnë për të ditur cfarë do të bëhet me ata, nuk ka nevojë për login. Kam besim te ju që do të na zbardhni faqen. Shpresoj që brenda Dhjetorit të kemi sistemuar gjithçka dhe në janar të kthehemi në normalitet, ky është prioriteti jetik i qeverisë dhe shoqërisë në këtë moment" tha Rama.

Shqetësimet për të cilat mund të kërkoni ndihmë te Platforma e Bashkëqeverisjes
Kam shqetësim mbi gjendie e banesa
Kam nevojë për strehim
Kam nevojë për ndihmë mjekësore, medikamente apo pako sociale
Kam nevojë për ndihmë ushqimore, veshje apo produkte higjenike
Kam nevojë për transport në vendin e punës apo shkollë
Ka edhe një zë të gjashtë, shqetësime të tjera

1575388324_shqioerjaqeduam.jpg

Ora 08:15
'Falimentuam'! Rama zbulon mesazhet që i çuan ndërtuesit: Shisni shtëpitë tuaja, bëni ç’të doni, s’kaloni pa u lagur (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm zhvilloi mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme. Rama përsëriti edhe një herë thirrjen për ndërtuesit që të riparojnë vetë dëmet e vogla, ndërsa zbuloi disa nga mesazhet që disa prej tyre i kishin dërguar për t'u justifikuar.

"Është bërë një punë voluminoze nga grupet e inspektimit. Grupet ndërkombëtar kanë qëndruar me orë të zgjatura në terren duke kuptuar nevojën tonë për një itensitet të lartë. Grupe të tjera do të vijnë sot dhe në vijim. Dje Merkel ka kërkuar edhe nga të gjithë landet që të përfshihen në këtë operacion për të dërguar ekspertët për të verifikuar standardet e sigurisë së godinave.

Lajmi i mirë është se një sërë godinash të larta në Durrës të cilat u bënë edhe burim i një ankthi të madh popullor edhe me 'ndihmën' e lukunisë mediatike, nuk paraqesin rrezikshmëri, nuk kanë dëme në strukturë dhe hyjnë në kategorinë e banesave të pabanueshme për momentin, por të riparueshme. Dje u kam kërkuar investitorëve të këtyre godinave që të përfshihen menjëherë në riparimin e godinave.

Artan Shkreli është impenjuar për të përgatitur standardet e riparimit. Policia kriminale duhet të japë së shpejti të gjitha konkluzionet për të gjitha godinat që në Durrës janë dëmtuar rëndë dhe janë bërë të pabanueshme dhe ato të dëmtuara, që riparohen. Paralelisht sikur e kemi diskutuar dje në Këshillin e Sigurisë të thirrur nga Presidenti, urojmë që prokuroria të bëjë të gjithë punën e nevojshme për të identifikuar përgjegjësitë përkatëse.

I bëj thirrje të gjithë ndërtuesve publikisht që të mos i shmangen përgjegjësisë. Mos gënjejnë veten se me shpresën se kjo gjë mund të kalojë pa u lagur. Disa prej tyre më kanë cuar mesazh duke nxerrë lloj lloj bishtash por më ka bërë përshtypje arsyetimi se jemi të falimentuar, të shesin shtëpitë e tyre, të marrin  kredi, të bëjnë ctë duan, por liria është më e shtrenjtë se pasuria dhe nëse nuk reagojnë me humanizëm dhe përgjegjshmëri mund ti humbin të dyja" tha ai.

Ora 08:04
Austria 600 mijë €/ Rama: Ata që do ikin nga fshati ta harrojnë tokën! Tenda nga Erdogan (VIDEO)

Për të gjithë personat që jetojnë në fshat dhe u goditën nga tërmeti duhet të zgjedhin; nëse pranojnë që të strehohen në qytet duhet të heqin dorë nga toka. "Marrëveshjen me Francën e firmosëm dje, sot marrëveshje me Austrinë 600 mijë euro që shkon në programin e emergjencës. Të vijojë puna, për zgjidhjen e zonave rurale. Aty duhet bërë një ndarje, kush janë familjet që duan të ikin, të ikin ti cojmë, ti fusim në apartamente, por nëse do të ikin do të dorëzojnë tokën.

Historia se po ikim të marrim një apartament dhe po mbajmë tokën duhet të kemi kujdes nga lojërat e dyfishta. Ata që do të rrinë të futen në tenda dimërore normale, e kemi diskutuar edhe dje me Presidentin. Tendat të jenë ku mund të jetohet për këtë periudhë. Kam folur me Erdogan dhe shpresoj se do të kemi një ndihmë me tenda, janë vendi që kanë prodhuar më shumë tenda në historinë e njerëzit. E di që vijnë ndihma, por nëse është puna për tenda nuk ka vend që i konkurron. Ata kanë qenë të gatshëm. Por edhe vendet e tjera, deri nga Japonia do të sjellin tenda" tha ai.

Ora 08:04
Ndërtimet abuzive, Rama: Lleshaj të ndjekë procesin e identifikimit të autorëve (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të ndjekë procesin e identifikimit të abuzuesve me ndërtimet që u shembën nga tërmeti.

"Ministri i Brendshëm duhet të ndjekë edhe procesin e identifikimit dhe të vënies së përgjegjësisë me policinë kriminale dhe të gjitha strukturat e tjera që përfshihen. Nga institutit i ndërtimit që duhet të japë indikacionet dhe me prokurorinë sa të jetë e mundur. Dua edhe raportin për cdo kat që është mbi lejen e ndërtimit brenda perimetrit të emergjencës.

Duhet të kemi një listë shumë të saktë të personave që do të futen te rindërtimi. Të fillojmë të kthejmë në shtëpi nga hotelet ata që janë nga frika dhe nuk e kanë banesën e dëmtuar. Kujdes nga të moshuarit, nëse shikoni se nuk janë mirë, mos insistoni, prandaj duhet edhe psikologët të japin opinionet e tyre. Ashtu sikur edhe ata që janë të pastrehë më parë" tha Rama.

Ora 07:59
Rama: Pallatet në Kombinat do shemben, ja ku do ndërtohen lagjet e 'Rilindjes' (VIDEO)

Kreu i ekzekutivit tha se objektiv është përfundimi i lagjeve të 'Rilindjes' sikur i cilësoi ai ato që do të ndërtohen për të goditurit nga tërmeti sderi në vitin 2021, teksa pallatet e vjetra në Kombinat do të shemben. "Kush do që të dijë se cfarë po shpenzohet mjafton të klikojë dhe të shikojë cdo lek të shpenzuar, ju lutem kjo është e domosdoshme për transparencën. Në pranverë duhet të jemi në kantier në lagjen e re të Durrësit, në Tiranë kur të zgjedhim nëse do të jenë dy apo një lagje.

Një lagje e vetme do të ishte pranë Kasharit në hapësirën kur është hapësira e një zone të re ekonomike. Dy lagje do të ishin një në Kombinat tjetra te Uzina e Autotraktorëve në Shkozë dhe lagja e re në Laç. Në Laç të fillojë shembja e atyre pallateve që tani. Ndihmoni njerëzit të marrin ato që kanë brenda dhe pastrojini. Në Tiranë dhe Durrës zonat e identifikuara janë hapësira shtetërore. Edhe në Kombinat të fillojë shembja e pallateve të tjera, që i kanë dhënë Shqipërisë shumë figura të njohura dhe qeverisë Erjon Braçen" tha ai.

Ora 07:48
Tre pikat e Bashës? Rama: Gajasje! S'kanë fantazi, por i mirëkuptoj nga tërmeti (VIDEO)

E ndërsa ftoi edhe njëherë Lulzim Bashën në tryezë, Rama i cilësoi idetë e tij si pa fantazi dhe gajasje, por shtoi se mirëkupton se edhe opozita ka probleme nga tërmeti. "Opozita që pretendon të qeverisë vendin jo vetëm që nuk ka pranuar të ulet në tryezë për të ballafaquar idetë dhe nëse janë më të mirat do të marrim idetë e tyre. Deri tani jemi njohur me tre pika që do të qënkëshishin zgjidhja dhe është një komponent i gjithë ekranit të madh që dita fillon duke qarë dhe mbaron duke qeshur. Tre pikat janë ushqim për buzëqeshje, nuk dua të them gajasje se nuk dua të ndihen keq kolegët e opozitës. Por të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, po pse 500 dhe jo 600?

Pika e dytë, të bëhet urgjent identifikimi i dëmeve, po por bëhet, është bërë Durrësi si ajo lagja para OKB-së që dëgjon të gjitha llojet e gjuhëve dhe sheh të gjitha racat. Edhe ajo pika e tretë është qamet, të mos financohen oligarkët, vijon loja...dhe 150 mln të mos i marrin oligarkët. Po cfarë janë këto para, të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë, të ndalojmë dializën, financimin për instrumetet mjekësore, të marrim makina qepëse për të qepura barqe për ata që duhet të operojnë mëlçinë. Dhe t'u themi se kemi ca të pastrehë prandaj barkun po ua hapim me gërshërë dhe qepim me makinë qepëse.

Do të ndalojmë analizat edhe të fusim edhe një sistem për të hedhur fall për të thënë se shiko se më duket e ke diku poshtë problemin se më del një kupë me kokë poshtë dhe se më duket se shtatzënë. Të ndalojmë edhe kantierin e Rrugës së Arbrit. Pse sepse nuk kanë fantazi më shumë se kaq. I mirëkuptoj se edhe ata kanë problemet e tyre nga tërmeti. I ftoj me përulësi të vijnë në tryezë të diskutojmë për idetë" tha ai.

Ora 07:42
Rishikimi i buxhetit, Rama: Jo projekte të reja! Objektiv në 2021 lagjet e reja të 'Rilindjes'

Për vitin 2020, Rama deklaroi me ristrukturimin që i është bërë buxhetit nuk do të ketë asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik, projektet e nisura nuk do të pezullohen, por nuk do të ketë të reja. "Të bëhet një rishikim tërësor për bllokun e investimeve në buxhetin e 2020 për ti orientuar projektet në vazhdim, rrugë rrugëve. Pavarësisht se do të ishte receta e qeverive të shkuara. Dhe përvec projekteve që kanë të bëjë me ujitje dhe kullimin asnjë projekt tjetër i ri të mos bëhet.

Sepse duhet ta shohim këtë si një domosdoshmëri që në fund të 2020 në Vitin e Ri 2021 ne të kemi jo projekte, por këto lagje të reja që të flasin vetë. Këto do të jenë lagjet e Rilindjes në kuptimin më konkret të fjalës pas situatës së vdekjes dhe Traumës kombëtare. Do të bëjmë ndërtime që do të jenë shembullore do të vendosin një standard, si qeveria mund të ndërtojë. Jo projekt financimi të ardhurash si blerje apartamentesh, por edhe si ata që e blejnë vetë një apartament është pjesë e skemës duke u studiuar".

Ora 07:42
Rama: Në 2020 asnjë lek për makina dhe dollapë! Kryetarët e bashkive të lëvizin me kalë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme që zhvilloi mëngjesin e sotëm në orën 07:00 deklaroi se qeveria ka ristrukturuar buxhetin e 2020 duke vendosur në dispozicion të fondit për tërmetin tragjik si fazë të parë 0.4% të PBB. "Ne do të kalojmë si fazë të parë nga buxheti i 2020, 0.4% të PBB duke u siguruar që deficiti primar pozitiv të mbetet pozitiv, asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik.

Po studiohet edhe cilat fonde mund të transferohen. Ka një zë që lidhet me të gjitha shpenzimet, në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do të pajisjet asnjë zyrë, nga ato që kanë qenë rutina dhe do të bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, koltuqeve, TV-ve në të gjithë bashkitë e vendit. Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë edhe nuk ka problem, kryetar bashkishë me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik. Edhe sidomos kryetarët e njëzive administrative do të ishin të mirëseardhur në komunitet".

Ora 07:31
Rama: Tre lagje të reja në Tiranë, Durrës dhe Kurbin për të pastrehët nga tërmeti (VIDEO)

Për të gjithë personat që u goditën nga tërmeti tragjik i së martës së javës së kaluar dhe mbeten të pastrehë do të ndërtohen tre lagje të reja, në Tiranë (ende në diskutim një e vetme në Kashar apo dy, një në Kombinat dhe një në Shkozë), një në Durrës dhe një në Laç. "Nuk do të prekim parametrat kryesorë të buxhetit sepse këtu sfida nuk është dhe nuk mund të kthehet të rindërtojmë këtë që u detyrohemi këtyre njerëzve dhe të godasim pjesën tjetër të popullsisë duke goditur ekonominë.

Sfida është ti bëjmë të dyja, të sistemojmë njerëzit dhe të mos prekin parametrat kryesorë. Programi duhet të jetë një instrument më shumë për të rritur ekonominë dhe jo një program që do të godiste ekonominë. Skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja dhe objektivi im është që të arrijmë në një program rindërtimi, që rezultati të jetë krenari kombëtare. Jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani, që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar në ballë për gjithë jetën. Por të ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re, të jetë më e bukura pas 1990.

Një lagje të re nga e para në Durrës, me infraskturë, kanalizime, ujësjellës, kopësht, çerdhe, etj. Në Tiranë kemi në skenar për të ndërtuar një lagje të re dhe një tjetri për të ndërtuar dy më të vogla, do ta shtrojmë këtë cështje në një konsultë që po përgatit ministria e Kulturës me arkitektë të huaj të famshëm me kontribut. Edhe në Kurbin do të ndërtojmë një lagje të vogël të re. Kemi një objektiv për 10 mijë apartamente, sepse mund të përfshijmë jo vetëm ata që janë të prekur por edhe ata me probleme sociale, por edhe të mos bëjmë gabim, që ndërtimi i lagjeve të reja krijoi vatra njerëzish të ndarë nga pjesa tjetër dhe krijoi tensione të vijueshme. Kujtoni Francën që është përballur nga revolucione dhe vandalizëm nga këto lagje, prandaj duhet të jenë mikse. Të përzihen njerëzit e të gjitha shtresave" tha ai.

Ora 07:27
Rama: Të nisë puna për identifikimin e banesave me qira për të goditurit nga tërmeti (VIDEO)

Edi Rama kërkoi nga strukturat qendrore dhe lokale të shtetit të nisin identifikimin e apartamenteve me qira për strehimin e personave të prekur nga tërmeti. "Duhet të përfundojmë planin e fazës së dytë për njerëzit që janë sistemuar në hotele. Në ditët në vijim, që nesër duhet të alokojmë fondin e pagesës për Dhjetorin për ata që janë në hotele, plus një fond të vogël për ata që mund të vijojnë të sistemohen.

Ministri i Turizmit dhe i Financave dhe zyrën e sekretarit të përgjithshëm në Kryeministri duhet të kenë një dokument precioz dhe menakizmi duhet të jetë shumë transparent. Kalimi nga hoteli në shtëpitë me qera deri në rindërtim është i domosdoshëm dhe duhet të bëhet gati me shpejtësi. Bashkia e Tiranës dhe Durrësit duhet të përfshihen sot në këtë proces për të identifikuar të gjitha banesat ku do të paguajmë qiranë për këta njerëz. Endri të lutem dokumentin e buxhetit se e kam lënë në zyrë më duket" tha ai.

Ora 07:20
Rama: Sot iki në Londër në Samitin e NATO-s, do kërkoj ndihmë për tërmetin (VIDEO)

Sot kreu i qeverisë së bashku me ministrat e Mbrojtjes dhe Jashtëm do të jenë në Londër në Samitin e NATO-s. Kryeministri Rama u shpreh se do ta shfrytëzojë këtë takim për të kërkuar ndihmë te partnerët për tërmetin. "Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakaj që sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtarë dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik. Ministrja e Arsimit shpresojë që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sisteim i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll. Artan Shkreli të bëjë gati konferencën për të paraqitur në vijim për publikun një ekspoze" tha ai.

Ora 07:19
Rama: Inertet të pastrohen para Krishtlindjeve me kontribut nga kompanitë e ndërtimit

Kryeministri Rama urdhëroi sot që të gjitha kompanitë e ndërtimit në Tiranë dhe në Durrës të largojnë me kontributin e tyre të gjitha rrënojat nga godinat e shembura nga tërmeti përpara Krishtlindjeve. "Para Krishtlindjeve të pastrohen të gjitha inertet në Durrës. Po sot të gjitha kompanitë e ndërtimit duhet të thirren dhe t'u kërkohet kontribut, sikur pastruam Lanën dikur, duke u kërkuar solidaritet. Të heqim inerteve që janë burim mërzie, të cohen në fushën e mbetjeve në Porto Romano.

Të përgatisin një akt me sekretarin e përgjithshëm për të filluar transformimin e fushës së plotë të mbetjeve te Porto Romano, të kthehet në park të madh. Buxheti i programit të rindërtimit do të përmbajë një zë të vencatë. Njerëzve që kanë humbur banesat t'u sigurojmë një banesë më të mirë dhe qytetit të goditur rëndë ti sigurojmë një gjendje fizike më të mirë se ajo që kishte. Tirana dhe Durrësi duhet të nxricohen për Vitin e Ri si gjithë të tjerat, të kthehet jeta dhe atmosfera e vitit të ri duhet të jetë edhe më e bukur sesa ka qenë në vitet e tjera" tha Rama.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bujar: 03/12/2019 23:06

    Mor kryeminster legen,,nderto shtepi me leket qe i ke vjedhur popullit ti,,saliu,meta,basha,dhe gjithe ministra e deputete,,,,me aq pare sa keni vjedhur ju te gjithe behet durresi i ri nga fillimi.......

    Përgjigju
  • Toni: 03/12/2019 16:52

    Po nuk vajte me poture si lyps nuk te fal njeri gja

    Përgjigju
  • Tiku: 03/12/2019 11:19

    Z. KRYEMINISTER, hiq pensionin we marrin deputetet per nje mandat qe eshte 500 Mije leke ne muaj, ate Po, se sdo shkojme Ministri ne kembe mes shiut e diellit nE takime. Keshtu nuk vriten robt per tu Bere deputete. Me dy mandate shkon pensioni 850 Mije, pfffff

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje