Raporti i KQZ: Duhen plotësuar
vendet boshe në institucion

Raporti i KQZ: Duhen plotësuar<br />vendet boshe në institucion
TIRANE- Raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve solli në vëmendje sërish nevojën për një reformë në Kodin Zgjedhor. Sipas draftit që do të miratohet nesër në mbledhjen e KQZ-së dhe që do të kaloi për miratim në Kuvend thuhet se KQZ ka nevojë që të plotësoj vendet e saj vakante në mënyrë që institucioni të ketë mundësi të miratojë vendimet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash.

Njëra prej këtyre është edhe implementimi i sistemit elektronik në procest zgjedhore ku votuesit të indentifikohen në mënyrë elektronike dhe votat të numërohen në mënyrë elektronike. Duke qenë se në raportet e hartuara nga OSBE-ODIHR thuhet se për zbatimin e këtyre projekteve puna duket të nis përpara se të afrohet procesi zgjedhor, lind nevoja që KQZ të nis nga puna që tani për të hartuar aktet e nevojshme për miratimin e këtyre procedurave në mënyrë që të mos përsëritet dështimi që u bë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të vitit 2013.

Edhe në draft-raportin e hartuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve theksohet ky fakt duke e cilësuar këtë proces si të rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2015. “Kodi Zgjedhor, në nenin 21/1 “Kompetencë e posaçme e KQZ-së”, i ka dhënë KQZ-së kompetencën për të vendosur zbatimin e teknologjisë së informacionit për procesin e identifikimit të zgjedhësve, votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit.

Vendimi i KQZ-së në këtë rast duhet të miratohet më votën pro të jo më pak se 5 anëtarëve të saj. Raporti i OSBE-ODIHR për zbatimin e teknologjive rekomandon që “Çdo zbatim i projekteve pilote SEV dhe SEN, të përcaktuara me ligj, të fillojë kohë më parë sesa zgjedhjet e ardhshme”. Për të shqyrtuar dhe analizuar të gjithë faktorët në lidhje me aplikimin ose jo të teknologjive të informacionit në lidhje me identifikimin e zgjedhësve, votimin dhe numërimin në zgjedhjet e ardhshme, KQZ duhet të fillonte nga puna sa më parë. Në kushtet kur KQZ aktualisht ka vetëm 4 anëtar e ka të pamundur marrjen e një vendimi për aplikimin e teknologjive të informacionit.

Vonesat në vendimmarrjen konkrete të KQZ dhe sidomos vakumi ligjor, do të ishin përsëri shkak për të vënë në dyshim zbatimin e këtyre teknologjive në zgjedhjet e ardhshme”,- thuhet në raportin e KQZ-së.

Propozimi
Aktualisht e gjithë vëmendja e mazhorancës apo edhe e opozitës është fokusuar tek reforma territoriale e cila më pas do të sillte edhe një reformë në Kodin Zgjedhor. Por në kushtet kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është me një numër të kufizuar anëtarësh, puna e këtij insitucioni bëhet tepër e vështirë, sidomos për marrje e vendimeve që kërkojnë shumicë të cilëuar për tu miratuar. Mazhoranca e ka hedhur poshtë mundësinë për plotësimin e vendeve vakante të cilat erdhën pas dorëheqjes së tri anëtarëve të ish-opozitës së majtë duke lënë në fuqi versionin për reformimin të të gjithë strukturës së KQZ-së.

Nga ana e qeverisë deri më tani ka dalë vetëm një propozim konkret, ai për të kthyer Komisionin Qendror të Zgjedhjeve vetëm një një anëtarë i cili do të kryente funksionet e të 7 anëtarëve. Kjo praktikë ndiqet në mjaft vende të BE-së, por për Shqipërinë do të sillte një debat shumë të ashpër me opozitën e cila që me dorëheqjen e tri anëtarëve të ish-opozitës socialiste ka kërkuar që të plotësohen vendet boshe.

Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat