GRECO, institucioni i pranë bashkimit evropian për Luftën ndaj Korrupsionit, ka vlerësuar pozitivisht reformat e Shqipërisë e cila përmbushur shumicën e rekomandimeve dhe ata qënuk janë përfunduar, janë plotësuar pjesërisht.
Sa përket Luftës ndaj korrupsionit tek radhët e deputeteve, GRECO thekson se performanca e Shqipërisë ishte e kënaqshme, në veçanti pas miratimit të Kodit të Sjelljes në Prill 2018.
“GRECO inkurajon autoritetet shqiptare të sigurojnë një përditësim të vazhdueshëm të këtij informacioni dhe mirëpret ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit të cilat sqarojnë dhe përforcojnë mekanizmat e zbatimit dhe sanksionimit në rast të shkeljes së detyrimeve dhe procedurës së përcaktuar në lidhje me deklarimin rast pas rasti të konfliktit të interesit”.
Në raport, reforma në Drejtësi konsiderohet si një hap tejet pozitiv dhe falë saj politika nuk do të mund të ketë më ndikim në emërime gjyqtarësh. Por në raport theksohet se është e rëndësishme plotësimi i vakancave në Gjykatën e Lartë
“GRECO gjithashtu konstatoi se përbërja e KLGJ-së, duke përfshirë shumicën e gjyqtarëve të zgjedhur nga kolegët e tyre, përmbush në përgjithësi objektivat e pjesës së parë të rekomandimit..”
Sa i përket procesit të vettingut GRECO thekson se është një proces tejet i ndërlikuar pasi një pjesë e madhe e gjyqtarëve nuk arritën ta kalojnë atë, megjithatë theksojnë nevojën e vazhdimit të tij deri në plotësim të plotë.
Nga ana e tij GRECO konsideron se vlerësimi i aftësive profesionale dhe vlerësimi i integritetit duhet të jenë dy procese të ndara.
GRECO fton të realizojnë pjesën e mbetur të rekomandimeve të tyre dhe të vazhdohet në luftën ndaj korrupsionit Monitorimi i GRECO është ndjekur nga Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë dhe Ministrja Etilda Gjonaj si Koordinatore Kombëtare Antikorrupsion e Qeverisë./ Përgatiti Suada Mehmetaj
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata e Apelit kërkon ambiente me qira pas hartës së re gjyqësore, KLGJ bën thirrje publike
4 Janar, 18:05
-
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
20 Dhjetor 2024, 19:19
-
Familja Berisha kundër reformës, 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun! Opinioni: Duhet kur mungon shteti i së drejtës
20 Dhjetor 2024, 17:08
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor 2024, 07:22
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor 2024, 15:40
-
Kthupi në ‘Repolitix’: Berisha e Rama kërkojnë të minojnë reformën në drejtësi! Çaça: SPAK në rrezik nga politika
11 Dhjetor 2024, 22:10
-
Monitorimi i Reformës në Drejtësi/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë, takim pune me drejtues të organizatave të shoqërisë civile
11 Dhjetor 2024, 20:30
-
Antikorrupsioni/ Fjala e plotë e Edi Ramës: S’ka komplot kundër SPAK, pa PS s’do kishte reformë në drejtësi
11 Dhjetor 2024, 19:03
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor 2024, 16:14
-
Zbardhet dokumenti negociues Shqipëri-BE! Detyrat që lë Bashkimi Europian: Dënoni korrupsionin e niveleve të larta e sekuestroni asetet e krimit
7 Dhjetor 2024, 14:29
-
VanHorn në Vlorë: Reforma në drejtësi është punë e të gjithëve, nuk është vetëm SPAK
4 Dhjetor 2024, 13:49
-
Buxheti 2025 drejt Parlamentit! Para shtesë për 21 institucione, shtohen shpenzimet me 23 mln euro! KQZ-së i japin 690 mln lekë shtesë për zgjedhje
27 Nëntor 2024, 17:10