Raporti fshikullues i Razi Brahimit
Si do të fundosej Kadare e Paçramin

Raporti fshikullues i Razi Brahimit<br />Si do të fundosej Kadare e Paçramin
TIRANE- Shkrimtari Ismail Kadare është shprehur në disa intervista se nji nga kritikët e tij më të ashpër në kohën e regjimit komunist ishte Razi Brahimi. Madje kjo deklaratë ka nxitur një përballje të re mes shkrimtarit dhe kritikut, sidomos vitet e fundit. Por si ka qenë marrëdhënia mes të dyve, si funksiononte përballja shkrimtar kritik në vitet e regjimit, çfarë e rrezikonte pozitën e njërit apo tjetrit? Në ç’pozita ka qenë realisht shkrimtari Ismail Kadare në fillim të viteve ’70-të? 

Në kohën e dënimit të Fadil Paçramit, shkrimtari Ismail Kadare duket se ishte vënë në rreth të kuq. Kundërshtarët e tij, e përmendin shpësh emrin e  shkrimtarit në raportet që adresoheshin për në Komitetin Qendror. Ndërsa analizohej vepra e dënueshme e Paçramit, shpesh futej në të njëjtën vorbull emri dhe vepra e shkrimtarit Ismail Kadare.

Nji nga këto raporte ishte hartuar në mars të 1973, pak kohë para se të dënohej Fadil Paçrami, thënë ndryshe në muajt teksa hartohej platforma e dënimit të dramaturgut. Hartuesi i këtij raporti është kritiku Razi Brahimi, i cili teksa rrëfen lidhjet e tij me Paçramin dhe kujton pasazhe e biseda me të, nuk harron të përfshijë në shumë raste emrin e shkrimtarit Ismail Kadare.

A ishte kjo përfshirje e paqëllimtë, apo e artikuluar me një prapavijë të qartë prej tij? A mund të kishte pasoja për shkrimtarin dhe në nëse po të ç’natyre mund të ishin?
Ky dokument i nxjerrë nga dosjet e deklasifikuara të fondit 14 në AQSH, dëshmon veç të tjerash një diagnozë të saktë të mardhënies së kritikut me shkrimtarin në vitet e regjimit dhe jehonën e kësaj marrëdhënie të vështirë, e përcjellë jo pa tension deri në ditët e sotme, por dëshmon gjithashtu  edhe terrenin aspak miqësor e të sunduar prej spiunimeve e sulmeve që ekzistonte mes artistëve dhe shkrimtarëve në vitet e regjimit komunist.
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit