Raporti/ Kuvendi pro mbylljes së aktiviteteve, ndalimit të lëvizjeve në këmbë, me biçikleta dhe masave të tjera kundër COVID-19 

Raporti/ Kuvendi pro mbylljes së aktiviteteve, ndalimit të lëvizjeve në këmbë, me biçikleta dhe masave të tjera kundër COVID-19 

TIRANË - Komisioni i Ligjeve, si organi kryesor përgjegjës që shqyrton nga ana ligjore aktet normative dhe projektligjet që depozitohen në Kuvend, ka konfirmuar dhe mbështetur gjitha masat e qeverisë për kufizimin e përhapjes së infeksionit të shkarkuar nga virusi COVID-19. Përmes një raporti që mban firmën e deputetes relatore Klotilda Bushak dhe kryetarit Ulsi Manja, Komisioni i Ligjeve i kërkon Kuvendi miratimin e aktive normative të qeverisë me argumentin se janë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi; plotësojnë elementët e nevojës dhe urgjencës si dhe synojnë parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, në kushtet kur është shpallur dhe gjendja e fatkeqësisë natyrore. Raporti është miratuar ditën e sotme dhe është përcjellë për votim në seancën plenare.

Bëhet fjalë për ndalimin e kufizimin e lëvizjeve me mjetet e transportit, mbylljen e të gjitha bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve në të gjithë vendin; mbylljen e shkollave, kopshteve, çerdheve etj; mbyllen e aktiviteteve, publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, si dhe anulimi i të gjitha grumbullimeve masive, në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike; vendosjen e distancës së sigurisë ndërmjet punonjësve, prej 1.5 metrash, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik; reduktimin  në maksimum i personelit të call center-ave etj. Këto masa janë në atin e parë dhe kryesor normativ të qeverisë të datës 15 mars. Në vijim, qeveria ka miratuara edhe akte të tjera, duke urdhëruar të tjera kufizime në varësi të zhvillimeve dhe rrethanave.

Edhe këto akte janë konfirmuar nga Komisioni i Ligjeve. Një nga këto akte parashikon ndalimin e lëvizjes për këmbësorët, lëvizjes me biçikletë, çiklomotor ose motomjet, lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane, apo mjedise të tjera publike të hapura, sipas urdhrave të qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore, si dhe për masat ndëshkuese për ata që nuk zbatojnë kufizimet. Nisma parashikon që individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për ndalimin e lëvizjes për këmbësorët sipas orareve të përcaktuara, dënohen me gjobë në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë. Individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane, apo mjedise të tjera publike të hapura dënohen me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë dhe me bllokim 3 muaj të automjetit privat, nëse e disponon një të tillë. Për individët, të cilët, në kushtet e shkeljeve të mësipërme, lëvizin me biçikletë, ciklomotor ose motomjet, zbatohet edhe masa shoqëruese e bllokimit të mjetit lëvizës për 3 muaj.

Sipas raportit të Komisionit të Ligjeve, masat administrative të vendosura nëpërmjet këtij aktit normativ, synojnë mbrojtjen e të drejtës themelore të jetës dhe shëndetit të shtetasve. “Mbrojtja e interesit publik dhe e mirëqenies së shoqërisë në tërësi marrin përparësi në rastin e situatave të tilla, në kushtet kur Organizata Botërore për Shëndetësinë shpalli pandemi botërore dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli gjendjen e epidemisë dhe shërbejnë si premisa të rëndësishme për ta konsideruar se masat administrative të vendosura janë në përpjesëtim me gjendjen që ka diktuar vendosjen e tyre dhe qëllimin që synohet të arrihet. Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informuan anëtarë e Komisionit për efektshmërinë e masave të parashikuara në këtë akt normativ dhe mënyrën e zbatimit të tyre duke theksuar se masat e ndërmarra janë të bazuara në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”.

Nga ana tjetër, në raport, thuhet se këto masa nuk mund të miratoheshin me procedura të zakonshme parlamentare. “Njëkohësisht, procedurat parlamentare janë të pamjaftueshme për të sjellë rregullimin e duhur ligjor në kohë. Bazuar në rregulloren e Kuvendit projektligji nuk futet në kalendarin e punimeve pa kaluar të paktën dy javë nga momenti i paraqitjes së tij. Proceduralisht, do të duhet që projektligji të diskutohet nëpër komisioneve, pastaj të votohet në seancë, si edhe t’i dërgohet Presidentit për shpallje. Më pas duhet që të botohet në “Fletoren zyrtare” dhe të kalojë të  paktën edhe një periudhe tjetër 15 - ditore që ndryshimet e propozuara të hyjnë në fuqi. Është e qartë se kjo procedurë kërkon një kohë të gjatë që mund të shkojë edhe deri në dy muaj nga momenti i depozitimit të nismës nga Këshilli i Ministrave deri në hyrjen e tij në fuqi”.

( Kliko këtu ) Raporti i Komisionit të Ligjeve për masat e ndërmarra nga qeveria kundër covid-19

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë