Ramën e ka rrëzuar Kujtimi dhe Myslymi

Ramën e ka rrëzuar Kujtimi dhe Myslymi

Çfarë do të ndodhte nëse në serinë e protestave të opozitës, përballë zemëratës së saj dhe mureve të kryeministrisë nuk do të qëndronin disa mijëra policë, por vetëm një gjysëm dyzine prej tyre dhe punonjësit e zakonshëm të gardës që bëjnë shërbim?

Në skenarin më të keq, demonstruesit do të hynin në godinë, do të vërtiteshin në korridore me vrullin që të jep turma, do të trimëroheshin me kurajon që jep po turma, do të hynin në sallën e mbledhjeve të qeverisë, do të grisnin fluturat e zyrës së Edi Ramës, do t’i thyenin koshin e basketbollit dhe do të ngjyroseshin me lapsat e tij me ngjyra. Do të provonin ngazëllimin anonimit që ndjehet i rëndësishëm, njëlloj si revolucionarët në Evropë qindra vjet më parë apo demokratët e brezit të shkuar, vetëm 20 vjet më herët.

Po pastaj? Mund të rrinin edhe disa ditë aty brenda duke e pamundësuar hyrjen në godinë të qeramarësve të ligjshëm të saj, do të bëheshin kryelajm në mediat botërore dhe do të dëgjonin fjalimet plot me patetikë çlirimtare të drejtuesve të tyre. Po të atyre njerëzve që do të jenë të parët që do të kuptojnë se fatura e marrëzisë paguhet gjithmonë. Herët a vonë, por gjithsesi paguhet.

Qeverisja nuk qëndron në mure. Qeverisja nuk afrohet duke i goditur muret me gurë apo duke i përvëluar me Molotov, por duke fituar zgjedhjet.

As legjititeti i qeverisjes nuk qëndron në hapësirën e disa dhjetra zyrave. Eshtë shumë më shumë se kaq. Edhe në rastin kur mureve të kryeministrisë ju sulet një detashment militant si otomanët Krujës dikur. Edhe në rastin kur muret mbrohen me epikën e Vrana Kontit sipër me otomanë poshtë. Ky është një film i parë shumë herë që i ka parë herë socialistët e Ramës dhe shumë më shumë herë të tjera, demokratët e Berisha-Bashës, në rolin e otomanëve mësymës.

E njëjta skenë e skemë është përsëritur shumë herë edhe me parlamentin. Godina nga e cila demokratët dhe LSI-ja u larguan me vullnetin e tyre, është vënë vazhdimisht në sulmin e një turme që duket se kërkon të bëjë të kundërtën e asaj që bënë ish-përfaqssuesit e saj: kërkon të hyjë brenda. Për të bërë më pas sërish daljen jashtë, sipas të njëjtës logjikë që kushtëzon njëherë e mirë një të vërtetë tjetër të thjeshtë: parlamentin nuk e bëjnë muret!

Kaq mjafton për të kuptuar se në mënyrë paradoksale, mungesa ndonjëherë është shumë herë më e fortë se prania. Çfarë nuk ja bëri dot Kuvendit të Shqipërisë opozita zyrtare me qëndresën e saj në parlament, po ja bën me ikjen e saj. Opozita bis, ajo që ishte në katet fundore të listave PD e LSI e kanë rrëzuar thelbësisht parlamentin. Kujtimi e Myslymi, i bënë shumicës së Ramës atë që nuk ja bënë dot Basha, Kryemadhi dhe vetë Berisha.

Më shumë se kushdo tjetër, çfarë ka ndodhur në të vërtetë me parlamentin, e kupton vetë Rama. Kryeministri e refuzon këtë parlament që e ka rrëzuar dhe është rrëzuar edhe vetë duke u bërë qesharak.

Edhe trojka Basha, Kryemadhi e Berisha që rrinë jashtë një parlamenti që nuk i ngre dot në pushtet, e kanë kuptuar të njëjtën të vërtetë. Ndaj, me policë apo pa të tillë ndërmjet protestuesve dhe godinave të pushtetit, zgjidhja nuk vjen nga ndeshja e forcës. Dialogu kërkon një shans sepse ai në vetvete është një nga shanset e fundit e të pamerituar që po i jepet një klase politike që i ka parë negociatat si një lojë kumari. Por, si rregull, në kumar humbasin të gjithë! Rrallë ndodh që të fitojë dikush me fatin e fillestarit.in e fillestarit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë