Rama te 'Trauma': Mirënjohje mjekëve, nuk bënë naze, janë në krye të detyrës (VIDEO)

Pas daljes nga spitali i Traumës kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e mjekëve dhe gatishmërinë e treguar për të përballuar situatën. "Të na jepet mundësia të gjithëve që të vlerësojmë si duhet mjekët, infermierët dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor që në të përditshmen marrin shumë shqetësime dhe marrin shumë ngacmime të padrejta, por në një rast si ky është momenti për ti falenderuar dhe për t'u shprehur mirënjohjen, pasi dje ka qenë ditë pushimi dhe është fakt që pavarësisht kohës së dhënies së alarmit të gjithë janë nisur për të ardhur nëpër pikat kyçe pa pritur që t'u vijë as njoftimi.

Janë gjendur në krye të detyrës, pa bërë naze. Është një shprehje shumë domethënëse e vetëdijes dhe ndjejës së shërbimit. Fluksi i parë ka qenë i madh është përballuar me sukses, lavdi zotit nuk ka qenë një goditje fatale dhe përgjithësisht plagët e para dhe problemet e natyrës mjekësore nuk kanë qenë ekstreme, kujdesi ka qenë maksimal. Numri ka rënë fare, por gatishmëria është maksimale.

E mira nuk ka fund asnjëherë, por gjithcka ka funksionuar më së miri edhe fatit që nuk ka pasur goditje ekstreme. Duhet pak durim sepse situata është e kapërcyeshme. Nuk kemi dëmtime të natyrës së humbjes së jetës së njerëzve, nuk kemi dëmtime të strukturave të banimit që mund të lënë familjet pa strehë. Duhet të marrim fryjmë të lehtësuar tani duhet të jemi në territor
" tha Rama.


Lajmi kryesor:

Të dëmtuarit nga tërmeti Rama i çon me pushime të detyruara në Durrës: Bëni edhe shëtitje buzë detit


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë

Vrasja e 14 vjeçarit/ Policia reagon për dëshminë e babait të shokut të Martinit: Nuk ka një autor të dytë