Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë

Rama nuk heq dorë nga takimi me shqiptarët: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sërish bashkatdhetarët në Greqi se me 12 maj do të jetë në Athinë, ku do të zhvilloj një takim me shqiptarët që janë atje, në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

‘Mirëmëngjes dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë Krenar për Shqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë.’- bën me dije Rama.

Dy ditë me parë mediat greke shkruanin se kryeministri grek Mitsotakis është i shqetësuar për prezencën e homologut shqiptar në Athinë më 12 maj, pasi mund të ndikojë tek vota e shqiptarëve për zgjedhjet e eurodeputetëve grekë. Por megjithatë, kryeministri Rama rikonfirmon se nuk ka asnjë tërheqje as nga data dhe as nga vendi i planifikuar i takimit në Greqi.

Edhe me shqiptarët e Italisë kryesocialisti do të takohet parazgjedhjeve për Parlamentin Europian, pasi është caktuar që me 26 maj Rama të jetë në Milano. Lëvizja e radhës do të jetë Londra më 2 qershor, ndërsa përmbyllja e turit me diasporën do të zhvillohet në Dyseldorf.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/05/2024 04:13

    /TUMO/,ne Paris nuk te vjen dot,por te kerkon ty qe te shkosh ne Shqiperi e te votosh per te.Jep te drejten e votes per te gjithe emigrantet,mos genje veten se do te ngrihen njerezit e te vijne kastile qe t'ju votojne juve e politikaneve te tjere!!

    Përgjigju
  • LORA: 04/05/2024 17:34

    Respekt,per kete program rienergjizimi te PS-se,ne kontakimin e shqiptarve qe jetojne e punojne ne Europe. Shume mire qe niset nga Greqia,ku jetojne me shume se ne cdo shtet tjeter qytetare qe mbajne shtetesine shqiptare.Ata jane kontributore reale ne ekonomine e Shqiperise dhe duhen degjuar.

    Përgjigju
  • Tumo: 04/05/2024 12:02

    Po ne Paris Z. Rama? Nuk vjen dot?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën