Rama bisedë telefonike me Zelenskyn, fokus lufta e ambasada e shqiptare në Kiev! Presidenti: Folëm për rritjen e ndihmës për Ukrainën

Rama bisedë telefonike me Zelenskyn, fokus lufta e ambasada e shqiptare në Kiev! Presidenti: Folëm për rritjen e ndihmës për Ukrainën

Kryeministri Rama dhe Presidenti Zelensky, foto arkivi

Në kuadër të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Zelesnky. Në fokus të bisedimeve ka qenë lufta në Ukrainë, e cila ndodhet nën agresionin ushtarak që prej 24 shkurtit. Një tjetër çështje që ka marrë vëmendje ka qenë edhe hapja e ambasadës shqiptare në Kiev gjatë këtij viti.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Zelensky shkruan se gjatë telefonatës, Rama i ka bërë me dije vendimin për hapjen së shpejti të ambasadës shqiptare në Kiev për herë të parë. Zelensky shkruan se ka folur me Ramën edhe për mundësitë për të shtuar ndihmën për sigurinë e Ukrainës.

"Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë të Paqes", shkruan Zelensky. 

Kjo është telefonata e dytë e zyrtarëve Rama e Zelensky që nga nisa e luftës, ndërsa një vit më parë presidenti i Ukrainës pati një videomesazh edhe në parlamentin shqiptar. 30 vite nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka beri edhe një herë me dije se Shqipëria pritet shumë shpejt të hapë një ambasadë në Kiev. Xhaçka shkroi në Facebook se Shqipëria është krenare për mbështetjen që i jep Kievit në luftën për liri kur pushtuesit rus.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka vizituar Kievin më 15 qershor. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut aso kohe u zotuan se do rindërtojnë një bllok banesash në Irpin, një ndër qytetet më të shkatërruara në Ukrainë si pasojë e sulmeve nga Rusia. Kjo për 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç ishte një mesazh i fortë për Bashkimin Europian, që duhet të bëjë më shumë. Vendimi iu bë i ditur ballë për ballë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në konferencën e përbashkët për shtyp, që kulmoi vizitën e tyre disa orëshe në Kiev.  Rama teksa dha lajmin për rindërtimin e një lagjeje në Irpin, nga ku ishte vetë dëshmitar i pasojave shkatërruese të luftës, nuk nguroi edhe të “thumbonte” Bashkimin Europian. Shqipëria ka qenë një prej vendeve më mbështetëse të luftës së Ukrainës, sidomos me punën në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Nga lufta tek 30-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Zelensky zbardh bisedën telefonike me Ramën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbardhur telefonatën me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në twitter, Zelensky shkruan se kanë diskutuar për luftën, si edhe 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

“Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai uroi 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë të Paqes”, shkruan Zelensky.

Postimi i Zelenskyt
G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 14/01/2023 10:55

    Shpresojm qe kjo luft te mbaroj sa me shpejt dhe ukraina por edhe e gjithe europa ti rikthehet perseri normalitetit

    Përgjigju
  • Goni: 13/01/2023 19:24

    Marredhenie shume te mira po mbani ju lumte

    Përgjigju
    • Or tej: 13/01/2023 23:10

      Pse nuk lidhesh edhe ti e bani nji treshe or teeeejjjjj?

  • Olti: 13/01/2023 19:23

    Shpresojme qe kjo lufte te marre fund sa me shpejt

    Përgjigju
  • BABULI TANGULI: 13/01/2023 18:14

    O Arbëror po pse e shan gjoja sërbin ? Ti je vet sërb ti babën e ke sërb e nonën Turke. Pra ti je thjesht një shqip folës. Ti komento te vuçiçi o Arbëror çiçi.

    Përgjigju
  • VVVVVVV: 13/01/2023 16:43

    2 Palaco qe per pushetin personal, sherbimin ndaj atyre qe i mbeshtesin dhe deshiren per te qene HERO fallco e mbysin popullin e tyre ne te gjitha aspektet.

    Përgjigju
  • andy: 13/01/2023 16:20

    leje rehat zelenskin o rama,,,se atij po idigjet mjekra ,,,, ti i thua te hapesh ambasada.....

    Përgjigju
  • Arbërori: 13/01/2023 14:15

    Vllau i Vucicit do e mbron Ukrainen nga Rusi…ky bq mendon se njerzore kullosin

    Përgjigju
    • Shkodran: 13/01/2023 16:22

      (k)arberor e paske koken katror

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK