Edi Rama ka publikuar një fotografi me Presidentin francez Emmanuel Macron, të shkrepur gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë në Paris.

Krahas fotografisë, Rama shkruan se rikonstruksioni i Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës.

Sipas Ramës, Liceu Francez i Korçës është një ndër projektet nën kujdesin e Presidentit francez, pas vizitës historike të Macron në Tiranë.

Më tej kryeministri Rama shkruan se një dekadë më parë ishte e paimagjinueshme që Franca të kujdesej për Shqipërinë dhe Shqipëria të konsiderohej partner strategjik i Francës në Ballkan.

“Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë

*një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme”, ka shkruar kryeministri Rama.